Presidenti i BSPSH Gëzim Kalaja mori pjesë në seminarin rajonal të organizuar nga EZA në Ohër më 7-10 Shtator 2016. Në këtë takim drejtuesit e sindikatave të vendeve të ballkanit prezantuan përvojat e tyre përsa i përket dialogut social dhe rrugët që duhet të ndiqen që ai të jetë i vazhdueshëm dhe produktiv. Vlen të theksohet se ky event pati jehonë në media kryesisht në “O2 Телевизија”. Gjatë intervistës së dhënë për këtë televizion, Presidenti i BSPSH Gëzim Kalaja u shpreh ndërmjet të tjerave se takime të tilla janë shumë të rëndësishme për sindikatat e rajonit tonë.