Kalaja: Studentët sollën pluralizmin, SPMSH dhe BSPSH përmbysën regjimin komunist në Shqipëri. Kjo është e vërteta historike
Më 8 Dhjetor 2015, Presidenti i BSPSH z. Gëzim Kalaja dhe 9 përfaqësues të tjerë të BSPSH morën pjesë në tre aktivitetet që organizoi Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani me rastin e 25 vjetorit të rënies së komunizmit në Shqipëri. Në konferencën "Shqipëria dhe Europa, 25 vite nga rënia e komunizmit" u vlerësua roli i BSPSH dhe SPMSH dhe kontributi i veçantë i Presidentit Gëzim Kalaja në rrëzimin e komunizmit në Shqipëri.
Pas këtij aktiviteti, përfaqësuesit e BSPSH-së ishin të ftuar në koncertin e organizuar në Akademinë e Arteve në Tiranë. Kjo ditë u finalizua me darkën “gala” në Pallatin e Brigadave, ku Presidenti i Republikës dha medalje për disa nga personalitetet qe kontribuuan në rrëzimin e diktaturës më të egër në Europë. Presidenti i BSPSH z. Gëzim Kalaja pati takime të veçanta me Presidentin e Republikës z. Bujar Nishani, Ambasadorin e SHBA në Shqipëri z. Donald Lu, me znj. Doris Pack etj, të cilët dhanë konsideratat e tyre për BSPSH-në.