Asambleja Kombëtare e BSPSH-së është organi më i lartë vendimarrës pas Kongresit të BSPSH. Numri i përgjithshëm i anëtareve të saj është  101 anëtarë.
Të drejtën e anëtarit të Asamblesë së BSPSH-së e kanë drejtuesit  e seksioneve të sindikatave rajonale, federative dhe organeve qëndrore të BSPSH-së, sipas kritereve të mëposhtme:
- 45 mandate për sindikatat federative sipas realizimit të shlyerjes së detyrimeve të kontributit sindikal.
- 45 mandate për sindikatat rajonale sipas realizimit të përfaqësueshmërisë më të madhe me kontrata të nivelit të dytë;
- 11 mandate për organet qëndrore të BSPSH-së: Presidenti, sekretariati, forumet dhe departamentet e saj.
Ndjekja dhe zbatimi i kritereve  të mësipërme bëhet me propozim të Sekretariatit dhe vendimeve të Presidentit, i cili sipas statutit ka të drejtë që mbas kongresit  të bëjë konstituimin e anëtarëve të asamblesë, sipas  kritereve të mësipërme.
Institucioni i Presidentit me propozim të Sekretariatit të BSPSH-së dhe në konsultim me Komisionin e Interpretimit dhe Zbatimit të Statutit ka të drejtë të bëjë rivlerësime të mandateve të shpërndara  në strukturat federative dhe ato rajonale në bazë të kritereve të përcaktuara në pikën a dhe b të këtij neni. 
Punimet e Asamblesë drejtohen nga Presidenti, nga drejtuesi i Federatës më të përfaqësuar dhe drejtuesi i prefekturës më të përfaqësuar.
Përbërja e Asamblesë Kombëtare miratohet në Kongresin e BSPSH-së. Asambleja zakonisht thirret një herë në dy vjet. Jashtë radhe ajo mund të mblidhet me propozim të Këshillit  Kombëtar. 
Mandati i anëtarit të Asamblesë është i vlefshëm për aq kohë sa drejtuesit sindikalë ruajnë funksionet e mësipërme.

 
	 
									 
									 
									 
									 
									 
									 
									 
									 
									 
								 
								 
								 
								 
								 
								 
								 
								 
								












