Më datë 17 Shkurt me Fondacionin “Friedrich Ebert Stiftung “në mjediset e Hotel „ Tirana International“ u zhvillua një workshop me pjesëmarrjen e drejtuesve të federatave të BSPSH-së ku u diskutua materiali studimor i paraqitur nga professor Jochen Tholen, i cili së bashku me sindikatat shqiptare kishte punuar duke bërë një vëzhgim të situatës së sindikatave shqiptare sot. Më pas u diskutua gjerësisht jo vetëm për problematikat, domosdoshmërinë e rritjes së rolit të sindikatave, si edhe punën që duhet bërë në të ardhmen. Në këtë kuadër në zyrat e Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung u zhvillua një takim për një konsultim lidhur me ndihmën që ky fondacion do t’i japë sindikatave shqiptare për edukimin sindikalist dhe implementimin e shumë problemeve që ndikojnë në përmirësimin e tregut të punës, në uljen e punës informale, në ligjin për Këshillat e punës, shërbimet që sindikata duhet t’i ofrojë anëtarëve të saj, rolin e medias, dhe veçanërisht në shfrytëzimin e resurseve të saj siç është rinia, e cila duhet të aktivizohet dhe të marrë poste drejtuese në sindikatë.