BSPSH

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Më datë 13.01.2014 në selinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit të BSPSH…

More...

BSPSH i akordon  Kryeministrit Berisha Medaljen e Lartë “Nderi i Sindikalizmit Shqiptar”

More...
100 vjet Shtet Shqiptar

100 vjet Shtet Shqiptar

Shqipëri - Festohet 100 vjetori i pavarësisë

More...
Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Më datë 15 Maj 2012 , Presidenti i Republikës , z. Bamir Topi dekoroi me Medaljen “Pishtari i Demokracisë “…

More...
Një filozofi që qëndron aktuale...

Një filozofi që qëndron aktuale...

Popullit, zot të fateve të tij, popullit, të aftë të mendojë, i ka hije të luftojë jo me armë, por…

More...
Dekorimi i BSPSH-së

Dekorimi i BSPSH-së

Presidenti Topi dekoron Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” për kontribut te çmuar…

More...
20 vjet BSPSH

20 vjet BSPSH

Image taken from the movie "The Kingdom"

Me date 16 Shkurt u festua 20 - vjetori i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura te Shqipërisë

More...
Protestë e Minatorëve

Protestë e Minatorëve

Image taken from the movie "Transformers"

Protestë me Minatorët e Minjerës së Selenicës në Vlore

More...
Takim i përzëmërt miqsh

Takim i përzëmërt miqsh

Z.Les Valesa Presidenti i pare dhe themeluesi i Solidarnosit, si dhe President i shtetit Polak në një takim të përzëmërt…

More...
Frontpage Slideshow | Copyright © 2006-2010 JoomlaWorks, a business unit of Nuevvo Webware Ltd.

06.12.2014 - Këshilli Kombëtar i BSPSH u deklarua kunder rritjes se cmimit te energjise elektrike

E-mail Print PDF
There are no translations available.

Mblidhet Këshilli Kombëtar i BSPSH

Protesta nëse rritet çmimi i energjisë elektrike

Këshilli-Kombëtar-BSPSH-061214

Këshilli Kombëtar i BSPSH u mblodh një ditë pas mbledhjes së ERE më 06.12.2014. Në këtë mbledhje morën pjesë dhe seksionet kryesore të BSP të Tiranës dhe rajoneve të tjera që bëjnë pjesë në BSPSH. Në këtë mbledhje ju bë një analizë protestës së 22 nëntorit 2014 dhe hapave të mëtejshme që do të ndërmerren. Presidenti i BSPSH Gëzim Kalaja gjatë fjalës së tij u ndal në protestën e 22 nëntorit e cila sipas tij për nga pjesëmarrja ka ndodhur vetëm në vitet 1990- 1991. Ai përshëndeti opozitën dhe grupet e interesit që iu përgjigjën thirrjes së BSPSH për të protestuar dhe të gjithë qytetarët. Tepër kritik , z. Kalaja  u shpreh përsa i përket reformës që po ndërmerret në arsim dhe shëndetësi,  për pezullimin e lejeve të ndërtimit e cila ka nxjerrë të papunë mijra punëtorë dhe për çmimit e çimentos duke rrezikuar punën në këto fabrika. Presidenti i BSPSH z. Kalaja falenderoi Sharan Burrow Sekretaren e Pergjithshme te Konfederates Boterore te Sindikatave (ITUC) per mbështetjen që i dha BSPSH -së duke ju drejtuar qeverise shqiptare.

Fjala e Presidentit të BSPSH  Gëzim Kalaja

“Ka një çoroditje në të gjitha strukturat qeverisëse, sepse në takimin me ERE ne u ndodhëm përballë një të papriture. Ditë përpara bëhesh fjalë për ngritjen e çmimit të energjisë me 12.32, në mbledhjen e ERE na u komunikua 12.03, ndërsa sot në shtyp nuk do të ketë rritje më tepër se 9.9.  Përsa i përket protestës, dua të falenderoj në mënyrë të veçantë të gjitha strukturat e BSPSH, të gjithë sindikalistët, qytetarët me bindje të majta dhe të djathta, veçanërisht opozitën,  grupet e interesit të cilët ju bashkëngjitën protestës së BSPSH. Siç e deklarova dhe në protestë, ajo ishte një nga protestat më të fuqishme pas asaj të përmbysjes së diktaturës. Nuk mundën dot, as shtypi pranë qeverisë, as kritizerët, analistët,  të sfumojnë apo të zbehin  protestën e 22 nëntorit. Protesta gjeti pasqyrim në televizionet dhe shtypin më prestigjoz të botës. Në atë protestë ishte revolta e shqiptarëve kundër masave drastike dhe shtrënguese që po ndërmer qeveria në drejtim të ekonomisë së shqiptarëve, me vendosjen e 31 taksave të reja, me rritje e çmimit të energjisë elektrike etj. Pyetjes sonë se sa debitore është qeveria ndaj faturave të energjisë elektrike përfaqësuesi i OSHEE iu përgjigj se është 5,4 miliard lekë, duke u justifikuar se ne i kemi qeverisë 6,1 miliard lekë borxh. Atëherë u bë një pyetje nga ana jonë, përse OSHEE në bashkëpunim me policinë nuk i shkon qeverisë për t’i ndërprerë dritat, komisariateve, bashkive, por marrin policinë, shkojnë nëpër familjet e shqiptarëve të cilët nuk kanë patur mundësi ta paguajnë energjinë elektrike. Përse erdhi protesta e 22 nëntorit? Protesta erdhi si rezultat i mungesës së vullnetit politik të qeverisë shqiptare për të zhvilluar dialogun social të kërkuar nga BSPSH që në muajin shtator. I jemi drejtuar disa herë ekzekutivit, kryeministrit Rama për t’u ulur në tavolinën e bisedimeve më BSPSH-në. Ka patur një mungesë të theksuar të vullnetit politik për të kontaktuar me BSPSH-në. Ju keni qenë pjesëmarrës të asaj proteste madhore, qytetarët dolën si rezultat i pakënaqësisë, kanë qenë me mijra qytetarë më bindje të majta dhe pa bindje politike,  por u tubuan në shesh si rezultat i varfërisë ekstreme. Dhe në protestë ne i dhamë kohë qeverisë për dialog, asgjë nuk mund të zgjidhet pa dialog dhe kjo është një nga normat e para të demokracisë, ky është rekomandimi i BE ku ne kërkojmë të anëtarësohemi, i KE, i DASH, i të gjitha strukturave demokratike ndërkombëtare. Kur mungon vullneti politik për dialog, atëhere është e drejta universale e seicilit prej nesh që të protestojë. Ne nuk kërkuam dorëheqjen e qeverisë, as të kryeministrit, as opozita nuk e bëri një gjë të tillë. Ajo ishte një protestë krejtësisht sociale që u mbështet fuqimisht nga qytetarët e Shqipërisë. Situata është e rëndë dhe në arsim. Skenari është i qartë për të larguar mësuesit nga puna dhe për të marrë ato të cilët kanë kontribuuar për partinë në pushtet. Prandaj BSPSH për çeshtjen e arsimit ka ngulur këmbë dhe vazhdon të ngulë këmbë që qeveria duhet të jetë shumë e kujdesshme me inteligjencën superiore në Shqipëri. Dhe në SHBA ka patur probleme, por qeveria amerikane nuk i pushoi arsimtarët nga puna. I dërgoi në kurset e rikualifikimit duke i mbajtur të hapura vendet e punës dhe i ripunësoi ato. Absolutisht, BSPSH është dakort me reformat, por për ato reforma që i shërbejnë qytetarëve dhe arsimit shqiptar. Jo njërin arsimtar e heq se është jashtë profilit dhe tjetrin e mban në punë dhe po qe jashtë profilit, mjafton që të jetë militant i partisë në pushtet. Ka me qindra shembuj. Ka një terror të paparë psikologjik tek mësuesit. Do t’i thoja ministres së Arsimit të shkonte dhe të merrte kontakt me trupat pedagogjike të çdo qyteti të Shqipërisë dhe të dëgjojë mësuesit se çfarë thonë. Janë caktuar drejtorë shkollash njerëz të cilët nuk kanë lidhje fare me arsimin shqiptar. Këto nuk i them unë Presidenti i BSPSH-së, këto i kanë deklaruar mësuesit në takimet që kemi patur me to. Sot më shumë se kurrë, SPASH-it i duhet uniteti dhe solidariteti për t’i thënë ndal kësaj reforme të padrejtë, për t’i kërkuar ministres së arsimit të ulet në tavolinën e bisedimeve, sepse nuk jemi dakort për këtë reformë, por do të jemi dakort për reforma që do ta ‘shëndoshnin’ arsimin shqiptar. Ashtu siç ne jemi dakort që çdo qytetar në Repubikën e Shqipërisë duhet ta paguajë energjinë elektrike, çdo biznesmen dhe industrialist. Besoj se i patë nëpërmjet TV karriget bosh në takimin me ERE-në. Karriget  bosh i përkisnin të gjithë atyre sindikatave që e mbajnë veten për demokratike dhe në shërbim të punonjësve të Shqipërisë, dhe grupeve të interesit pranë qeverisë të cilët kanë deklaruar se ngritja e çmimit të energjisë elektrike është e domosdoshme. Dje në ballafaqimin para publikut nëpërmjet mediave nuk kishin fytyrë për të ardhur dhe për të deklaruar se janë dakort me vendimin e qeverisë. Ndërsa BSPSH dhe në kohën e qeverisjes ‘Berisha’ e ka kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, ka protestuar para kryeministrisë, pamjet janë në arkivën e BSPSH-së, të televizioneve, derisa nënshkruam marrëveshjen e mirëkuptimit me qeverinë. Dhe që nga shkurti i vitit 2011 e deri sot vazhdon të jetë i pandryshuar çmimi i energjisë.”  


Këshilli Kombëtar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë i propozon Qeverisë dhe ERE:
 
1-    Mos heqjen e fashës prej 300 kw për mbrojtjen e shtresave në nevojë derisa të arrihet ulja e plotë e humbjeve joteknike. Marrja e masave organizative nga kompanitë e sistemit energjitik si: vendosja e matësave të energjisë dhe më vonë e matësave inteligjentë.
2-    Rishikimin e faturave abuzive  dhe atyre afrofe për të gjithë qytetarët.
3-    Rishikimin e vlerës së kompensimit të propozuar për shtresat në nevojë deri në vlerën e plotë.
4-    Amnisti e plotë për kamat-vonesat e kaluara për të gjitha familjet.
5-    BSPSH mbështet propozimin e HEC-eve të vegjël për mos ndryshimin e çmimit aktual të shitjes që ata i bëjnë KESH-it  duke respektuar kontratat e lidhura.

Në të kundërtën do të ketë protestë të dytë e cila sipas z. Kalaja do të jetë më e fuqishme se e para. Kështu vendosën me votim anëtarët e Këshillit Kombëtar të BSPSH-së.

 

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin 2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një ndër konfederatat më të mëdha sindikale në vendin tonë që prej themelimit ka dhënë dhe jep kontributin e saj në zhvillimin e proçeseve demokratike, në garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut duke i konsideruar reformat të domosdoshme për përparimin ekonomik të vendit, për të realizuar dhe për të përshpejtuar objektivat e integrimit të Shqipërisë në BE. Parimi themelor i veprimtarisë së B.S.P.SH-së ka qënë...

AlbanianEnglish (United Kingdom)

Të rejat e BSPSH

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet …

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një nd...

Hapet fushata e zgjedhjeve në SPMSH

Hapet fushata e zgjedhjeve në  SPMSH

Mblidhet Konferenca  e 7-të e Sindikatës së Pavarur të Min...

Ratifiko Konventen e ILO C190

 

Partneret

afl-cio-partner Faqja elektronike në internet e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë mundesohet falë mbështetjes financiare të Qëndrës së Solidaritetit të Sindikatave Amerikane AFL-CIO.


ituc logo2BSPSH eshte anetare e ITUC

Gazeta Sindikalisti

Connect with us

  • fbBSPSH
  • fbRrjeti Rinor
  • tw
  • rss
  • in

Contact us

  • Add:Rruga e Kavajes, Ish - Ndermarrja Gjeologjike
    Tirane,
    Albania
  • Tel: +355 4 2 472154
  • Tel: +355 4 2 227579
  • Email:info@bspsh.org.al
You are here Home Rreth BSPSH AKTIVITETE 06.12.2014 - Këshilli Kombëtar i BSPSH u deklarua kunder rritjes se cmimit te energjise elektrike