BSPSH

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Më datë 13.01.2014 në selinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit të BSPSH…

More...

BSPSH i akordon  Kryeministrit Berisha Medaljen e Lartë “Nderi i Sindikalizmit Shqiptar”

More...
100 vjet Shtet Shqiptar

100 vjet Shtet Shqiptar

Shqipëri - Festohet 100 vjetori i pavarësisë

More...
Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Më datë 15 Maj 2012 , Presidenti i Republikës , z. Bamir Topi dekoroi me Medaljen “Pishtari i Demokracisë “…

More...
Një filozofi që qëndron aktuale...

Një filozofi që qëndron aktuale...

Popullit, zot të fateve të tij, popullit, të aftë të mendojë, i ka hije të luftojë jo me armë, por…

More...
Dekorimi i BSPSH-së

Dekorimi i BSPSH-së

Presidenti Topi dekoron Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” për kontribut te çmuar…

More...
20 vjet BSPSH

20 vjet BSPSH

Image taken from the movie "The Kingdom"

Me date 16 Shkurt u festua 20 - vjetori i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura te Shqipërisë

More...
Protestë e Minatorëve

Protestë e Minatorëve

Image taken from the movie "Transformers"

Protestë me Minatorët e Minjerës së Selenicës në Vlore

More...
Takim i përzëmërt miqsh

Takim i përzëmërt miqsh

Z.Les Valesa Presidenti i pare dhe themeluesi i Solidarnosit, si dhe President i shtetit Polak në një takim të përzëmërt…

More...
Frontpage Slideshow | Copyright © 2006-2010 JoomlaWorks, a business unit of Nuevvo Webware Ltd.

ZV / PRESIDENTI PËR PROBLEMET ADMINISTRATIVE

E-mail Print PDF

Zv/ Presidenti për problemet administrative dhe financiare, ka për detyrë:
Të drejtojë me përgjegjësi aktivitetin financiar të konfederatës nëpërmjet sigurimit të burimeve të nevojshme dhe të mundshme të të ardhurave legjitime dhe të ardhurave të tjera, që burojnë nga kontributi statuor.
Të organizojë dhe të udhëheqë nën udhëzimet e Presidentit dhe Këshillit Kombëtar shfrytëzimin sa më racional në dobi të organizatës, komisionet e ngritura nga sekretariati për menaxhimin dhe shfrytëzimin e pasurive të patundshme të BSPSH.
Të strukturojë fondin vjetor të krijuar nga detyrimet e kontributit sindikal, sipas normave përkatëse të përcaktuara në Statutin e BSPSH-së.   
Të organizojë komisionet e tenderimit dhe  të bëje publike në Sekretariat dhe Këshillin Kombëtar rezultatet e tenderimit.
Në mbështetje të dispozitave të Kodit Civil, neni (810, 817) në pronat e dhëna me qira Zv/Presidenti me autorizim të Presidentit të BSPSH-së duhet të marrë masat konkrete në bashkëpunim me ekspertë kontabël që nëpërmjet rinovimit të kontratave apo akt-marrëveshjeve me qiramarrësin të ruaj vlerën fillestare të pronës së patundshme, të lejojë dhe të njohë shtimin e saj nëpërmjet investimeve të qëndrueshme të qiramarrësit.
Në çdo kohë të ketë një situatë të qartë për gjendjen e financave dhe perspektivën afatmesme të saj.
Të kontrollojë dhe të eleminojë shpenzimet jo produktive nëpërmjet udhëzimeve dhe detyrave të personelit që mbulon financat.
Të mbështesë  sipas vendimit të Këshillit Kombëtar të BSPSH-së  financiarisht  projektet e miratuara  për aktivitetet sindikale,sipas vlerësimit të anëtarësisë me kuota.
Neni 20
Sekretari për organizim, formim dhe aksion sindikal
Drejton përditërisht e përgjigjet për realizimin e politikës e të strategjisë së miratuar nga Kongresi dhe forumet e tjera të larta të BSPSH-së për përsosjen në përputhje me realitetet bashkëkohore të punës organizative dhe ristrukturuese të BSPSH-së.
Në funksion të këtij qëllimi, ai përgjigjet për hartimin dhe realizimin e programeve afatshkurtëra e afatgjata të formimit sindikal të drejtuesve dhe aktivistëve sindikalë nga niveli i vendit të punës deri në forumet e shkallëzuara drejtuese të federatave e të rajoneve territoriale, ndihmon strukturat sindikale të BSPSH-së, të cilat iniciojnë aksionet sindikale në përputhje me kërkesat e Statutit të BSPSH-së dhe legjislacionit përkatës.

Sekretari për marrëdhëniet publike, partneritetin dhe dialogun social
Zbaton strategjinë dhe politikën e formuluar dhe miratuar për marrëdhënie të rregullta të institucioneve zyrtare me partnerët socialë dhe organizatat e interesuara për bashkëpunim nga shoqëria civile. Përgatit tematikën që BSPSH është e interesuar të diskutohet në Këshillin Kombëtar të Punës dhe organizmat e tjera tripalëshe, harton problematikën lidhur me rolin përfaqësuies dhe bashkëpjesëmarrës të sindikatave në vëndin e punës, në kontraktimin kolektiv, si dhe në formimin profesional fillestar dhe të  vazhdueshëm  të punëmarrësve.

Sekretari për marrëdhënie ndërkombëtare
Zbaton strategjinë dhe politikën e miratuar të BSPSH-së për bashkëpunimin dhe solidaritetin ndërkombëtar, ndjek në dinamikën e vet koherente rritjen dhe zhvillimin e këtyre marrdhënieve. Këtë funksion ai e kryen nën drejtimin e drejtpërdrejtë të Presidentit të BSPSH  dhe në bashkëkëshillim me sekretarët e tjerë.

Organizon e ndjek punën për zbatimin e vendimeve, orientimeve, detyrave të përcaktuara nga forumet qëndrore të BSPSH.
Nën drejtimin e Presidentit merr masa për thirrjen e Këshillit Kombëtar dhe Asamblesë Kombëtare,  përgatit materialet që do t’i paraqiten mbledhjes për diskutim.
Vë në zbatim çështjet që i drejtohen nga Asambleja Kombëtare, Këshilli Kombëtar dhe detyrat që i ngarkohen nga Presidenti i BSPSH-së.
Nën drejtimin e Presidentit ose me me autorizim të tij, merr masa dhe jep zgjidhje urgjente e provizore në situata të veçanta, kur Këshilli Kombëtar nuk mund të mblidhet për arsye të justifikuara dhe informon për këto probleme në mbledhjen më të parë të Këshillit Kombëtar të BSPSH.
Të raportojë dhe të përgjigjet kolegjalisht e në mënyrë individuale sipas ndarjes së punës përpara forumeve qëndrore dhe Presidentit.
Të drejtojë e të organizojë punët e përditshme të personelit administrativ të BSPSH.
Të ndjekë e të koordinojë veprimtarinë e strukturave sindikale të federatës me ato të rretheve dhe të qarqeve, të thërrasë në raport strukturat rajonale dhe lokale mbi veprimtarinë e tyre e t’i propozojë Këshillit Kombëtar masa përkatëse kur konstaton shkelje ose mangësi në kryerjen e detyrave.
Sekretariati në bashkëpunim me komisionin e interpretimit e zbatimit të statutit, kërkon ratifikimin e statutit të federatave në pajtim me statutin konfederativ për principet kryesore që bëjnë të mundur të realizohet uniteti në BSPSH
Me miratim të Presidentit, cakton drejtuesit provizorë  të këshillave rajonalë e lokalë deri në zgjedhjen e tyre sipas dispozitave të shprehura në këtë statut.
Inspekton, verifikon në zona rajonale, lokale dhe struktura të ndryshme të federatës, zbatimin e vendimeve të BSPSH-së, si dhe jep orientimet e rekomandimet e duhura për gjallërimin e veprimtarisë sindikale.
Ngre grupe pune e në bashkëpunim me personelin administrativ dhe Institutin e Studimeve Sindikale të BSPSH, harton projekte e studime, që i vihen në dispozicion konfederatës e federatave në mbështetje të zbatimit të politikave sindikale që ndjek BSPSH.
Publikon vendimet dhe aktet e rëndësishme të konfederatës e në raste të veçanta nxjerr udhëzime për interpretimin e zbatimin e vendimeve të Këshillit Kombëtar nën siglën e  Sekretariatit dhe vulën e institucionit të BSPSH.
Për rastet e udhëzimeve dhe interpretimeve të zbatimit të neneve statuore, udhëzimet miratohen nga Presidenti e siglohen me firmën e tij dhe vulën përkatëse.
Harton rregullat e procedurave të mbledhjes së forumeve drejtuese të BSPSH-së, të cilat miratohen në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

 

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin 2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një ndër konfederatat më të mëdha sindikale në vendin tonë që prej themelimit ka dhënë dhe jep kontributin e saj në zhvillimin e proçeseve demokratike, në garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut duke i konsideruar reformat të domosdoshme për përparimin ekonomik të vendit, për të realizuar dhe për të përshpejtuar objektivat e integrimit të Shqipërisë në BE. Parimi themelor i veprimtarisë së B.S.P.SH-së ka qënë...

AlbanianEnglish (United Kingdom)

Të rejat e BSPSH

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet …

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një nd...

Hapet fushata e zgjedhjeve në SPMSH

Hapet fushata e zgjedhjeve në  SPMSH

Mblidhet Konferenca  e 7-të e Sindikatës së Pavarur të Min...

Ratifiko Konventen e ILO C190

 

Partneret

afl-cio-partner Faqja elektronike në internet e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë mundesohet falë mbështetjes financiare të Qëndrës së Solidaritetit të Sindikatave Amerikane AFL-CIO.


ituc logo2BSPSH eshte anetare e ITUC

Gazeta Sindikalisti

Connect with us

  • fbBSPSH
  • fbRrjeti Rinor
  • tw
  • rss
  • in

Contact us

  • Add:Rruga e Kavajes, Ish - Ndermarrja Gjeologjike
    Tirane,
    Albania
  • Tel: +355 4 2 472154
  • Tel: +355 4 2 227579
  • Email:info@bspsh.org.al
You are here Home Rreth BSPSH STRUKTURAT DREJTUESE ZV / PRESIDENTI