COUNT US IN !!
Bashkimi I Sindikatave te Pavarura te Shqiperise ne bashkepunim me Departamentin e Edukimit te BSPSH dhe FES-Tirane ne dt.18 .06.2015 zhvilloi seminarin me teme “Roli I gruas ne fuqizimin e strukturave te sindikates dhe vendimarrje . Roli I medias ne evidentimin e vlerave dhe rolit te gruas ne shoqeri”.
Gjate ketij takimi te rendesishem ishte prezent Presidenti I BSPSH z. Gezim Kalaja , Forumi I Gruas se BSPSH- Tirane , perfaqesuesja e Departamentit te Edukimit znj. Hiqmete Daja , gazetarja Eglantina Nasi si dhe ishin prezent perfaqesues te grave te qytetit te Tiranes .
Presidenti Kalaja theksoi rendesine e fuqizimit te rolit te gruas ne vendimarrje , struktura drejtuese lider ,politikeberje , rendesine dhe respektimin e barazise gjinore , mosdiskriminimin ne vendin e punes , per paga te denja dhe pune te denje sipas direktivave te BE dhe ITUC .
Presidenti Kalaja theksoi qe BSPSH ka arritur pjesemarrje te femrave ne struktura drejtuese te BSPSH ne 35% duke tejkaluar normat e statutit te ITUC . Gjithashtu ne perputhje me vendimet e Kongresit te 3- te te ITUC z. Kalaja mori angazhimin per te rritur me 5 % perfaqesueshmerine femrave deri ne Kongresin e 4 te ITUC
( 2018) , pra perfaqesueshmeria e femrave te jete 40 %.
Z. Kalaja nenshkroi sot ne lidhje me fushaten inicjuar nga ITUC “ Na llogarisni edhe ne “ duke ju bashkuar kesaj fushate per te rritur dhe per te pasur perfaqesueshmeri te denje te femra ne vendimarrje dhe strukturat me te larta te sindikatave .
Gjithashtu BSPSH do te vazhdoje fushaten “ COUNT US IN “ edhe ne ndermarrje , si dhe ne qytete te Shqiperise.
COUNT US IN !!