
U dekorua zj. Hyqmete Daja , z. Engjëll Çollaku , z. Ahmet Kateshi dhe z. Gjon Zeka ( Paloka) me këtë motivacion : “Për kontribut në Lëvizjen Demokratike dhe Sindikaliste qysh nga viti 90 duke marrë pjesë aktive në organizimin e Grevës së Përgjithshme dhe në rrëzimin e simboleve komuniste më 20 Shkurt 1991, në krijimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë që mbështetën fuqishëm grevat e urisë së minatorëve dhe të studentëve”.