Më datë 7 qershor 2014 zhvilloi punimet Konferenca Zgjedhore e BSPSH-së Pukë në kuadrin e zbatimit të programit të fushatës zgjedhore të Kongresit të 6-të të BSPSH-së .
Në konferencë morën pjesë 50 delegatë përfaqësues të 12 seksioneve profesionale të BSPSH të rrethit Pukë .
Në Konferencë asistoi dhe President i BSPSH z. Gëzim Kalaja , monitoruesi i Konferencave zgjedhore Sekretari Organizativ i BSPSH z. Koço Jani dhe i ftuar Drejtori i Zyrës së Punës rrethit Pukë .
Raportin në emër të Këshillit Sindikal të Rrethit Pukë e paraqiti z. Gjon Zeka , i cili u bëri të njohur delegatëve aktivitetin 5 vjeçar të Këshillt Sindikal të Rrethit Pukë. Nga raporti u theksua dhe u vlerësua marrëdhëniet e mira të partneritetit dhe dialogut social me punëdhënësit e konkretizuar kjo me lidhjen dhe zbatimin në praktik të 12 kontratave kolektive sipas profesioneve përkatëse të anëtarësisë sindikale të rrethit Pukë.
Rreth problemeve kryesore të trajtuara nga raporti pati dhe diskutime nga delegatët të cilët , përveç vlerësimit të punës së mirë të bërë gjatë 5 vjeçarit nga drejtuesit e sindikatës , parashtruan para Konferencës dhe ankesa në drejtim të Zyrës së Punës dhe Inspektoriatit për mosrespektim të dispozitave të Kodit të Punës sidomos të pushimeve nga puna të punonjësve të ndërmarrjes pyjore.
Konferencën zgjedhore të sindikatës së rrethit Pukë e përshëndeti dhe Presidenti i BSPSH-së z. Gëzim Kalaja, i cili mbasi vlerësoi punën e mirë dhe veprimtarinë e Këshillit Sindikal të Rrethit , theksoi rëndësinë e vlerësimit dhe realizimit të detyrave dhe vendimeve të Asamblesë dhe Këshillit Kombëtar të BSPSH-së , si dhe objektivat dhe drejtimet kryesore të politikës sindikale të BSPSH-së në planin politiko-organizativ dhe social –ekonomik për 5 vjeçarin e ardhshëm.
Gjithashtu, z. Kalaja midis të tjerave vlerësoi punën e mirë të Këshillit Sindikal të Minierës Pukë në zgjidhjen e problemit të papunësisë në minierën dhe fabrikën e pasurimit të bakrit, në marrëveshjet dhe dialog të ndërsjelltë me punëdhënësit.
Në fund të fjalës së tij, z. Kalaja u bëri të ditur të gjithë delegatëve të Konferencës se dhe në të ardhmen, drejtuesit e forumeve qëndrore të BSPSH-së do të anagazhohen në mënyrë të pandërprerë për realizimin e kërkesave social-ekonomike në përgjithësi , si dhe realizimin konkret të objektivit të marrë nga Sindikata e Minierave të Shqipërisë për uljen e moshës së daljes në pension për punonjësit minatorë të nëntokës në veçanti.
Në fund Konferenca kaloi procedurën e votimit nën monitorimin e BSPSH-së drejtuar nga Sekretari Organizativ Koço Jani.
Delegatët e Konferencës në mënyrë unanime zgjodhën Kryetar të BSPSH-së Dega Pukë z. Gjon Zeka.
Me rastin e mbylljes së punimeve të Konferencës e mori fjalën Kryetari i rizgjedhur i cili, përshëndeti të gjithë delegatët për besimin e treguar ndaj tij dhe kaloi në votimin dhe miratim Rezolutën e Konferencës për 5 vjeçarin e ardhshëm.