BSPSH

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Më datë 13.01.2014 në selinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit të BSPSH…

More...

BSPSH i akordon  Kryeministrit Berisha Medaljen e Lartë “Nderi i Sindikalizmit Shqiptar”

More...
100 vjet Shtet Shqiptar

100 vjet Shtet Shqiptar

Shqipëri - Festohet 100 vjetori i pavarësisë

More...
Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Më datë 15 Maj 2012 , Presidenti i Republikës , z. Bamir Topi dekoroi me Medaljen “Pishtari i Demokracisë “…

More...
Një filozofi që qëndron aktuale...

Një filozofi që qëndron aktuale...

Popullit, zot të fateve të tij, popullit, të aftë të mendojë, i ka hije të luftojë jo me armë, por…

More...
Dekorimi i BSPSH-së

Dekorimi i BSPSH-së

Presidenti Topi dekoron Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” për kontribut te çmuar…

More...
20 vjet BSPSH

20 vjet BSPSH

Image taken from the movie "The Kingdom"

Me date 16 Shkurt u festua 20 - vjetori i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura te Shqipërisë

More...
Protestë e Minatorëve

Protestë e Minatorëve

Image taken from the movie "Transformers"

Protestë me Minatorët e Minjerës së Selenicës në Vlore

More...
Takim i përzëmërt miqsh

Takim i përzëmërt miqsh

Z.Les Valesa Presidenti i pare dhe themeluesi i Solidarnosit, si dhe President i shtetit Polak në një takim të përzëmërt…

More...
Frontpage Slideshow | Copyright © 2006-2010 JoomlaWorks, a business unit of Nuevvo Webware Ltd.

9 Gusht 2014, KONFERENCA ZGJEDHORE E BSPSH RAJONI SHKODËR

E-mail Print PDF

Më datën 9 Gusht 2014, u zhvillua Konferenca Zgjedhore e BSPSH-së, Rajoni Shkodër, në zbatim të programit të fushatës zgjedhore, në kuadrin e Kongresit të VI të BSPSH-së, me pjesëmarrjen e 100 delegatëve që përfaqësojnë 3159 anëtarë të  seksioneve  profesionale të këtij rajoni. Në konferencë mori pjesë  Presidenti i BSPSH-së, zoti Gëzim Kalaja si dhe monitoruesi i konferencave zgjedhore të  rajoneve dhe rretheve, Sekretari Organizativ i BSPSH-së, zoti Koço Jani. Raportin në emër të Këshillit Sindikal të Rajonit Shkodër, mbi aktivitetin 5 vjeçar të organizatës sindikale të rajonit, e mbajti zoti Albert Tuka, i cili raportoi mbi aktivitetin sindikalist të Këshillit Sindikal të rajonit dhe seksioneve profesionale të anëtarësisë sindikale. Në raport u trajtuan problemet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave social- ekonomike të punonjësve, e konkretizuar  kjo me nënshkrimin e kontratave kolektive,  me punëdhënësit publik dhe sipërmarrësit privatë,  me organizimin e protestave për punonjësit e transportit të autoveturave 8+1, ndaj pezullimit të veprimtarisë së tyre, me automjet jasht qarkut si dhe punonjësve të sindikatës së tregëtarëve të vegjël. Rreth raportit të Këshillit Sindikal pati pyetje dhe diskutime nga delegatët, të cilët në përgjithësi ngritën çështje të organizimit më të mirë të punës së strukturave drejtuese të rrethit e të federatave sidomos në drejtim  të mbrojtjes të punonjësve nga largimet nga puna dhe ato të përmirësimit të kushteve të punës. Konferencën e përshëndeti edhe Presidenti i BSPSH-së, zoti Gëzim Kalaja, ku midis të tjerave vlerësoi punën e mirë të Këshillit Sindikal të Rrethit dhe  të këshillave sindikale të seksioneve profesionale. Presidenti i BSPSH-së, në fjalën e tij, theksoi përmirësimin e mëtejshëm të punës koordinuese midis strukturave drejtuese te rrethit e federatave, për të realizuar më mirë objektivin kryesor të sindikatës mbrojtjen e të drejtave të punonjësve, sidomos në situatën aktuale  të masave shtrënguese që ka marrë dhe po merr  qeveria me rritjen e çmimeve dhe vendosjen e taksave të reja sipas programit qeveritar të miratuar edhe nga FMN. Gjithashtu zoti Kalaja  i njohu pjesëmarrësit e Konferencës me politikat e qeverisë për reformën në fushën e pensioneve, si dhe me  qëndrimet e BSPSH-së ndaj skemës së sigurimeve shoqërore si ato të mosngritjes së moshës së daljes në pension, për gratë mbi 63 vjeç dhe për burrat mbi 65 vjeç si dhe për ndryshimin e formulës së llogaritjes së pensionit jo mbi bazën e pensionit social por mbi bazën e pagës minimale gjë që do të influencojë në ruajtjen e pensioneve të ulëta për ata pensionistë që do të dalin në pension pas 1 janarit 2015.  Në përfundim,  Konferenca zgjedhore e Rajonit Shkodër,  vazhdoi me procedurat e votimit për drejtuesin e ri të Këshillit Sindikal  si dhe të deklarimit të votave me mandate përfaqësimi për kandidatët për President të BSPSH-së. Komisioni i votimit, mbas verifikimit të votave shpalli drejtuesin e Këshillit Sindikal të Rajonit Shkodër, zotin Albert Tuka.

foto-shkoder-120914-00-S foto-shkoder-120914-01-S foto-shkoder-120914-02-S
     
foto-shkoder-120914-03-S foto-shkoder-120914-04-S foto-shkoder-120914-05-S
 

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin 2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një ndër konfederatat më të mëdha sindikale në vendin tonë që prej themelimit ka dhënë dhe jep kontributin e saj në zhvillimin e proçeseve demokratike, në garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut duke i konsideruar reformat të domosdoshme për përparimin ekonomik të vendit, për të realizuar dhe për të përshpejtuar objektivat e integrimit të Shqipërisë në BE. Parimi themelor i veprimtarisë së B.S.P.SH-së ka qënë...

AlbanianEnglish (United Kingdom)

Të rejat e BSPSH

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet …

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një nd...

Hapet fushata e zgjedhjeve në SPMSH

Hapet fushata e zgjedhjeve në  SPMSH

Mblidhet Konferenca  e 7-të e Sindikatës së Pavarur të Min...

Partneret

afl-cio-partner Faqja elektronike në internet e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë mundesohet falë mbështetjes financiare të Qëndrës së Solidaritetit të Sindikatave Amerikane AFL-CIO.


ituc logo2BSPSH eshte anetare e ITUC

Gazeta Sindikalisti

Connect with us

  • fbBSPSH
  • fbRrjeti Rinor
  • tw
  • rss
  • in

Contact us

  • Add:Rruga e Kavajes, Ish - Ndermarrja Gjeologjike
    Tirane,
    Albania
  • Tel: +355 4 2 472154
  • Tel: +355 4 2 227579
  • Email:info@bspsh.org.al
You are here Home Kongresi i VI I BSPSH 9 Gusht 2014, KONFERENCA ZGJEDHORE E BSPSH RAJONI SHKODËR