Më datë 10-11 shkurt 2011 në Hotel “ Linxa “ u zhvillua seminari përmbyllës i një projekti të zhvilluar nga ILO, me donator Qeverinë Austriake me sindikatat shqiptare për Dialogun Social. Në këtë seminar përfitimi i sindikatave lidhur me problematikën sociale të vendit tonë me mënyrat dhe strategjitë që duhet të përdorin sindikatat për të perfeksionuar dialogun social ishte një tregues tjetër që sindikalizmi do të zhvillohet duke vënë përballë partnerët socialë punëdhënës dhe punëmarrës për arritjen e objektivave të përmirësimit të gjendjes sociale të anëtarësisië sindikaliste dhe të popullit tonë. Në vazhdim të këtij projekti me ILO-n ( Organizata Ndërkombëtare e Punës) më datë 3-4 Mars u zhvillua një takim në Beograd, ku morën pjesë tre përfaqësues të BSPSH-së, Zv/Presidenti , Drejtorja e Departamentit të Edukimit dhe Anëtari i Këshillimit të Projektit për të diskutuar arritjet pas implementimit të projektit “Mbi Dialogun Social”.
Në këtë takim merrnin pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavia.
Diskutimet dy ditore nga pjesëmarrësit shërbyen si shkëmbim përvoje dhe bënë që te përfitojmë shumë lidhur me këtë problem kaq të rëndësishëm sic është dialogu social. Gjithashtu, kishte shumë diskutime dhe për kontratat kolektive dhe u dha një përvojë pozitive për këtë.