BSPSH

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Më datë 13.01.2014 në selinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit të BSPSH…

More...

BSPSH i akordon  Kryeministrit Berisha Medaljen e Lartë “Nderi i Sindikalizmit Shqiptar”

More...
100 vjet Shtet Shqiptar

100 vjet Shtet Shqiptar

Shqipëri - Festohet 100 vjetori i pavarësisë

More...
Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Më datë 15 Maj 2012 , Presidenti i Republikës , z. Bamir Topi dekoroi me Medaljen “Pishtari i Demokracisë “…

More...
Një filozofi që qëndron aktuale...

Një filozofi që qëndron aktuale...

Popullit, zot të fateve të tij, popullit, të aftë të mendojë, i ka hije të luftojë jo me armë, por…

More...
Dekorimi i BSPSH-së

Dekorimi i BSPSH-së

Presidenti Topi dekoron Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” për kontribut te çmuar…

More...
20 vjet BSPSH

20 vjet BSPSH

Image taken from the movie "The Kingdom"

Me date 16 Shkurt u festua 20 - vjetori i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura te Shqipërisë

More...
Protestë e Minatorëve

Protestë e Minatorëve

Image taken from the movie "Transformers"

Protestë me Minatorët e Minjerës së Selenicës në Vlore

More...
Takim i përzëmërt miqsh

Takim i përzëmërt miqsh

Z.Les Valesa Presidenti i pare dhe themeluesi i Solidarnosit, si dhe President i shtetit Polak në një takim të përzëmërt…

More...
Frontpage Slideshow | Copyright © 2006-2010 JoomlaWorks, a business unit of Nuevvo Webware Ltd.

27 qershor 2014, KONFERENCAT ZGJEDHORE BSP LUSHNJE DHE FIER

E-mail Print PDF

Në kuadrin e zbatimit të programit të fushatës zgjedhore për Kongresin e 6të të BSPSH-së në Fier dhe Lushnje, më datën 27 qershor 2014 u mblodhen Konferenca e 6të e BSPSH –së  Lushnje dhe Fier, me pjesëmarrjen e  35  delegatëve përfaqësues të 12 seksioneve profesionale të sindikatave te Rrethit Lushnje me nje anetaresi prej 2772 anetare  dhe  me  pjesemarrje te 40 delegateve  qe perfaqesojne 7 seksione profesionale te sindikatave te Rrethit Fier me nje anetaresi prej 1453 anetaresh. Në Konferencat  asistuan te deleguarit e Keshillit Kombëtar të BSPSH-së Presidenti i saj z. Gëzim Kalaja,  z. Sami Kariqi Zv/ President i BSPSH, si dhe monitoruesi i konferencave zgjedhore Sekretari Organizativ Koço Jani, si dhe Drejtoresha e Departamentit Juridik  Arjola Alika. Në emër të Këshillave Sindikale të BSPSH te rretheve mbi aktivitetin e organizatave u paraqiten raportet  nga znj. Hatixhe Boriçi, Kryetare e BSP të Rrethit  Lushnje  dhe z. Shpetim Sina, Kryetar i BSP  te Rrethit Fier.


Delegatet e Konferencave, u njohen me aktivitetet me te rendesishme qe jane zhvilluar qe nga vitit 2010 e ne vazhdim. Drejtuesit e BSP te Lushnjes dhe Fierit ne raportet e tyre u perqendruan ne realizimin e objektivave si me poshte: Ne njohjen dhe zbatimin e vendimeve te Forumeve Qendrore te BSPSH nga te gjitha strukturat sindikale te profesioneve te cilat kane gjalleruar aktivitetet organizative dhe kane ndikuar pozitivisht ne rritjen e kerkesave per nje mbrojtje me efektive te anetaresise sindikale ne çeshtjet me te rendesishme social- ekonomike.
Ne bashkepunimin me efektiv ne kuadrin e dialogut social me punedhenesin  publik dhe privat, me zyrat vendore te punes, te cilat jane konkretizuar ne praktike me lidhjen e 12 kontratave kolektive ne nivel seksioni, qe perfaqesojne te gjithe anetaresine sindikale te Rrethit Lushnje si dhe me lidhjen e 7 kontratave kolektive te seksione profesionale te Rrethit Fier.
Gjithashtu ne raportet u permenden shembujt faktike te mbrojtes se interesave kolektive te punonjesve ne pergjithesi, siç ishte protesta e drejtuesve te autoveturave 8 + 1 ose ne veçanti raste te mbrojtjes se individeve siç ishin rastet e largimit nga puna te Kryetarit te Sindikes se Shendetesise, z. Ferdinand Zdrava dhe kryetares se Sindikates se Post- Telekomit Fier  znj. Vaide Majaci.
Ne raportet e paraqitura pati edhe kritika siç ishin rastet e mospagimit te kuotave sindikale nga disa struktura profesionale ku kryetaret e keshillave te rretheve perkatese ju bene thirrje gjithe anetaresise, Keshillave Sindikale te ndermarrjeve qe krahas detyrave per mbrojtjen e interesave social- ekonomike te angazhoheshin me shume per detyrimet qe kane ndaj sindikates, siç eshte shlyerja e kontributeve sindikale.
Konferencat e  BSP te rretheve Lushnje dhe Fier, u pershendeten nga Presidenti i BSPSH z. Gezim Kalaja ku midis te tjerave ai vleresoi punen e mire te Keshillave te Rretheve dhe ne veçanti te drejtueses se Keshillit Sindikal te Lushnjes, znj. Hatixhe Boriçi. Presidenti i BSPSH kerkoi impenjim dhe gjallerim te metejshem te strukturave sindikale te ndermarrjeve per te shtuar anetaresine sindikale me anetare te rinj si dhe rritje dhe forcim te ndjenjes se solidaritetit midis anetaresise sindikale ne pergjithesi. Gjithashtu,  z. Kalaja ju beri prezent delegateve  qendrimet qe ka mbajtur dhe mban BSPSH-ja ndaj marreveshjes se qeverise me FMN.  Presidenti i BSPSH i njohu pjesemarresit e Konferencave me qendrimet e BSPSH ndaj reformes se pensioneve, duke theksuar mospranimin e ngritjes se moshes se daljes ne pension per burrat mbi 65 vjeç dhe grate mbi 63 vjeç. Ne fund Konferencat zgjedhore kaluan ne procedurat e votimit per zgjedhjen e drejtuesave te rinj te Keshillave sindikale te rretheve, si dhe te deklarimit te votave me mandate perfaqesimi per kandidatin per president te BSPSH. Procedurat u zbatuan ne menyre korrekte nga komisioni i votimit nen monitorimin e perfaqesuesve te Sekretariatit te Organizmit. Ne emer  te Komisionit te Votimit te Konferences Zgjedhore te Lushnjes, Kryetari i Komisionit shpalli drejtuesin e ri te zgjedhur znj. Hatixhe Boriçi, ndersa Komisioni i Votimit i Konferences Zgjedhore Fier shpalli drejtuesin e ri te zgjedhur  z. Shpetim Sina.

foto-lushnje-S foto-konferenca-fier-S foto-konferenca-fier-2-S
     
 

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin 2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një ndër konfederatat më të mëdha sindikale në vendin tonë që prej themelimit ka dhënë dhe jep kontributin e saj në zhvillimin e proçeseve demokratike, në garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut duke i konsideruar reformat të domosdoshme për përparimin ekonomik të vendit, për të realizuar dhe për të përshpejtuar objektivat e integrimit të Shqipërisë në BE. Parimi themelor i veprimtarisë së B.S.P.SH-së ka qënë...

AlbanianEnglish (United Kingdom)

Të rejat e BSPSH

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet …

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një nd...

Hapet fushata e zgjedhjeve në SPMSH

Hapet fushata e zgjedhjeve në  SPMSH

Mblidhet Konferenca  e 7-të e Sindikatës së Pavarur të Min...

Partneret

afl-cio-partner Faqja elektronike në internet e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë mundesohet falë mbështetjes financiare të Qëndrës së Solidaritetit të Sindikatave Amerikane AFL-CIO.


ituc logo2BSPSH eshte anetare e ITUC

Gazeta Sindikalisti

Connect with us

  • fbBSPSH
  • fbRrjeti Rinor
  • tw
  • rss
  • in

Contact us

  • Add:Rruga e Kavajes, Ish - Ndermarrja Gjeologjike
    Tirane,
    Albania
  • Tel: +355 4 2 472154
  • Tel: +355 4 2 227579
  • Email:info@bspsh.org.al
You are here Home Kongresi i VI I BSPSH 27 qershor 2014, KONFERENCAT ZGJEDHORE BSP LUSHNJE DHE FIER