Më datë 05-02-2013 në selinë e BSPSH u mblodh Këshilli Kombëtar i BSPSH nën drejtimin e Presidentit të BSPSH z. Gëzim Kalaja me rend dite :
1. Raportim nga kryetarët e federatave përbërëse të BSPSH bazuar ne nenin 31 të Statutit të BSPSH:
- Mbi aktivitetet sindikale te federatave të zhvilluara gjatë vitit 2012 , si dhe mbledhjet, tematikat e këshilit kombëtar gjatë këtij viti.
- Gjendja e kontratimit të kontratave të nivelit të parë dhe të dytë dhe zbatimi i tyre.
- Gjendja e numrit të anëtarësisë së federatës
- Vjelja e kuotave sindikale dhe përmbushja e detyrimit statutor ndaj BSPSH-së
2. Raportim nga kryetarët e këshillave sindikal të rretheve të BSPSH bazuar në nenin 28 të statutit të BSPSH:
- Mbi aktivitetet sindikale të këshillit të rrethit gjatë vitit 2012 dhe tematika e mbledhjeve të tyre.
- Gjendja e kontratave të nivelit të dytë të depozituara në zyrat e punës, zbatimi i tyre dhe sa kontrata janë për tu rinovuar për vitin 2013
- Gjendja e numrit të anëtarësisë sipas seksioneve përkatëse
- Si janë marrëdhëniet me zyrat e punës dhe pushtetin lokal
- Informacion mbi ndjekjen e vjeljes se kuotave nga kryetarët e seksioneve të rretheve.
3.Raportim nga forumet e Gruas dhe të Rinisë së BSPSH bazuar në nenin 23 të statutit mbi aktivitetet e zhvilluara nga këto forume , mënyra e organizimit të rrjetit dhe hartimi dhe zbatimi i programeve gjatë vitit 2012.
Me frymën e përgjegjësisë raportuan veprimtarinë e tyre vjetore të gjitha federatat pjesëtare të BSPSH dhe strukturat rajonale. U evidentuan problemet serioze mbi veprimtarinë e BSPSH për përballimin e sfidave dhe problemeve sociale të punëtorëve shqiptar. U hodhën piketat e veprimtarive për këtë vit , i cili është dhe viti i zgjedhjeve në strukturat federative të BSPSH .
Mbas diskutimeve , President i BSPSH bëri konkluzionet e mbledhjes dhe kërkoi nga strukturat e BSPSH që ky vit të shënoi strategjinë gjithëpërfshirëse të sindikalizmit shqiptar në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve dhe përmirësimin e mëtejshëm të problemeve të tyre sociale.