Berat, 14 Nëntor 2011
Në këtë aktivitet merrnin pjesë 21të rinj sindikalistë, kryesisht të rinj të kualifikuar për të punuar në fushën e turizmit, si dhe drejtues të sindikatave të rajonit të Beratit . Nëpërmjet temave të përgatitura trajtuan probleme të organizimit dhe funksionimit të sindikatave në vendin tonë, njohjen e pjesëmarrësve me të drejtat që kanë punëmarrësit në vendin tonë , të cilat burojnë nga legjislacioni aktual të marrëdhënieve të punës, si Kodi i Punës , Ligji për sigurimet shoqërore e shëndetësore, si dhe aktet e tjera nënligjore , Gjithashtu, nga sindikatat italiane të Rajonit të Lombardisë u zbërthyen materiale lidhur me turizmin, rëndësinë e tij për ekonominë e një vendi, për sindikatat e turizmit të Italisë, etj.
SEMINAR FINANCUAR NGA PROJEKTI ITALIAN