BSPSH

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Më datë 13.01.2014 në selinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit të BSPSH…

More...

BSPSH i akordon  Kryeministrit Berisha Medaljen e Lartë “Nderi i Sindikalizmit Shqiptar”

More...
100 vjet Shtet Shqiptar

100 vjet Shtet Shqiptar

Shqipëri - Festohet 100 vjetori i pavarësisë

More...
Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Më datë 15 Maj 2012 , Presidenti i Republikës , z. Bamir Topi dekoroi me Medaljen “Pishtari i Demokracisë “…

More...
Një filozofi që qëndron aktuale...

Një filozofi që qëndron aktuale...

Popullit, zot të fateve të tij, popullit, të aftë të mendojë, i ka hije të luftojë jo me armë, por…

More...
Dekorimi i BSPSH-së

Dekorimi i BSPSH-së

Presidenti Topi dekoron Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” për kontribut te çmuar…

More...
20 vjet BSPSH

20 vjet BSPSH

Image taken from the movie "The Kingdom"

Me date 16 Shkurt u festua 20 - vjetori i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura te Shqipërisë

More...
Protestë e Minatorëve

Protestë e Minatorëve

Image taken from the movie "Transformers"

Protestë me Minatorët e Minjerës së Selenicës në Vlore

More...
Takim i përzëmërt miqsh

Takim i përzëmërt miqsh

Z.Les Valesa Presidenti i pare dhe themeluesi i Solidarnosit, si dhe President i shtetit Polak në një takim të përzëmërt…

More...
Frontpage Slideshow | Copyright © 2006-2010 JoomlaWorks, a business unit of Nuevvo Webware Ltd.

Më 16 Maj 1991 u shpall greva e përgjithshme, që nga përmasat ishte greva e parë më e madhe në historinë e popullit tonë, si edhe nga më të rrallat në botë me këtë shtrirje dhe kohëzgjatje

E-mail Print PDF

Kujtohet me marshim dhe ceremoni greva e përgjithshme e 16 majit 1991

Dita e kthesës së madhe për Shqipërinë

080613-3

 
Dëshira dhe gadishmëria për të përmbysur sistemin ishte formëzuar. Në sajesën e partisë- pushtet, mbështetja në forcat e veta kishte sjellë  pakënaqësi te klasa punëtore. Rinia nga njëra anë dhe klasa punëtore nga ana tjetër, dy shtylla të fuqishme të pas viteve ‘90 do të kishin një qëllim, rrëzimin e diktaturës.
 
16 dhjetori 1990
 
Punëtorët e minierës në Qafë Bari organizuan një grevë ku paraqitën  këto kërkesa: ngritja e pagave e cila pasohej nga kërkesën për përmirësimin e kushteve të punës, fjetjes dhe veshmbathjes e ushqimit. Kanë mjaftuar këto kërkesa  që të kishte reagime të pazakonta nga forcat e rendit.
 
Greva e Valiasit
Minatorët e Valiasit ishin në pritje të kërkesave të tyre drejtuar instancave shtetërore. Pas heshtjes nga ana e shtetit, minatorët u mblodhën para minierës. E shtuna e 12 janarit 1991 ishte një ditë plot tension. Parrullat lajmëronin protesta. Këmbëngulja ishte e madhe. Pavarësisht se më 16 janar 1991 erdhi përgjigja se u miratua kërkesa e grevistëve për të rritur 60 përqind pagat e tyre, po merrte shtat lëvizja e minatorëve e cila kërkonte ndryshimin e pushtetit. Kështu do të konturohej një tjetër greve që në histori do të njihet si greva e urisë e minatorëve të Valiasit. U futën në minierë për jetë a vdekje. Miniera e Valiasit u bë simboli i lëvizjes punëtore në Shqipëri, sepse aty filloi zanafilla e krijimit të një lëvizje të re punëtore, që do të sillte më vonë themelimin e Sindikatës së Minatorëve të Shqipërisë.  
Për herë të parë një lëvizje punëtore, bashkë me forcat demokratike solli ndryshimin e regjimit, që për BSPSH është një ngjarje fondamentale për kombin shqiptar. Greva e 16 majit, ishte lëvizje brilante në ato ditë të vështira për fatet e Shqipërisë, ndërsa greva e urisë së minatorëve të Valiasit  ishte aksioni i shtresës më vitale të punonjësve shqiptar. Ky ishte një moment historik që përsëritet vetëm një herë. Për këto kontribute madhore, ish Presidenti Berisha më 24.05. 1995 me Dekret nr 1101  do t’i akordonte medaljen “ Pishtar i Demokracisë” kolektivit të minatorëve të pellgut qymyrguror të Tiranës. Berisha do t’i akordonte 49 personave të cilat u bënë promotor të ndryshimit, medalje me motivacion “Për kryerjen e aktit sublim të grevës së urisë, për kontributin në rrëzimin e regjimit diktatorial komunist”.   
 
Ndërsa BSPSH-së i është akorduar “Medalja e Artë e Shqiponjës” nga Presidenca, për kontribut të çmuar në lëvizjen demokratike dhe veçanërisht në protestën e qytetarëve të Tiranës të 20 shkurtit 1991 për përmbysjen e simboleve komuniste, si moment i rëndësishëm në ndyshimet progresive në vend.
 
Marshim në nderim të grevës së përgjithshme
 
080613-4Ka filluar me një marshim si 22 vjet më parë. Qindra punonjës anëtar të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë (BSPSH)  në kujtim të grevës së përgjithshme të 16 majit u mblodhën tek stacioni i trenit për të marshuar më pas në drejtim të qendrës së kryeqytetit. Në ndryshim nga vite më parë, sindikalistët do të ishin dëshmitarë të premtimeve të mbajtura nga ana e qeverisë dhe deklarimeve surprizë për minatorët. Tek hotel “Tirana International” ishte e përgatitur gjithçka.  Teksa punonjësit lëviznin për në drejtim të qendrës së Tiranës mendja nuk kishte sesi të mos kthehej në retrospektivë. Në ato ditë të fuqishme shumë prej tyre ishin në ballë të lëvizjeve për përmbysjen e regjimit, duke marrë mbi supe peshën e rëndë të qëndresës. Me shumë thjeshtësi të tregojnë se ishin gati të flijoheshin  për liri dhe demokraci. Kjo grevë e cila tashmë  është futur në historinë e lëvizjeve demokratike solli përmbysjen e qeverisë së fundit komuniste në vend. Në  krye të punonjësve do të ishin sërish ata që bënë epokë, drejtuesit e BSPSH-së  dhe Sindikatës së Minatorëve. Radha di t’i vinte ceremonialit në  Hotel “Tirana International”  ku për hir të së vërtetës holli u tejmbush me njerëz të cilët prisnin më padurim që të futeshin në sallë. Interesimi dhe mbështetja sindikale  ishte aq i madh, saqë një pjesë e njerëzve qëndruan në këmbë si asnjë herë tjetër në ambientet e këtij hoteli. Ata që u bënë qëndrestarët e atyre ditëve të vështira ishin të rrethuar nga qindra të tjerë të cilët në ndërim dhe respekt të kësaj dite  për Shqipërinë e shqiptarët moren dhe njëherë vlerësimin që meritojnë. Në këtë 22 vjetor, megjithesë në kohë fushtë nuk mund të mos ishte prezent kryeministri Berisha dhe media me transmetimet direkte. Prezenca e Berishes solli dhe një herë në memorjen e sindikalistëve kontributin që ai ka dhënë në proceset demokratike gjithashtu dhe për krijimin e BSPSH.  I prekur nga ovacionet në sale, Berisha do të ulej në mes atyre figurave sindikale që në ato kohë të vështira do të kryenin me kurajo, guxim dhe vendosmëri misionin në shërbim të atdheut.
Ne fjalën e tij,  Presidenti i BSPSH z. Gëzim  Kalaja u shpreh se BSPSH është e nderuar që në këtë ditë të shënuar merr pjesë në këtë ceremoni  themeluesi i PD, Prof. Dr Sali Berisha i cili mbështeti pa rezerva grevën e përgjithshme të BSPSH që kulmoi me grevën e urisë së minatorëve të Valiasit, dhe si rezultat kapitullimin pa kushte të qeverisë “Nano” dhe afrimin me tre vjet të zgjedhjeve të parakohshme. “BSPSH, ju që jeni në sallë dhe ata që janë në frontin e punës e falenderojnë kryeministrin Berisha për nderin dhe respektin e veçantë që i ka bërë Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë. Në këtë ceremoni nuk ka perfaqësues të administratës shtetërore, këtu në sallë janë vetëm sindikalistë të BSPSH, prandaj cdo akuzë që mund të bëhet është e kotë”- tha Kalaja. Sipas tij, sot më shumë se kurrë në  gjithë historinë 22 vjeçare, punonjësit e arsimit që janë prezent në këtë sallë, të shëndetësisë dhe të profesioneve të tjera gëzojnë rroga dinjitoze,  e them këtë duke u ballafaquar në një fakt shumë bindës. Kur nuk ishin në këtë nivel pagat që janë sot, me qindra arsimtarë na kërkonin të ulnim moshën e pensionit, ndërsa sot janë me mijra mësues që nuk pranojnë për të dalë në pension dhe ky është një fakt shumë domethënës. Këtë duhet ta dijë mirë politika.  Angazhimi i kryeministrit  i cili është mësuar në çdo kohë dhe në çdo periudhë ta cojë fjalën në vend para shqiptarëve për ta bërë rrogën e mësuesve  në 700 dollarë është krejtësisht i besueshëm. Për ngritjen e pagës minimale është krejtësisht i besueshëm, për të gjitha angazhimet, për asfaltimin e rrugëve, për bërjen e Shqipërisë është i besueshëm. Prandaj dhe fitorja është e sigurtë. Firma e kryeministrit është në të gjithë momentet më të rëndësishme të kombit shqiptar.
 
Berisha: Në maj të vitit ’91, BSPSH shënoi një kthesë në rrjedhën e zhvillimit në historinë e Shqipërisë
Ditë e madhe në historinë e lirisë sonë
“Ajo përballje e madhe epike që ju bëtë në maj të viti ’91 me regjimin, ajo kishte një objektiv, një qëllim madhor: ne të ecnin drejt Europës. Ju nuk e bëtë për rrogat, për pensionet, për strehimin, kur asnjë nga këto nuk i kishit. Por ju e bëtë atë rezistencë legjendare që rruga jonë drejt Europës të mos bllokohej më.”
 
Fjala e Kryeministrit Sali Berisha
080613-3 “Zoti Gëzim Kalaja, drejtues të nderuar të kësaj sindikate që ka një kontribut kaq thelbësor në historinë e lirisë së shqiptarëve, të dashur miq, asgjë nuk më pengonte pa ardhur sot tek ju, në këtë përvjetor, për t’u përulur me nderim më të madh para udhëheqësve dhe anëtarëve tuaj, të cilët në qershorin e viti ’91 bënë histori, me guximin, burrërinë dhe vizionin e tyre. Ata shënuan një kthesë të madhe në rrjedhën dhe zhvillimet në Shqipëri.  
 
Partia e Punës së Shqipërisë grabiti me dhunë e gjak zgjedhjet e 31 marsit. Ajo nisi sundimin e saj të ri, pas zgjedhjeve, me masakrën e Shkodrës dhe terrorin e vjetër në mbarë Shqipërinë. Ajo po bënte gjithçka për të konsoliduar pushtetin e saj të paligjshëm. Ajo vendosi të gjitha lidhjet me Slobodan Milloshevicin, një e vërtetë e pamohueshme kjo, në mënyrë që dy regjimet, në mbështetje të njëri-tjetrit, të mund të shtypnit forcat opozitare e të vazhdonin sundimin e tyre. Por kjo përpjekje do të ndeshej me rezistencën paqësore të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, të udhëheqjes së saj, të cilat organizuan grevën e parë të përgjithshme në historinë e Shqipërisë, organizuan grevën e urisë, e cila gjunjëzoi në mënyrë përfundimtare regjimin diktatorial.
 
Për mua janë e do të mbeten momentet më të pashlyeshme të jetës, takimi në galeritë e qymyrit, në thellësitë e minierës së Valiasit të atyre burrave, të cilët nisën grevën për t’u flijuar për lirinë tonë, lirinë e shqiptarëve, sepse u bindën se regjimi mizor po grabiste përsëri ëndrrën demokratike të tyre. Pas një beteje legjendare nga thellësitë e tokës, Sindikata e Pavarur e Shqipërisë gjunjëzoi në mënyrë përfundimtare regjimin hoxhist, të përfaqësuar nga Ramiz Alia.
 
Në lëvizjet e mëdha, kushdo që i lexon, konstaton se tek masa, tek njerëzit dhe ndonjëherë tek anonimati janë heronjtë kryesorë, të vërtetë të tyre. Kjo ishte edhe lëvizja demokratike shqiptare. Ajo triumfoi, sepse nisi me studentët, nisi me ëndrrën e tyre më të bukur, por ajo vazhdoi me ata burra, të cilët ishin të vendosur me çdo sakrificë, të mos lejonin të grabitej demokracia shqiptare.
 
Sot kemi këtu drejtues, shumë prej tyre janë në emigracion në vende të ndryshme, por mirënjohja e kombit ndaj tyre është e do të mbetet e pakufishme. Ndaj edhe unë ju shpreh juve mirënjohjen time më të madhe, të qeverisë dhe Partisë Demokratike dhe nderimin më të thellë.
 
Vëllezër e motra
 
Ajo përballje e madhe epike që ju bëtë në maj të viti ’91 me regjimin, ajo kishte një objektiv, një qëllim madhor: ne të ecnin drejt Europës. Ju nuk e bëtë për rrogat, për pensionet, për strehimin, kur asnjë nga këto nuk i kishit. Por ju e bëtë atë rezistencë legjendare që rruga jonë drejt Europës të mos bllokohej më. Këto 20 vite, sëbashku kemi bërë përpjekje të mëdha dhe e kemi pasur të vështirë. Askush nuk e ka pasur më të vështirë, me atë trashëgimi që kishim, të paimagjinueshme sot. Por këto 20 vite, mundi dhe djersa e punonjësve tanë, e shqiptarëve ka bërë që ky vend të ndryshojë më shumë se çdo vend tjetër në 20 vjet. Prapë ka shumë punë për të bërë, por Shqipërinë që morëm në vitin ’90, me Shqipërinë e sotme i ndajnë shekuj njëra nga tjetra. Kjo është Shqipëria që ndërtuan njerëzit e thjeshtë, qytetarët shqiptarë. Kjo është Shqipëria që u ndërtua mbi bazën e programit të Partisë Demokratike.
 
Vij këtu tek ju krenar, sepse forca politike që ju mbështetët, siç theksoi kryetari i Sindikatës së Pavarur, zoti Gëzim Kalaja, është forca që ka firmosur çdo dokument të ëndrrës suaj europiane, të ëndrrës suaj euroatlantike. Dhe jo se kjo forcë ka qenë 20 vjet në pushtet. Ajo ka qenë edhe 8 vjet në pozitë dhe ka njohur dhunën më të egër ndaj saj, por në pushtet apo në opozitë, ajo kurrë nuk i është shmangur përpjekjes e detyrimit për integrim e vendit në Europë e në NATO. Sëbashku ne merituam anëtarësimin në NATO, sëbashku merituam Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, sëbashku merituam heqjen e vizave, sëbashku merituam rekomandimin e Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat. Kurse forca tjetër politike, në krye të së cilës janë bijtë e atyre që përmbysët me grevë urie në vitin 1991, jo vetëm që nuk firmosi dot asnjë akt, por iu kundërvu në mënyrën më të egër, çdo përpjekjeje të shqiptarëve për integrim.
 
Unë ju ftoj juve, sindikalistët e Shqipërisë, ftoj qytetarët e këtij vendi, të mos harrojnë sesi në pranverën e vitit 2006, pasi nuk arritën dot kurrë të firmosin Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian, zoti Edi Rama urdhëroi deputetët e tij të futen në parlament për tre muaj rresht, me zile, bori, bilbila e trumbeta, për t’u thënë europianëve se ky vend nuk ka parlament, por ka një vath bagëtish, se ky vend nuk ka parlament, por një park zoologjik dhe këtij vendi nuk mund t’i jepni kurrë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Europianët e kuptuan përbenë e zileve dhe borive dhe ne e firmosëm në Bruksel, Marrëveshjen.
 
Erdhi anëtarësimi në NATO. Vendi mik, qeveria e Shteteve të Bashkuara na mbështeti në mënyrën më të fuqishme, që ne, vendi që kishim vuajtur më shumë në histori, për çështje të sigurisë, të bëheshim anëtar i NATO-s. Ne ishim i vetmi vend që kishim opozitë që bënte gjithçka, për të bllokuar anëtarësimin në NATO. Ne ishim i vetmi vend, në të cilin të nesërmen e ditës së ftesës, pasi kishin bashkërenduar me armiq të këtij kombi, antishqiptarë, në përpjekje për ta penguar, por që kishin dështuar, organizohej në Tiranë, mitingu nga zoti Rama jo për të përshëndetur anëtarësimin në NATO, por organizohej me portretet e Enver Hoxhës kundër qeverisë që mori ftesën në NATO.
 
Momenti tjetër ishin vizat. E duam Shqipërinë si Europa ishte motivi ynë dhe në këtë motiv, gjëja më e parë, më kryesore ishte të lëviznim të lirë në Europë. Ditën që Parlamenti Europian do të votonte hapjen e procesit për Shqipërinë, Edi Rama ngrinte çadrat para kryeministrisë, në mënyrë që Parlamenti Europian të thoshte jo, se aty ka paqëndrueshmëri politike dhe po t’i japim vizat, ata do të derdhen drejt nesh. Sërish dështoi dhe parlamenti votoi.
Më pas, po i bashkërenduar me një grup racistësh antishqiptarë mori kutinë e votimit dhe sillej nëpër Shqipëri si fantazma: hap kutitë, të çlirojmë vizat. Për vizat e qytetarëve shqiptarë, ne do të hapnim jo një, por qindra mijëra kuti, por kutia nuk hapej dot se e kishte mbyllur ligji. Ne bëmë çdo detyre, 120 detyra dhe morëm vizat.
 
Kur erdhi çështja e statusi të vendit kandidat në Bashkimin Europian, i vuri zjarrin institucioneve, e humbi një vit. Vitin tjetër u ra dakord paraprakisht për tre ligjet, në çdo germë të tyre, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të Komisionit Europian. Dhe ligjet ishin në parlament. Pasi shqyrtoi se çfarë kishin arritur shqiptarët në këto tre vite, me mundin, djersëm e përkushtimin e tyre - askush nuk ka derdhur djersë sa ne, se djersa jonë nuk ka vërshuar si lumë vetëm këtu, por djersa e bijve e bijave tona ka vërshuar si lumë në Greqi, Itali e kudo në emigracion dhe në qoftë se Shqipëria është në këtë nivel, ka arritur edhe me kontributin e tyre thelbësor – Komisioni deklaroi se Shqipëria e meriton dhe do t’i rekomandonte Këshillit të Ministrave, për statusin e vendit kandidat, me kusht që të votohen tre ligjet. Edvin Kristaq Rama dëshmoi guxim negativ, të ligë, të paimagjinueshëm, për të shkelmuar interesin e çdo qytetari shqiptar, socialist, demokrat, të paparti dhe të çfarëdo bindjeje. Statusi i vendit kandidat, miqtë e mi, ishte pasaporta e dytë pas NATO-s, që na duhet më shumë neve, fëmijëve tanë, fëmijëve të fëmijëve tanë.
 
Pas 22 vitesh hakmerret primitivisht për Vaterlonë që u rezervuam etërve të tyre. 23 qershori po vjen dhe unë ju jap fjalën juve, avokatë të shkëlqyer të interesave të punonjësve shqiptarë, se qeveria do të bëjë gjithçka, për rroga dhe kushte më të mira për të gjithë punonjësit e Shqipërisë. Unë besoj se e dëshmuam këtë gjatë këtyre viteve. Kur premtuam ato rritje, askush nuk i besonte dhe menduan se janë elektorale. Jo, ato nuk ishin elektorale, por respekt i palëkundur dhe besimi më i thellë se pa vendosur mësuesin në piedestalin  tij, nuk do të kemi Shqipërinë e dijes, nuk do të kemi garën e dijes që meritojmë në këtë vend, me besimin se pa vendosur infermierët, mjekun në piedestalin e vet, ne nuk do të kemi shërbimet që na duhen dhe e meritojmë. E gjithë kjo histori nuk ka të ndalur. Katër vitet që vijnë, jo më kot, jo pa qëllim, unë kam e shpallur 700 dollarë rrogën e mësuesit. Dua t’u them zyrtarëve të tjerë se jeni shumë të rëndësishëm, jeni pasuri kombëtare, por misionarët më të rëndësishëm të këtij kombi janë mësuesit. Ato që mësuesi u mëson fëmijës sonë, nesër janë ata, djali apo vajza, burri apo gruaja që ua mëson fëmijës së tij dhe kështu e kalon nga gjenerata në gjeneratë. Ndaj ne do të vazhdojmë rritjen e rrogave, të pensioneve.
 
Zoti Kalaja, ju kërkoj të vendosni një dialog me minatorët dhe të premtoj këtu, në këtë ditë solemne për ju e çdo shqiptar, se qeveria është e vendosur të plotësojë maksimumin e kërkesave që ju do të paraqisni si përfaqësues i tyre. Ky është borxhi, ky është detyrimi moral, ligjor e i gjithanshëm ndaj atyre burrave, ndaj jush e ndaj sindikatës, që shënoi një kthesë të madhe në histori.
 
Le të ecim në përpjekjen tonë të madhe për më shumë punësimin, për rroga më të larta, mirëqenie më të madhe, për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, të ecim të sigurt për një Vaterlo tjetër për bijtë e etërve që guxuan të na bllokojnë rrugën drejt Europës, duke keqpërdorur pushtetin e qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi. 23 qershori është dita e gjykimit të qytetarëve shqiptarë, për projektin madh europian të çdo shqiptari dhe të Shqipërisë.
 
Edhe një herë, zoti Kalaja, të gjithë ju miqtë e mi dhe mbarë shqiptarëve, ju uroj gëzuar këtë ditë të madhe në historinë e lirisë sonë.”  

vlcsnap-2576333
Kërkesa për uljen e moshës së pensionit të minatorëve në 55 vjec
 
25 vjet punë nga këto 12,5 vjet në nëntokë
 
Kryeministri i kërkoi kryetarit të BSPSH-së z.Gëzim Kalaja, të vendosë një dialog me minatorët, duke e siguruar se qeveria “është e vendosur të plotësojë maksimumin e kërkesave që do të paraqesë BSPSH”. Gjithashtu, Kryeministri garantoi se kërkesa e z. Kalaja për uljen e moshës së pensionit për minatorët në 55 vjeç do të bëhet realitet, sikundër garantoi edhe punonjësit e kombinatit të Poliçanit se qeveria së bashku me sindikatën e do të bëjë reformën e nevojshme.
 
Pas fjalës së kryeministrit Berisha, z. Kalaja u shpreh se BSPSH ka besim në fjalën dhe angazhimet që Ju merrni. Prandaj ne ju besojmë sepse historia shumë vjeçare e juaja në krye të shtetit dhe ekzekutivit shqiptar dhe të forcës më të madhe politike në vend ka treguar se atë që e keni thënë e keni bërë. Përfitoj nga rasti t’ju them z. Kryeministër se minatorët e Republikës së Shqipërisë ashtu siç dhe ju e deklaruat presin uljen e moshës së pensionit (nga 65 ju e bëtë 60) në 55 vjeç. Eshtë po ajo shtresë vitale, po ajo avangardë e vitit 1991 që presin nga ju dhe besojnë tek ju për ta bërë moshën e pensonit në 55 vjeç. Kjo i jep zgjidhje të plotë kërkesave të industrisë minerare shqiptare dhe të gjithë aspiratave që kanë minatorët e Shqipërisë. Ndërsa si kërkesë e dytë është që të hidhet vështrimi nga punonjësit e Poliçanit ku në takimin që kam patur me ta, më kanë kërkuar vetëm dy gjëra; lëndën e parë për vazhdimin e punës në mënyrë ritmike dhe bërjen e reformës, sepse forcat politike e kanë fryrë punësimin në këtë uzinë. Këtyre kërkesave Berisha do t’i përgjigjej kështu:
Z. President i BSPSH Gëzim Kalaja!  I përshëndet të gjithë minatorët e Shqipërisë dhe i garantoj ata se propozimi që bëtë Ju për moshën e pensionit 55 vjec do të bëhet realitet menjëherë dhe shumë shpejt. Sikundër i siguroj punëtorët e Poliçanit që së bashku me sindikatën e tyre ne do të bëjmë reformën e nevojshme. Pas lajmit të dhënë nga kryeministri i vendit z Berisha, Presidenti i BSPSH, z. Kalaja u shpreh se sot në këtë ditë shumë të rëndësishme është realizuar një nga objektivat dhe kërkesat më fondamentale për minatorët shqiptare në të cilën bëmë të mund moshën e daljen së tyre në pension në 55 vjeç, ngritjen e pagave të mësuesve në 700 dollarë në muaj dhe sigurimin e vazhdimësisë së punës për punonjësit e Poliçanit në mënyre ritmike.
 
BSPSH i akordon  Kryeministrit Berisha Medaljen e Lartë “Nderi i Sindikalizmit Shqiptar”

vlcsnap-2591126

Në kuadrin e përvjetorit të  Grevës së Përgjithshme të 16 Majit 1991 me propozim të Sekretariatit të BSPSH-së Këshilli Kombëtar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë vendos të dekorojë:
Me medaljen e lartë  “Nderi i Sindikalizmit Shqiptar” Prof.Dr Sali Berisha,  Kryeministër i Republikës së Shqipërisë  për kontributin e dhënë në themelimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, për mbështetjen efektive ndaj  Grevës së Përgjithshme të 16 Maj 1991 e cila çoi në rrëzimin e diktaturës komuniste dhe  si lider kryesor i proçeseve demokratike në Shqipëri.
Tepër i emocionuar dhe i përlotur Berisha pas marrjes së medaljes u shpreh se ky është nderi më i lartë dhe dekorata më e lartë e jetës së tij sepse këtë e merr nga ata burra që kthyen historinë, që arritën kthesën e madhe historike me qëndrimin  e tyre. Ju siguroj se do të mbetëm gjatë gjithë jetës një mik i palëkundër i juaji  i sindikalistëve shqiptarë- tha z. Berisha.
  
DEKORIME TE TJERA
Në kuadrin e përvjetorit të  Grevës së Përgjithshme të 16 Majit 1991 me propozim të Sekretariatit të BSPSH-së Këshilli Kombëtar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë vendosi:
 
Të dekorojë me medaljen e lartë “Nderi i Sindikalizmit shqiptar” z.Bujar Cani (pas vdekjes) për kontribut të veçantë në themelimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, për pjesëmarrje aktive në grevën e Përgjithshme të BSPSH 16 Maj 1991 dhe ndihmesë të vazhdueshme  për konsolidimin e strukturave sindikale të BSPSH-së.
 
Të dekorojë me medaljen e lartë “Nderi i Sindikalizmit shqiptar” z.Ferdinand Temali  (pas vdekjes) për kontribut të veçantë në themelimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, për pjesëmarrje aktive në grevën e Përgjithshme të BSPSH 16 Maj 1991 dhe ndihmesë të vazhdueshme  për konsolidimin e strukturave sindikale të BSPSH
 
Të dekorojë me medaljen “Për veprimtari të shquara sindikaliste ” z.Përparim Çuedari (pas vdekjes) për pjesëmarrje aktive në grevën e Përgjithshme  BSPSH 16 Maj 1991  e cila çoi në rrëzimin e diktaturës komuniste dhe vendosjen e pluralizmit demokratik  në Shqipëri.
 
Të dekorojë me medaljen “Për veprimtari të shquara sindikaliste ” z.Imir Kambo, për pjesëmarrje aktive në Grevën e Përgjithshme  BSPSH 16 Maj 1991  e cila çoi në rrëzimin e diktaturës komuniste dhe vendosjen e pluralizmit demokratik  në Shqipëri.
 
Të dekorojë me medaljen “Për veprimtari të shquara sindikaliste ” z.Ymer Yzeiri, për pjesëmarrje aktive në Grevën e Përgjithshme  BSPSH 16 Maj 1991  e cila çoi në rrëzimin e diktaturës komuniste dhe vendosjen e pluralizmit demokratik  në Shqipëri.
 
Kështu pra u mbyll ceremonia. Sindikalistët tashmë morën atë që u takon vlerën e padiskutueshëm në proceset demokratike në Shqipëri. Vlerë e cila sa vjen dhe lartësohet.

 

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin 2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një ndër konfederatat më të mëdha sindikale në vendin tonë që prej themelimit ka dhënë dhe jep kontributin e saj në zhvillimin e proçeseve demokratike, në garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut duke i konsideruar reformat të domosdoshme për përparimin ekonomik të vendit, për të realizuar dhe për të përshpejtuar objektivat e integrimit të Shqipërisë në BE. Parimi themelor i veprimtarisë së B.S.P.SH-së ka qënë...

AlbanianEnglish (United Kingdom)

Të rejat e BSPSH

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet …

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një nd...

Hapet fushata e zgjedhjeve në SPMSH

Hapet fushata e zgjedhjeve në  SPMSH

Mblidhet Konferenca  e 7-të e Sindikatës së Pavarur të Min...

Partneret

afl-cio-partner Faqja elektronike në internet e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë mundesohet falë mbështetjes financiare të Qëndrës së Solidaritetit të Sindikatave Amerikane AFL-CIO.


ituc logo2BSPSH eshte anetare e ITUC

Gazeta Sindikalisti

Connect with us

  • fbBSPSH
  • fbRrjeti Rinor
  • tw
  • rss
  • in

Contact us

  • Add:Rruga e Kavajes, Ish - Ndermarrja Gjeologjike
    Tirane,
    Albania
  • Tel: +355 4 2 472154
  • Tel: +355 4 2 227579
  • Email:info@bspsh.org.al
You are here Home Rreth BSPSH AKTIVITETE Më 16 Maj 1991 u shpall greva e përgjithshme, që nga përmasat ishte greva e parë më e madhe në historinë e popullit tonë, si edhe nga më të rrallat në botë me këtë shtrirje dhe kohëzgjatje