Tashmë ështe traditë që rinia sindikaliste e BSPSH-së të festojë 22 marsin, Ditën e Rinisë Sindikaliste të BSPSH- së.
Kjo ditë simbol i demokracisë në Shqipëri e përzgjedhur nga Presidenti i BSPSH-së z.Gëzim Kalaja simbolizon të gjithë kontributin e rinisë punëtore dhe asaj shkollore për rrëzimin e sistemit komunist dhe zhvillimin e proceseve demokratike në Shqipëri.
Në këtë aktivitet të rëndësishëm morën pjesë rreth 100 anëtarë të Rrjetit Rinor që përfaqësojnë sindikatat e profesioneve të: Minierave ,Arsimit, Shëndetësisë, Tipografisë, Artit, SPILT, Ndërtimit, Telekomit etj.
Aktivi u hap nga znj.Elona Preza , Kryetare e Rrjetit Rinor të BSPSH-së, e cila mbasi i njohu pjesëmarrësit me aktivitetet e zhvilluara të rinisë sindikaliste për vitin 2012 shtroi objektivat dhe detyrat që i dalin këtij Rrjeti mbështetur në Objektivat e Mijëvjeçarit të PNUD (United Nations Development Programme) .
Më pas Presidenti i BSPSH z.Gëzim Kalaja përshëndeti të rinjtë pjesëmarrës në këtë event. Ai i njohu ata me historinë e lëvizjes sindikaliste që nga viti 1991 dhe kontributin e të rinjve në të gjitha arritjet dhe zhvillimet e BSPSH.
Presidenti BSPSH-së duke bashkëbiseduar me të rinjtë shtroi para tyre disa detyra me rëndësi jetike që BSPSH i beson rinisë , si:
• Shtimin e radhëve të sindikatës më anëtarë të rinj dhe pjesëmarrjen e tyre në vendimarrje, detyrë kjo e dalë nga objektivat e Kongresit të V të BSPSH dhe
• zbatimi i detyrave të rëndësishme që dalin nga Deklarata e Mijëvjeçarit :
Gjithashtu , midis të tjerave Presidenti i BSPSH z.Gëzim Kalaja i premtoi Rrjetit Rinor mbështetje të pakufishme për të gjitha aktivitetet si , fushata , aksione që do të zhvillojë rinia në kuadrin e realizimit të objektivave të mijëvjecarit,duke i konsideruar ata, të rinjtë sindikalistë , si e ardhmja për vazhdimin e luftës sindikale në interes të mbrojtjes të të drejtave social-ekonomike të punonjësve sipas standardeve bashkëkohore.
Në këtë ceremoni z. Kalaja i dorëzoi Rrjetit Rinor Flamurin e Rinisë Sindikaliste të BSPSH-së me mbishkrimin: “ 22 Marsi Dita e Rinisë Sindikaliste të BSPSH”
E gjithë seanca e zhvillimit të punimeve të aktivit u shoqërua me sekuencat filmike të ngjarjeve të rëndësishme dhe aksioneve të mëdha sindikaliste të zhvilluara në vitet 1991-1992 për rrëzimin e qeverisë moniste dhe vazhdimin e proçeseve demokratike në Shqipëri.
Gjatë zhvillimit të punimeve morën fjalën të rinj që përfaqësonin profesione të ndryshme ku në fjalët e tyre pasi falenderuan drejtuesit e BSPSH për kujdesin, rëndësinë dhe ndihmësën që i ka dhënë dhe i jep rrjetit rinor,shtruan probleme që ata i shqetësonin në vendet e tyre të punës dhe u angazhuan për zbatimin e objektivave dhe detyrave që do të dalin nga ky aktiv.
Në fund të punimeve aktivi doli me këtë deklaratë:
Klikoni për të shkarkuar DEKLARATE.pdf
Kjo deklaratë u votua dhe u miratua në mënyrë unanime nga të gjithë pjesëmarrësit.
Aktiviteti u mbyll me një marshim të simuluar ku u shprehen objektivat dhe kërkesat që ka rinia sindikaliste gjatë vitit 2013 si:
• E ardhmja që duam!
• Punësimin e të rinjve!
• Punë Dinjitoze - Pagë dinjitoze - Jetë Dinjitoze!
• Pjesëmarja në vendimarrje e të rinjve faktor i rëndësishëm në në politikat sociale për të rinjtë.
Më pas u shtrua nga BSPSH një drekë festive për të gjithë pjesëmarrësit në këtë ditë simbolike .