BSPSH

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Më datë 13.01.2014 në selinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit të BSPSH…

More...

BSPSH i akordon  Kryeministrit Berisha Medaljen e Lartë “Nderi i Sindikalizmit Shqiptar”

More...
100 vjet Shtet Shqiptar

100 vjet Shtet Shqiptar

Shqipëri - Festohet 100 vjetori i pavarësisë

More...
Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Më datë 15 Maj 2012 , Presidenti i Republikës , z. Bamir Topi dekoroi me Medaljen “Pishtari i Demokracisë “…

More...
Një filozofi që qëndron aktuale...

Një filozofi që qëndron aktuale...

Popullit, zot të fateve të tij, popullit, të aftë të mendojë, i ka hije të luftojë jo me armë, por…

More...
Dekorimi i BSPSH-së

Dekorimi i BSPSH-së

Presidenti Topi dekoron Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” për kontribut te çmuar…

More...
20 vjet BSPSH

20 vjet BSPSH

Image taken from the movie "The Kingdom"

Me date 16 Shkurt u festua 20 - vjetori i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura te Shqipërisë

More...
Protestë e Minatorëve

Protestë e Minatorëve

Image taken from the movie "Transformers"

Protestë me Minatorët e Minjerës së Selenicës në Vlore

More...
Takim i përzëmërt miqsh

Takim i përzëmërt miqsh

Z.Les Valesa Presidenti i pare dhe themeluesi i Solidarnosit, si dhe President i shtetit Polak në një takim të përzëmërt…

More...
Frontpage Slideshow | Copyright © 2006-2010 JoomlaWorks, a business unit of Nuevvo Webware Ltd.

Festohet 22 marsi, dita e rinisë së BSPSH dhe e fitores së demokracisë në Shqipëri

E-mail Print PDF
There are no translations available.

Kalaja:  Mbështetje maksimale për Forumin Rinor

 “Nuk mund të ketë lëvizje dhe zhvillim pa pjesëmarrjen e rinisë, federatat të shtojnë me shpejtësi radhët me të rinj e të reja”
22-03-14

Më 22 mars në ambientet e hotel “Tropikal” në Durrës u organizua një takim në nderim të ditës së rinisë së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dhe  fitores së demokracisë në Shqipëri. Fjalën e hapjes  e mbajti kryetarja e Forumit Rinor të BSPSH, znj. Elona Preza e cila ndërmjet të tjera u shpreh se në këtë 22 Mars mbushen plot 22 vjet nga dita e fitores së demokracisë në Shqipëri dhe tre vjet nga shpallja si Dita e Rinisë Sindikaliste të BSPSH.

“Ne jemi krenarë për kontributin e çmuar të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë dhe liderit të tyre historik Presidentit tonë z. Gëzim Kalaja, si dhe të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë,  për triumfin e demokracisë në Shqipëri duke detyruar dorëheqjen e qeverisë, realizimin e zgjedhjeve të para pluraliste- demokratike dhe fitoren e forcave demokratike në pushtet” –tha znj. Preza duke shtuar se BSPSH ka një komunikim të vazhdueshëm me të rinjtë sindikalistë nëpërmjet Rrjetit Rinor ku vazhdimisht merret mendimi i tyre për problemet të ndryshme. Po sipas saj, përpara Rrjetit Rinor dalin disa detyra me rëndësi jetike  në vazhdimësi si: shtimi i radhëve të sindikatës me anëtarë të rinj  dhe pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje, detyrë  kjo e  dalë nga objektivat e Kongresit të V të BSPSH. Gjithashtu , zbatimi i detyrave të rëndësishme që dalin nga Deklarata e Mijëvjeçarit të cilat kërkojnë angazhim nga ana e rrjetit rinor për krijimin e hapësirave për pjesëmarrje aktive në zhvillimin ekonomik të vendit dhe demokratizimin e shoqërisë, aftësim dhe dije gjatë gjithë jetës nëpërmjet arsimimit profesional dhe kualifikimit të vazhueshëm, punë dhe pagë të denjë  e siguri në vendin e punës, partneritet për problemet sociale dhe punësim për të rinjtë, integrim në shoqërinë europiane nëpërmjet punës dhe të mësuarit.

Më pas përshëndeti takimin drejtoresha e Shkollës Sindikale të BSPSH së, znj. Hiqmete Daja e cila tha se kjo është një ditë e veçantë ku dhe ata që themeluan BSPSH-në bëhen “të rinj”. Ajo vlerësoi kontributin e grave në ato ditë të vështira, duke theksuar se ndjehet krenare që ka punuar dhe punon me z. Kalaja. Ndërsa ish kryetari i komisionit nismëtar të BSPSH për Tiranën, z. Hiqmet Melasi u shpreh se sindikatë do të thotë solidaritet dhe se BSPSH përfaqëson forcën më të madhe sindikale në Shqipëri. Takimin e përshëndeti dhe Leonora Lokaj e Forumit Rinor të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Më pas Gjon Zeka i BSP Pukë, Nevrus Kaptelli Presidenti i SPASH, Imer Yzeiri i BSP Vlorë dhe Agim Lamja sollën në vëmendje të pjesëmarrësve ditët e vështira të 1991-it deri në mars të 1992 –it.
22-03-14-2

Të rinjtë që përshëndetën takimin, me tone optimiste u shprehën se kanë gjetur tek BSPSH institucionin serioz dhe mbështetësin e pakursyer për rininë.
22-03-14-3

Në fjalën e tij presidenti i BSPSH , z. Gëzim Kalaja u shpreh se  liria nuk i përket një individi, por një kombi. Sipas tij, historia e BSPSH flet vetë dhe se krenaria për të  na bllokon në gjoks frymëmarrjen. Ai solli në vëmendje për të pranishmit se duhet të rishikohen tekstet shkollore  të cilat kanë vetëm 2 rreshta për kontributin e BSPSH-së. Në përgjigje të kërkesave të parafolësve, z. Kalaja u shpreh se BSPSH-ja duhet të këtë librin e saj historik, ku të jenë të evidentuara kontributet e të gjithëve. Në këtë ditë të shënuar Presidenti i BSPSH deklaroi se të rinjtë kanë gjetur dhe do të gjejnë tek institucioni që ai drejton mbështetësin  e palëkundur në veprimtarinë e tyre dhe se i takon federatave në përbërje të BSPSH-së të punojnë me shpejtësi për të zgjeruar anëtarësinë me të rinj dhe të reja. Në  këtë takim  i cili u shoqërua dhe me sekuenca filmike të protestave të organizuara nga BSPSH dhe sindikata e autoveturave 8 + 1, z. Kalaja deklaroi se lëvizjet e fundit bënë që të tronditet qeveria. Gjatë kësaj periudhe BSPSH tregoi se është oponenca e vetme e qeverisë. “Protesta është shpirti i lirisë dhe e drejta universale e çdo individi. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krye të punonjësve derisa kjo qeveri të realizojë kërkesat tona”- tha z. Kalaja duke shtuar se do të respektohet vota e 23 qershorit dhe se BSPSH nuk është për dorëheqjen e qeverisë, por që kjo e fundit të ulet në tryezën e dialogut. Përsa i përket marrëveshjes së qeverisë me FMN e cila u bë publike në media ai theksoi se aty mungon vetëm taksa për të marrë ajër dhe se BSPSH është kundër rritjes së taksave, të çmimit të energjisë dhe moshës së pensionit.
22-03-14-4

 

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin 2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një ndër konfederatat më të mëdha sindikale në vendin tonë që prej themelimit ka dhënë dhe jep kontributin e saj në zhvillimin e proçeseve demokratike, në garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut duke i konsideruar reformat të domosdoshme për përparimin ekonomik të vendit, për të realizuar dhe për të përshpejtuar objektivat e integrimit të Shqipërisë në BE. Parimi themelor i veprimtarisë së B.S.P.SH-së ka qënë...

AlbanianEnglish (United Kingdom)

Të rejat e BSPSH

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet …

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një nd...

Hapet fushata e zgjedhjeve në SPMSH

Hapet fushata e zgjedhjeve në  SPMSH

Mblidhet Konferenca  e 7-të e Sindikatës së Pavarur të Min...

Ratifiko Konventen e ILO C190

 

Partneret

afl-cio-partner Faqja elektronike në internet e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë mundesohet falë mbështetjes financiare të Qëndrës së Solidaritetit të Sindikatave Amerikane AFL-CIO.


ituc logo2BSPSH eshte anetare e ITUC

Gazeta Sindikalisti

Connect with us

  • fbBSPSH
  • fbRrjeti Rinor
  • tw
  • rss
  • in

Contact us

  • Add:Rruga e Kavajes, Ish - Ndermarrja Gjeologjike
    Tirane,
    Albania
  • Tel: +355 4 2 472154
  • Tel: +355 4 2 227579
  • Email:info@bspsh.org.al
You are here Home Rreth BSPSH AKTIVITETE Festohet 22 marsi, dita e rinisë së BSPSH dhe e fitores së demokracisë në Shqipëri