BSPSH

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Më datë 13.01.2014 në selinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit të BSPSH…

More...

BSPSH i akordon  Kryeministrit Berisha Medaljen e Lartë “Nderi i Sindikalizmit Shqiptar”

More...
100 vjet Shtet Shqiptar

100 vjet Shtet Shqiptar

Shqipëri - Festohet 100 vjetori i pavarësisë

More...
Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Më datë 15 Maj 2012 , Presidenti i Republikës , z. Bamir Topi dekoroi me Medaljen “Pishtari i Demokracisë “…

More...
Një filozofi që qëndron aktuale...

Një filozofi që qëndron aktuale...

Popullit, zot të fateve të tij, popullit, të aftë të mendojë, i ka hije të luftojë jo me armë, por…

More...
Dekorimi i BSPSH-së

Dekorimi i BSPSH-së

Presidenti Topi dekoron Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” për kontribut te çmuar…

More...
20 vjet BSPSH

20 vjet BSPSH

Image taken from the movie "The Kingdom"

Me date 16 Shkurt u festua 20 - vjetori i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura te Shqipërisë

More...
Protestë e Minatorëve

Protestë e Minatorëve

Image taken from the movie "Transformers"

Protestë me Minatorët e Minjerës së Selenicës në Vlore

More...
Takim i përzëmërt miqsh

Takim i përzëmërt miqsh

Z.Les Valesa Presidenti i pare dhe themeluesi i Solidarnosit, si dhe President i shtetit Polak në një takim të përzëmërt…

More...
Frontpage Slideshow | Copyright © 2006-2010 JoomlaWorks, a business unit of Nuevvo Webware Ltd.

Pas shumë negociatave dhe grevës paralajmëruese një orëshe arrihet Marrëveshja

E-mail Print PDF

Firmoset Kontrata Kolektive e Punës mes SPMSH dhe Shoqërisë “ Iliria Electric”, punonjësit përfitojnë rritje page

10 11 16 02 SPMSH Iliria Electric L

Më 12 korrik 2016 organizata sindikale e shoqërisë “ Iliria Electric” anëtare e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë bazuar në vendimin e Këshillit Sindikal të një dite më parë zhvilloi një grevë paralajmëruese një orëshe me turnin e parë dhe të  dytë  pas dështimit të negociatave disa javore  me objekt:  “Rritjen e pagës në natyrë në masën 200 lekë për ditë pune”. Në orën 07.00 dhe në  orën 14.00 të  kësaj dite  Presidenti i BSPSH-së dhe SPMSH-së Gëzim Kalaja, i shoqëruar nga Zv/Presidenti i BSPSH-së dhe SPMSH Sami Kariqi, nga Instruktori i organizmit Hiqmet Melasi dhe nga Drejtori i informacionit i gazetës “Sindikalisti”  Luan Shtëpani  deklaroi para punonjësve të mbledhur në sheshin para ndërmarrjes për grevë, se do të kenë të gjithë mbështetjen e institucionit që ai drejton për të realizuar kërkesën e tyre për rritjen e pagës në natyrë. Ai bëri me dije se me përfundimin e kontratës kolektive SPMSH ka realizuar disa takime me përfaqësuesit e shoqërisë ku është rënë dakort parimisht nga palët që të firmoset një kontratë e re me afat 5 vjeçar. E vetmja pikë, që nuk pranohet nga punëdhënësi është rritja e pagës në natyre në masën 200 lekë për ditë  pune. Në këtë situatë -tha z. Kalaja- ne jemi të detyruar të marrim veprimet tona bazuar në Kodin e Punës për të realizuar këtë  kërkesë. Pas  fjalës së z. Kalaja punonjësit u shprehën se do të qëndrojnë të palëkundur dhe se mbështetja e vazhdueshme e sindikatës i bën ata të  jenë më të fortë dhe më të vendosur. Në shkresën drejtuar drejtorit administrativ të shoqërisë “ Iliria Electric” Aldo Arditi që mban firmën e komisionit të grevës dhe e miratuar nga Presidenti i SPMSH-së z. Gëzim Kalaja bëhej me dije se komisioni i grevës i ka dorëzuar administratës së shoqërisë, konkretisht z. Idlir Lalo procesverbalin e vendimit të këshillit sindikal dhe të komisionit për vazhdimin e grevës. Me kërkesën e administratorit të ndërmarrjes, komisioni i grevës pranoi vazhdimin e negociatave për 24 orë ku nëse nuk do të kishte një përgjigje pozitive do të kalohej në grevë pa afat duke respektuar të gjithë procedurat e Kodit të Punës. Në prani të z. Kariqi, z. Xhetani, z. Melasi dhe komisionit të grevës një kopje e kësaj shkrese iu dorëzua dhe përfaqësuesit të shoqërisë. Por, gjithçka do të mbyllej shpejt, me pranimin e kërkesës nga ana e punëdhënësit, shoqëruar me entusiazmin dhe brohoritjet e punëtorëve  për sindikatën dhe për fitoren që arritën. Kështu pra, në saj të vendosmërisë, unitetit dhe rezistencës së sindikatës dhe punonjësve, u bë e mundur  të realizohet rritja e pagës në natyrë  për  punonjësit, e cila tashmë është e parashikuar në Kontratën Kolektive të Punës. Bazuar  në këtë  kontratë me afat 5 vjeçar, punonjësit do përfitojnë rritje page prej 5200 lekë në muaj, kushte dhe siguri në punë, etj. Përveç këtyre përfitimeve  kjo greve dha një mezash të qartë për të gjithë  punonjësit e ndërmarrjeve pranë “ Iliria Electric” të cilët ishin shumë të interesuar se çfarë po ndodhte dhe se si do të ishte përfundimi.  Këta punonjës të pasindikuar, u bënë dëshmitarë  të grevës dhe rolit të pazëvendësueshëm që ka sindikata për mbrojtjen e interesave social -ekonomike të punëtorëve.

10 11 16 01 SPMSH Iliria Electric S 10 11 16 02 SPMSH Iliria Electric S 10 11 16 03 SPMSH Iliria Electric S
10 11 16 04 SPMSH Iliria Electric S 10 11 16 05 SPMSH Iliria Electric S 10 11 16 06 SPMSH Iliria Electric S
 

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin 2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një ndër konfederatat më të mëdha sindikale në vendin tonë që prej themelimit ka dhënë dhe jep kontributin e saj në zhvillimin e proçeseve demokratike, në garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut duke i konsideruar reformat të domosdoshme për përparimin ekonomik të vendit, për të realizuar dhe për të përshpejtuar objektivat e integrimit të Shqipërisë në BE. Parimi themelor i veprimtarisë së B.S.P.SH-së ka qënë...

AlbanianEnglish (United Kingdom)

Të rejat e BSPSH

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet …

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një nd...

Hapet fushata e zgjedhjeve në SPMSH

Hapet fushata e zgjedhjeve në  SPMSH

Mblidhet Konferenca  e 7-të e Sindikatës së Pavarur të Min...

Ratifiko Konventen e ILO C190

 

Partneret

afl-cio-partner Faqja elektronike në internet e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë mundesohet falë mbështetjes financiare të Qëndrës së Solidaritetit të Sindikatave Amerikane AFL-CIO.


ituc logo2BSPSH eshte anetare e ITUC

Gazeta Sindikalisti

Connect with us

  • fbBSPSH
  • fbRrjeti Rinor
  • tw
  • rss
  • in

Contact us

  • Add:Rruga e Kavajes, Ish - Ndermarrja Gjeologjike
    Tirane,
    Albania
  • Tel: +355 4 2 472154
  • Tel: +355 4 2 227579
  • Email:info@bspsh.org.al
You are here Home Rreth BSPSH AKTIVITETE Pas shumë negociatave dhe grevës paralajmëruese një orëshe arrihet Marrëveshja