Është sindikatë e organizuar në nivel kombëtar e njohur juridikisht nga vendimi i Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë nr. nr.5429 dt 24.10.1997.
Programi dhe qëllimet : SPILT është organizatë sindikale e pavarur që bashkon gjithë punonjësit e ndërmarrjeve konfeksion – lëkure , ndërmarrjet e përpunimit të këpucëve , ndërmarrje e veshjeve -tekstile dhe ndërmarrje të përpunim drurit për të mbrojtur të drejtat ekonomike – sociale- juridike të anëtarëvë të saj .SPILT synon të bëjë realitet te drejtën dhe lirinë e punës, kushte pune dhe jete dinjitoze , emancipimin , zhvllimin dhe afirmimin e aftësive krijuese të çdo individi , respektin ndaj punës dhe çdo punëmarrësi në vendin e punës, zbatimin me konseguencë të standardeve ndërkombëtar të punës , parimin e lirisë së organizmit sindikal , si dhe të drejtën e lidhjes dhe respektimit të marrëveshjeve kolektive në punë.
E drejta e anëtarësimit : Në SPILT mund të anëtarsohen të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve konfeksion – lëkure , ndërmarrjet e përpunimit të këpucëve , ndërmarrje e veshjeve- tekstile dhe ndërmarrje të përpunim drurit. Anëtarësimi i çdo punonjësi bëhët nëpërmjet kërkesës më shkrim pranë organizatëssindikale të qendrës së punës osë në strukturat sindikale të rrethit.
Shtrirja sindikale e SPILT është kryesisht në gjithë prefekturat dhe rrethet e Shqipërisë .
SPILT ka lidhur kontrata të nivelti të dytë me subjekte private të shtrira në rajonet më kryesore të Shqipërisë si : Tiranë , Durrës , Berat , Krujë , Shkodër , Korçë, Vlorë .
Strukturat drejtuese :
- Këshilli kombëtar
- Presidenti
- Zv/Presidenti
- Këshilli Sindikal i Ndërmarrjes
Selia: Rruga Aleksandër Moisiu , Qesarake – Tiranë .
Presidenti z. Myftar Ismailaja