Në një nga mjediset e Shtëpisë Qëndrore të ushtrisë më dt. 27 prill 2013, të rinj nga qyteti i Tiranës zhvilluan një takim miqësor me Presidentin e BSPSH z. Gëzim Kalaja .
Qëllimi i këtij takimi ishte që të rinjtë nëpërmjet pyetjeve dhe një debati të sqaroheshin për shumë probleme dhe zgjidhje që ata kërkojnë nga sindikata .
Të rinjtë anëtarë të BSPSH –së dhe që aspirojnë për të qënë anëtarë të BSPSH –së, duke njohur arritjet e kësaj sindikate, kërkuan shumë spjegime që z. Kalaja i trajtoi me to dhe duke i dhënë përvojën e tij dhe arritjet e BSPSH-së , të rinjtë krijuan një atmosferë miqësore dhe rinore.
Presidenti i BSPSH , z. Gëzim Kalaja solli në kujtesën e të rinjve kontributin e BSPSH-së për ardhjen e demokracisë në Shqipëri, 18 majin ditën e grevës së përgjithshme , si dhe rolin e pazëvëndësueshëm të BSPSH-së si sindikata më e madhe në Shqipëri që gëzon besimin e punëtorëve shqiptarë , por edhe plotëson aspiratat e rinisë shqiptare.