Pakti i Mirëkuptimit Social me Qeverinë është gjithnjë në vëmendjen e palëve.
Në paragrafin III , Përmirësimi i nivelit të jetesës së punonjësve nëpërmjet :
Pika 3 që flet për rritjen e pagës minimale në shkallë vendi në raport të drejtë me masën e rritjes ekonomike u realizua , paga minimale u rrit në 20 000 lekë nga 19 000 lekë , miratuar nga Partnerët Social , Qeveri , Sindikata , Punëdhënës në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës të datës 12-07-2011 .
Pika 5 lidhur me energjinë elektrike është realizuar . BSPSH ka bërë një luftë të vazhdueshme duke kundërshtuar me ngulm rritjet e herëpasherëshme të energjisë elektrike .
Me shumë përpjekje u arrit vendosja e këtij problemi në paktin Social të lidhur me Qeverinë .
Në muajin Shkurt 2011 u deklarua që nuk do të ketë rritje të energjisë elektrike dhe kjo konsiderohet një realizim i pikës 5 të këtij Pakti .
BSPSH është në bisedime me Qeverinë për pikën 2 dhe 4 të Paktit Social që do të realizohen deri në fund të mandatit të saj .
Pika 2 trajton problemin e rritjes së pagave të punonjësve të arsimit dhe shëndetësisë të “Plotësimit të zotimit për rritjen e pagave të punonjësve të arsimit dhe shëndetësisë, të pensioneve të qytetit dhe fshatit dhe balancimit të pagave dhe pensionve , sipas profesioneve , deri në fund të mandatit qeveritar “.
Ndërsa Pika 4 të miratimit të projektligjit “ Për trajtimin e veçantë të punonjësve të profesioneve të vështira “ , projektligj i cili së shpejti do t’i kalojë Kuvendit të Shqipërisë pas konsultimit që ka bërë BSPSH dhe Sindikatat e interesuara me Ministrinë e Ekonomisë.
Ndryshimet e
- Ligjit 9901 dt. 14-04-2011 “ Mbi Tregtarët dhe Shoqëritë tregtare “ mbas një studimi nga anëtarësia e gjerë sindikaliste e BSPSH-së nëpërmjet mbështetjes së Fondacionit “ Friedrich Ebert Stiftung “ u miratuan dhe u votuan në parim nga Këshilli Kombëtar i Punës datë 12 Korrik 2011 .
Ndryshimet e ligjit të propozuara nga BSPSH do të formulohet për t’u bërë të gatshme për Qeverinë, gjithashtu BSPSH shtoi në Këshillin Kombëtar të Punës edhe hartimin e amendamenteve për Ligjin 10 237 dt. 18-02-2010 “ Per Sigurinë dhe Shëndetin në Punë “.