“Siguria dhe Shëndeti në Punë në Sektorin Minerar. Roli i sindikatës në çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punee”. Me këtë moto, në datat 2-3 shtator 2015, nee ambjentet e hotel “Imperial” në Elbasan u organizua një seminar ku morën pjesë përfaqësues të të gjitha minierave të Shqipërisë.
Ky seminar u organizua nga Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Shqipërisë, me mbështetjen e Konfederatës Botërore të Sindikatave ITUC/PERC. Ishin të pranishëm Presidenti i SPMSH dhe BSPSH, z. Gëzim Kalaja; përfaqësuesja e ITUC- PERC, znj. Enisa Vranac Salimovic; z. Ndoc Uci, përfaqësuesi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Manohasa; znj. Xhilda Papajani, si dhe ekspertët Frosina Gjino dhe ekspertja ligjore, av. Arjola Alika; si dhe administratori i kompanisë më të madhe të çimentos në Shqipëri, z. Charli Bown.
Ky seminar pati një rëndësi të veçantë sepse temat e trajtuara nga lidershipi i SPMSH-së, Kalaja dhe lektorët, janë aktuale. Një rëndësi e veçantë iu kushtua gjithashtu edhe marrjes së masave për të parandaluar rrezikun në miniera.
Kështu, në këtë takim u vlerësua se në minierat e Shqipëisë ku është e pranishme SPMSH-ja, zbatohet me përpikmëri legjislacioni i sigurisë dhe shëndetit në punë duke mos patur humbje jete. Minatorët e pranishëm dhe përfaqësuesit e ITUC-së përgëzuan iniciativën më të fundit të presidentit të SPMSH dhe BSPSH, Gëzim Kalaja për të dalë 55 vjeç në pension edhe minatorët e vitit 1995 që përfituan pension të parakohshëm.