Më datë 26 Mars 2011 u zhvillua aktivi i Tiranës ku u diskutua gjerësisht mbi Paktin Social të lidhur midis tre partnerëve social punëdhënës, punëmarrës dhe qeveri anëtarë të Këshillit Kombëtar të Punës. Në aktiv merrnin pjesë mbi 300 pjesëmarrës të zgjedhur dhe sindikalistë të kryeqytetit. Gjithashtu, në këtë aktiv kishin ardhur edhe përfaqësues të rajoneve të ndryshme të vendit tonë. Raportin mbi aktivitetin e sindikatave të Tiranës duke u ndalur në kontratat kolektive të nivelit të dytë , si edhe impakti i Paktit të Mirëkuptimit Social mbi punëtorët e kryeqytetit e mbajti Kryetari i Tiranës z. Gani Lami .
Presidenti i BSPSH-së Z. Gëzim Kalaja zbërtheu Paktin e Mirëkuptimit Social dhe detyrat që i dalin BSPSH-së për realizimin e këtij pakti. Ai u ndal jo vetëm në përfitimet e punëtorëve shqiptarë, por edhe në strategjinë dhe këmbënguljene BSPSH-së për realizimin nen për nen të marrëveshjes, përgatitjen e BSPSH-së për të paraqitur në takimin e afërt me Qeverinë të gjitha kërkesat e detajuara, të cilat janë miratuar si probleme në Marrëveshjen e Mirëkuptimit.
Klikoni link-un për të shkarkuar te plote PAKTIN E MIRËKUPTIMIT SOCIAL