BSPSH

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Më datë 13.01.2014 në selinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit të BSPSH…

More...

BSPSH i akordon  Kryeministrit Berisha Medaljen e Lartë “Nderi i Sindikalizmit Shqiptar”

More...
100 vjet Shtet Shqiptar

100 vjet Shtet Shqiptar

Shqipëri - Festohet 100 vjetori i pavarësisë

More...
Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Më datë 15 Maj 2012 , Presidenti i Republikës , z. Bamir Topi dekoroi me Medaljen “Pishtari i Demokracisë “…

More...
Një filozofi që qëndron aktuale...

Një filozofi që qëndron aktuale...

Popullit, zot të fateve të tij, popullit, të aftë të mendojë, i ka hije të luftojë jo me armë, por…

More...
Dekorimi i BSPSH-së

Dekorimi i BSPSH-së

Presidenti Topi dekoron Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” për kontribut te çmuar…

More...
20 vjet BSPSH

20 vjet BSPSH

Image taken from the movie "The Kingdom"

Me date 16 Shkurt u festua 20 - vjetori i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura te Shqipërisë

More...
Protestë e Minatorëve

Protestë e Minatorëve

Image taken from the movie "Transformers"

Protestë me Minatorët e Minjerës së Selenicës në Vlore

More...
Takim i përzëmërt miqsh

Takim i përzëmërt miqsh

Z.Les Valesa Presidenti i pare dhe themeluesi i Solidarnosit, si dhe President i shtetit Polak në një takim të përzëmërt…

More...
Frontpage Slideshow | Copyright © 2006-2010 JoomlaWorks, a business unit of Nuevvo Webware Ltd.

Hapet fushata e zgjedhjeve në SPMSH

E-mail Print PDF
There are no translations available.

zgjedhje ne SPMSH 110517

Mblidhet Konferenca  e 7-të e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve  të  Tiranës
Kalaja:  “Të miratohet  ‘Statusi i Minatorit’, të barazohet pensioni  i punonjësve të nëntokës  më forcat ajrore dhe detare”

Më 25 shkurt 2017 në një nga mjediset e Hotel  “Tirana International” zhvilloi punimet Konferenca  e 7-të e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Tiranës me rend dite: Analiza e veprimtarisë 5- vjeçare e këshillit sindikal të seksionit të sindikatës së pavarur të minatorëve të Tiranës, zgjedhjet e këshillit sindikal të seksionit të sindikatës së pavarur të minatorëve të Tiranës në kuadrin e fushatës zgjedhore të Kongresit të 7-të të SPMSH.  
Pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar dhe transmetimit të mezashe nga sindikatat botërore, u procedua  sipas rendit të ditës së Konferencës. Raportin në emër të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve  të Tiranës para 200 delegatëve të Konferencës e mbajti Kryetari z. Ahmet Kateshi. Sipas tij, kjo  konferencë mbahet pas Konferencës Kombëtare të SPMSH-së e cila miratoi vendime shumë të rëndësishme në lidhje me problemet social- ekonomike të punonjësve. Ajo vendosi dhe thirrjen e Kongresit të 7- të të SPMSH. Po sipas tij, pas shumë përpjekjesh të SPMSH dhe liderit të saj Kalaja u realizua ulja e moshës së pensionit në 55 vjeç për minatorët. SPMSH  kërkon gjithashtu që pensioni i minatorëve të barazohet me atë të forcave ajrore dhe detare. Nga tribuna e konferencës, z. Kateshi përshendeti presidentin z. Kalaja dhe drejtuesit e tjerë të SPMSH-së për kontributin dhe mbështetjen ndaj sindikatës së pavarur të minatorëve të Tiranës. Ai tha se falë kësaj mbështetjeje dhe këtij kontributi,  Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Tiranës ka lidhur shumë kontrata kolektive dhe se do të shtojë përpjekjet në funksion të mbrojtjes së interesave social-ekonomike të punonjësve.  Më pas kryetari i sindikatës së pavarur të minatorëve të Tiranës i dha fjalën Presidentit të SPMSH dhe BSPSH, z. Gëzim Kalaja.  

Fjala e Presidentit të SPMSH dhe BSPSH Gëzim Kalaja
“Konferenca e sotme hap fushatën zgjedhore në kuadrin e zhvillimit të Kongresit të 7-të të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë. Sot këtu ndodhen dhe përfaqësues të minierave të tjera, të fabrikave të çimentos, të cilët kanë ardhur në respekt të minatorëve të Tiranës, sepse e tillë është SPMSH. Është sindikata e parë e cila i ka mësuar shqiptarët, punonjësit e Shqipërisë, se ç’është protesta, solidariteti, greva etj. Kjo konferencë zhvillohet në një moment shumë të rëndesishëm për fatet e qytetarëve shqiptarë. Në një moment të konfliktualitetit politik shumë të thellë, midis mazhorancës dhe opozitës. Ky konflikt i krijuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si në parlament dhe jashtë tij, rëndon në mënyrë fatale mbi kurrizin e minatorëve, punonjësve të Shqipërisë dhe qytetarëve. Sot jemi mbledhur për të diskutuar për fatin tonë dhe të fëmijëve tanë. Prezenca e 200 delegatëve në këtë sallë tregon  interesimin që keni për fatet e juaja, por njëkohësisht dhe për fatin e SPMSH e cila që nga themelimi ka qenë e vetmja avokate që ju ka dalë për zot në të gjitha drejtimet dhe në të gjitha situatat e vështira. Dhe do të vazhdojë t’u dalë për zot kërkesave tuaja të drejta, sepse ju më tepër se kushdo i meritoni ato. Ne do të bëjmë të mundur që bashkë me ju dhe me minatorët e tjerë t’i kthejmë ato në realitet. Në Konferencën Kombëtare morëm vendime të rëndësishme. Një nga këto vendime që do të  kalojë dhe në Rezolucionin e Kongresit të 7-të të SPMSH është barazimi i pensionit të minatorëve me forcat ajrore dhe nënujsat. Ne vazhdojmë të këmbëngulim pas votimit tuaj 100 përqind  që qeveria të realizojë kërkesën e minatorëve shqiptarë. Para një muaji ne i paraqitëm qeverisë shqiptare dhe dokumentin e emërtuar ‘Statusi i Minatorëve Shqiptar’ duke ju bindur verdiktit dhe vullnetit tuaj që minatorët duhet të kenë statusin e tyre. Ne  nuk mund të pranojmë statusin që morën naftëtarët, sepse ai është i njejtë me përfitimet nga trajtimi i veçantë i minatorëve në vitin 2000. Ne kërkesat i kemi ndryshe. Ne kemi futur tek Statusi dhe ato minatorë të cilët kanë punuar 2.5 vjet në nëntokë. Po, nga 2,5 -12,5 vjet në nëntokë duke llogaritur dhe 30 vjet punën në sipërfaqe. Kemi hartuar dhe tabelën e daljes në pension dhe shpërblimit të pensionit mujor mbi bazën e fronteve të punës. Të barabartë, ndoshta dhe më lart se sa forcat ajrore. Do thoni ju përse? Edhe ai është profesion i vështirë është ndër profesionet e vështira. Unë kam patur fatin që vij nga dy profesionet. Veten e kam ndjerë më mirë kur kam punuar krahë për krahë me ju, sepse kam kuptuar se çfarë është puna fizike. Të kthehemi tek statusi. Për ta bërë më serioze vendosëm që statusin e minatorëve ta firmosin dhe sindikatat e tjera në mënyrë që qeveria të mos thotë që SPMSH e ka bërë politikisht këtë kërkesë për ta vënë atë në vështirësi. Jo, e kemi firmosur së bashku me palën tjetër që është palë me qeverinë. Përse e kemi bërë këtë?  E kemi bërë duke kapërcyer mbi bindjet tona, për ju që jeni në këtë sallë dhe për minatorët shqiptarë. Në mënyrë që qeveria të kuptojë se me kërkesën tonë jemi të vërtetë dhe se minatorët e meritojnë statusin. Është në nderin e çdo qeverie që minatorëve shqiptarë t’u japë atë që u takon. Dhe ne duhet ta fitojmë këtë betejë nëpërmjet dialogut dhe tavolinës së bisedimeve. Kemi kërkuar në këtë status që për minatorët shqiptarë të cilët e kanë të pamundur shtrimin në spitale brenda dhe jashtë vendit, gjysma e shpenzimeve të paguhet nga shteti, gjysma tjetër nga punëdhënësi privat. Për pensionistët 100 përqind pagesa nga Buxheti i Shtetit. Që në momentin e parë që minatori do të dalë në pension sipas llogaritjeve tona do të marrë më shumë para se forcat ajrore. Vjetërsia e punës dhe frontet e punës, janë përcaktuesit për masën e pensionit. Përgjigja që na ka ardhur nga qeveria është që SPMSH në bashkëpunim me kolegët e tjerë duhet të specifikojë vendet e punës. Qoftë kryeministrit, qoftë ministrave të çdo qeverie do t’u bënte shumë mirë sikur jo 15 ditë, por 2 ditë të punonin në miniera siç kemi punuar ne dhe pastaj të uleshin në tavolinë e të kishin përpara kërkesën tonë për të marrë vendimin nëse na takojnë këto që kërkojmë ose jo. Unë kam patur rastin të futem në miniera me ministra. Më kanë thënë që të mos shkojmë deri atje ku thua t’i, por të kthehemi. Ne se kishim kaluar traverbankun. Ju e kuptoni mirë. Jam i bindur se nëse do të punonte dy ditë brenda në minierë, pa e parë, do ta firmoste vendimin. Është turp për këdo qeveri që minatorët të marrin këtë pension kaq të ulët. Ne kemi kërkuar gjithashtu që paga minimale për industrinë e rëndë dhe minierat të jetë 30 mijë lekë dhe për profesionet e tjera 27 mijë lekë. Ne jemi të gatshëm të ulemi në bisedime, për të bindur këdo, jemi të përgatitur  dhe se do të bindim çdo tavolinë se këto  kërkesa i meritojnë minatorët shqiptarë. Nuk ka kthim prapa. Po fëmijët e minatorëve që janë aksidentuar me vdekje a kanë patur ndonjë privilegj? Asnjë qeveri  nuk ka pyetur për ata. Këta fëmijë kur u rritën zëvendësuan baballarët e tyre, nuk patën mundësi të ndjekin shkollën, punuan në ndërtim, në punët më të vështira. Ata duhet të gëzojnë privilegjet si fëmijët e ushtarakëve dhe policëve të rënë në krye të detyrës. Shteti ka bërë mirë për fëmijët e ushtarakëve dhe policëve, këtë duhet të bëjë dhe për fëmijët e minatorëve. Është në nderin tonë që për kërkesat tona duhet të luftojmë për t’i realizuar”.  Me shumë brohoritje dhe duartrokitje u mbyll fjalimi i Presidentit të SPMSH dhe BSPSH  Gëzim Kalaja. Nga salla u propozua që kërkesat e SPMSH  t’i dorëzohen në prezencë të 200 delegatëve të Konferencës, kryetarit të PD Lulzim Basha në çadrën e lirisë. Zoti Kalaja e hodhi në votim këtë propozim. Të gjithë të pranishmit në sallë votuan  “pro” këtij propozimi.  Më pas u procedua me pyetje të cilave ju dha përgjigje Presidenti i SPMSH Gëzim Kalaja dhe Zv/Presidenti Sami Kariqi. Sipas Statutit,  Presidenti i SPMSH Gëzim Kalaja i propozoi Konferencës Ahmet Kateshin për kryetar të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Tiranës dhe për Zv/kryetar  Muharrem Dajtin. Të dyja këto propozime u miratuan. Kështu i mbylli punimet Konferenca  e 7-të e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Tiranës. Pasi kanë lënë sallën e Hotel “Tirana  International”  delegatët e Konferencës së Tiranës i janë drejtuar çadrës për t’u takuan me kryetarin e PD z. Lulzim Basha. Në krye, Presidenti i SPMSH dhe BSPSH Gëzim Kalaja, drejtues të tjerë të sindikatës së minatorëve, dhe Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës Haxhi Arifi. Hyrja e tyre në çadër u shoqërua me brohoritje.

Fjala e Presidentit të BSPSH  Gëzim Kalaja te “çadra e lirisë” ku zhvillohet protesta e PD
“Gjendemi sot në këtë shesh, bashkë më ju, ky shesh është i njohur për ne që nga dhjetori i 1990 deri në ditët e sotme. Në këtë shesh kanë protestuar studentë, minatorë, populli i Tiranës, njerëz me profesione të ndryshme. Sot na bashkon një qëllim shumë i madh, respektimi i vetes sonë që do të thotë që vota do të jetë e lirë e ndershme dhe Shqipërinë ta udhëheqë ajo forcë politike që do të dalë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Zoti Kryetar i PD Basha! Ju jam drejtuar dhe në 25 vjetorin e BSPSH-së. Sot jemi këtu jo vetëm se kemi një qëllim të përbashkët për atë çka fola më lart, por sepse ju në pozicionin e shefit të opozitës shqiptare keni trajtuar në vazhdimësi problemet tona sociale jo vetëm të anëtarëve të BSPSH, por të gjithë qytetarëve dhe punonjësve të Shqipërisë kudo që ato punojnë. Na keni respektuar me prezencën tuaj në çdo aktivitet të BSPSH dhe SPMSH, prandaj jemi këtu sot, për ta mbështetur opozitën deri në realizimin e kërkesave. Në vitin 1991, SPMSH bëri atë që kërkohet sot nga protestuesit që shqiptarët të votojnë të lirë, në mënyrë të ndershme dhe unë të di për votën time në cilën drejtim ka shkuar, ka shkuar për bindjet e mia apo është vjedhur vota. Nëse ne nuk respektojmë mesazhet e rëndësishme të Departamentit Amerikan të Shtetit, rezolutën e KE dhe BE,  nuk kemi respektuar të drejtën, personalitetin tonë. Por, që të jemi të lirë, të çojmë në vend aspiratat e popullit tonë, të forcave politike që e kanë kuptuar këtë mesazh shumë të rëndësishëm për të cilën jemi sot këtu,  duhet të jemi të gjithë të bashkuar jo vetëm në këtë çadër, por në të gjithë qytetete Shqipërisë. Në protestën e 18 shkurtit 2017 kam qenë në protestë bashkë me qindra sindikalistë, siç kanë qenë të majtë, të djathtë, qytetarë me bindje të ndryshme politike që duan Shqipërinë, personalitetin e tyre dhe duan që vota e tyre të lexohet drejt. Ka qenë një nga protestat më paqësore, një nga protestat që forcat politike dhe sindikatat duhet të marrin shembull për mënyrën se si është zhvilluar ajo protestë, kë ka përfaqësuar, cila ka qenë strategjia dhe brendësia e saj për të realizuar atë për të cilën ne flasim sot. Nuk mund të ketë rrugëdalje tjetër Shqipëria, nëse nuk realizohet që vota e shqiptarëve të lexohet drejt dhe të shkojë në atë drejtim për të cilën ata kanë votuar. Kjo është një protestë e ndërgjegjësuar e qytetarëve shqiptarë që ka ardhur nga ndjenja e brendëshme e tyre për të parë se vota e tyre është e lirë dhe e ndershme, ndërsa qëndresa e pakuptimë e qeverisë duhet të marrë fund. Qytetarëve shqiptarë ju takon e drejta për të votuar mbi bazën e Kushtetutës dhe unë kërkoj të drejtat e mija kushtetuese. Zoti Basha! Konferenca e minatorëve sot më ka autorizuar t’ju përshëndes ju për rezistencën e deritanishme  dhe për konseguencën që keni treguar ndaj qytetarëve shqiptarë të datës 18 shkurt se ju nuk do t’i braktisni ato. Koha ka vërtetuar se ju keni qenë në krye të protestës dinjitoze të qytetarëve shqiptarë. Kjo nuk është vetëm protestë e PD,  por e gjithë qytetarëve. Me protestën zoti Basha janë solidarizuar dhe minatorët e Kosovës. Kam qenë i pranishëm  në ceremoninë me rastin e 28 vjetorit të minierës së Trepçës. Nga ky tubim u përcollën mesazhe solidariteti dhe përshëndetje për protestuesit të cilat u pasqyruan në mediat kosovare. Keni mbështetjen dhe solidaritetin e të gjithë minatorëve të Kosovës. Sot ndodhet këtu Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës i cili ka ardhur në mbështetje të protestës së qytetarëve shqiptarë, të opozitës shqiptare për një jetë më të mirë. Ne do të protestojnë më mënyrë paqësore, ne do ta bindim qeverinë shqiptare që t’i bindet verdiktit të qytetarëve. Kjo është fushata elektorale, këto janë zgjedhjet. Në protestën e dytë jo një gjysëm milioni, por një milion shqiptarë do ti tregojnë forcën politikës, se qytetarët që protestojnë kanë të drejtë. Unë nuk jam këtu për çështjen e votimit të vetingut, ajo i takon politikës, sepse nuk kam të bëj me vetingun,  por jam këtu për të dhënë mbështetjen për votimin e lirë dhe të ndershëm  atë çka kërkojnë qytetarët shqiptarë. Në përfundim të fjalës time duhet t’i drejtohem zotit Basha. Opozita do ta marrë qeverinë në mos sot nesër. Ju do të jeni kryeministri i vendit sepse ky post i takon kryetarit të partisë më të madhe opozitare. Jua kam bërë këtë kërkesë me rastin e 25 vjetorit të BSPSH po jua përsëris sërish sot. Në parantezë këtë kërkesë ja kam drejtuar dhe qeverisë, por kam marrë përgjgje negative. Mbi 458 minatorë kanë gjetur vdekjen nga  1946  deri në ditët e sotme. Është një nga profesionet më të vështira. Ju kërkoj këtu në këtë shesh, me cilësinë e shefit të opozitës dhe si kryeministër i nesërm, ‘Statusin e minatorit’ i cili të miratohet nga parlamenti i ri që do të dalë nga zgjedhjet, sepse ato e meritojnë, jo vetëm për vështirësinë, por dhe për kontributin e padiskutueshëm historik që nuk mund të përsonalizohet sepse është një e vërtetë që është gdhendur përjetësisht në memorien e kombit tonë.
Zoti Basha! Ju uroj suksese, për nismën që keni marrë dhe të jeni i bindur se përpara verdiktit të popullit nuk mund të ketë as individ, as qeveri që t’i rezistojë trysnisë së saj”.

Fjala e Kryetarit të  BSPK  Haxhi Arifi
“I nderuar kryetar i PD, të nderuar të pranishëm! Ishte një rrugë e gjatë dhe e përbashkët me vëllain tim zotin Kalaja qysh nga viti 1990. Bëmë një luftë pakompromis, në Kosovë dhe në Shqipëri. Se kam pranuar kurrë kufirin. E përshëndes protestën tuaj për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ju uroj që të realizohen sa më parë kërkesat tuaja. Unë jam sot mysafir në konferencën e minatorëve të Shqipërisë. Presidenti i BSPSH Kalaja ishte para një jave tek ne me rastin e 28 vjetorit të minatorëve të Kosovës. Punët tona të përbashkët janë të lidhura si nyje. Në 25 vjetorin  e BSPSH kam kërkuar që dy konfederatat tona të bëjnë kongresin e tyre të përbashkët”.  
Pas këtyre fjalimeve , Kreu i PD-së Lulzim Basha i shoqëruar nga Presidenti i BSPSH Gëzim Kalaja dhe nga Kryetari i BSPK Haxhi Arifi u nisën në këmbë nga çadra për t’i  dhënë mbështetje banorëve të Zharrëzës, të cilët protestonin  para Ministrisë së Industrisë dhe Energjitikës.

 

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin 2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një ndër konfederatat më të mëdha sindikale në vendin tonë që prej themelimit ka dhënë dhe jep kontributin e saj në zhvillimin e proçeseve demokratike, në garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut duke i konsideruar reformat të domosdoshme për përparimin ekonomik të vendit, për të realizuar dhe për të përshpejtuar objektivat e integrimit të Shqipërisë në BE. Parimi themelor i veprimtarisë së B.S.P.SH-së ka qënë...

AlbanianEnglish (United Kingdom)

Të rejat e BSPSH

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet …

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një nd...

Hapet fushata e zgjedhjeve në SPMSH

Hapet fushata e zgjedhjeve në  SPMSH

Mblidhet Konferenca  e 7-të e Sindikatës së Pavarur të Min...

Ratifiko Konventen e ILO C190

 

Partneret

afl-cio-partner Faqja elektronike në internet e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë mundesohet falë mbështetjes financiare të Qëndrës së Solidaritetit të Sindikatave Amerikane AFL-CIO.


ituc logo2BSPSH eshte anetare e ITUC

Gazeta Sindikalisti

Connect with us

  • fbBSPSH
  • fbRrjeti Rinor
  • tw
  • rss
  • in

Contact us

  • Add:Rruga e Kavajes, Ish - Ndermarrja Gjeologjike
    Tirane,
    Albania
  • Tel: +355 4 2 472154
  • Tel: +355 4 2 227579
  • Email:info@bspsh.org.al
You are here Home Rreth BSPSH AKTIVITETE Hapet fushata e zgjedhjeve në SPMSH