Në këtë seminar morrën pjesë 30 sindikalistë, kryesisht kryetarë të sindikatave të të ndërmarrjeve të sektorit të minierave, arsimit, ujësjellësit, të postës,të energjitikës, të Uzinës së ferrokromit, të OST etj,si dhe anëtarë të këshillit drejtues të sindikatave të rrethit të Matit. Gjithashtu mernin pjesë edhe përfaqësues nga Zyra e Punës Mat.
Në këtë veprimtari u trajtuan problemet e krizës financiare globale, pasojat e saj në ekonominë botërore, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në influencat e kësaj krize në ekonominë e vendit tonë dhe roli që duhet të luajnë sindikatat për të rritur bashkëpunimin me punëdhënësit nëpërmjet rritjes së ndjeshmërisë sociale në kushtet e krizës, duke u ndalur në zbërthimin e strategjisë së BSPSH-së, si dhe të rekomandimeve të PERC-ut për detyrat e sindikatave në kushtet aktuale social-ekonomike.
Gjithashtu, u trajtuan edhe probleme të tregut të punës të këtij rrethi, si dhe problemet që kanë të bëjnë me funksionimin më të mirë të dialogut social në nivel lokal me Zyrën e Punës dhe punëdhënësit për kontraktimet kolektive dhe për formimin profesional në kuadër të organizimit dhe funksionimit të kurseve dhe shkollave profesionale, brenda biznesit privat .
Në këtë veprimtari merrte pjesë edhe Presidenti i BSPSH-së, zoti Gëzim Kalaja, i cili u ndal në mënyrë të veçantë në strategjinë dhe përpjekjet e BSPSH-së për të ndërtuar një dialog sa më konstruktiv me partnerët socialë, në nivel qëndror dhe lokal, për të ruajtur stabilitetin ekonomik, mbrojtjen e vendeve të punës, të nivelit ekzistues të pagave, si edhe rolin e sindikatës në kohë krizash. etj.
SEMINAR RAJONAL ZHVILLUAR NË RRETHIN E BURRELI T FINANCUAR NGA FONDACIONI FRIEDRICH EBERT STIFTUNG