Në Dhjetor të vitit 2010 BSPSH zhvilloi punimet e Asamblesë së Zgjeruar Kombëtare me pjesëmarrjen e mbi 350 sindikalistëve të zgjedhur. Kjo Asamble vendosi unanimisht për vendosjen me çdo kusht të dialogut të munguar me qeverinë shqiptare dhe pas saj u bë një marshim në rrugët e kryeqytetit me parullën : “Dialogu social, Çelësi i zgjidhjes së problemeve sociale”.Protestuesit u ndalën para Ministrisë së Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, ku u kërkua detyrimisht nënshkrimi i paktit Social me përfaqësues të Qeverisë, Punëmarrësve dhe Punëdhënësve.
Më datë 15 shkurt 2011 në mjediset e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta u nënshkrua Pakti i Mirëkuptimit Social midis Qeverisë që kishte autorizuar Ministrin e Punës Spiro Ksera, Përfaqësuesin e punëmarrësve z. Gëzim Kalaja, President i BSPSH-së që përfaqësonte 7 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Punës dhe Avenir Kika përfaqësues i Punëdhënësve.
(Pakti Social)