BSPSH

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Më datë 13.01.2014 në selinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit të BSPSH…

More...

BSPSH i akordon  Kryeministrit Berisha Medaljen e Lartë “Nderi i Sindikalizmit Shqiptar”

More...
100 vjet Shtet Shqiptar

100 vjet Shtet Shqiptar

Shqipëri - Festohet 100 vjetori i pavarësisë

More...
Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Më datë 15 Maj 2012 , Presidenti i Republikës , z. Bamir Topi dekoroi me Medaljen “Pishtari i Demokracisë “…

More...
Një filozofi që qëndron aktuale...

Një filozofi që qëndron aktuale...

Popullit, zot të fateve të tij, popullit, të aftë të mendojë, i ka hije të luftojë jo me armë, por…

More...
Dekorimi i BSPSH-së

Dekorimi i BSPSH-së

Presidenti Topi dekoron Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” për kontribut te çmuar…

More...
20 vjet BSPSH

20 vjet BSPSH

Image taken from the movie "The Kingdom"

Me date 16 Shkurt u festua 20 - vjetori i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura te Shqipërisë

More...
Protestë e Minatorëve

Protestë e Minatorëve

Image taken from the movie "Transformers"

Protestë me Minatorët e Minjerës së Selenicës në Vlore

More...
Takim i përzëmërt miqsh

Takim i përzëmërt miqsh

Z.Les Valesa Presidenti i pare dhe themeluesi i Solidarnosit, si dhe President i shtetit Polak në një takim të përzëmërt…

More...
Frontpage Slideshow | Copyright © 2006-2010 JoomlaWorks, a business unit of Nuevvo Webware Ltd.

Protestë e madhe e BSPSh-së për mbrojtjen e interesave jetësore të punëtorëve të fabrikave të çimentos për anullimin e vendimit mbi tarifën doganore prej 35% të çimentos, si dhe heqjen e taksës doganore midis Shqise e Kosoves

E-mail Print PDF

proteste-korrik-2012Më datë 11 Qershor 2012 Ministrja e Ekonomisë dhe Tregtisë së Kosovës, Mimoza Kusari – Lila, nxori vendimin mbi tarifën tatimore 35% të çimentos.

Për këtë vendim që dëmtonte shumë punëtorët e fabrikave të çimentos menjëherë reagoi Bashkimi i Sindikatve të Pavarura të Shqipërisë , i cili në mbrojtje të interesave të mbi 1000 punëtorëve të tre fabrikave të çimentos kundërshtoi mënjëherë këtë vendim duke iu drejtuar më datë 15.06.2012 Kryeministrit të Shqipërisë , z. Sali Berisha, Kryeministrit të Kosovës z. Hashim Thaçi , Ministres së Ekonomisë dhe Tregtisë së Kosovës Mimoza Kusari – Lila , si dhe Ambasadorit  të Republikës së Kosovës, z. Sylejman Selimi .

Nëpërmjet kësaj korespondence BSPSH kërkonte ndjeshmërinë e organeve të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës , gjithashtu, kërkesa e BSPSH-së i drejtohej organeve kompetente duke shfrytëzuar të gjitha hapsirat demokratike të dialogut social për zgjidhjen e kësaj tarife , si dhe të tarifave të tjera të vëna për prodhimet Shqiptare e Kosovare si prodhime të shqiptarëve.

Më datë 18.06.2012 President i BSPSH z. Gëzim Kalaja takoi në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri z. Sylejman Selimi , Ambasador të Republikës së Kosovës në Tiranë dhe në bisedën midis tyre ata ndanë të njëjtin mendim që kjo taksë duhet të hiqet. Z. Ambasador i premtoi BSPSH-së se do të bënte të gjitha përpjekjet  për anullimin e këtij vendimi .

Pas këtij takimi BSPSH mblodhi organin e saj drejtues dhe vendimor midis Kongreseve të Këshillit Kombëtar të BSPSH.

Në këtë mbledhje në mënyrë unanime u vendos që punëtorët e fabrikave të çimentos të mbështetur nga strukturat e BSPSH në Tiranë e disa rajone të protestonin para Ministrisë së Ekonomisë , Tregtisë dhe Energjitikës,  si dhe para Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë .

Para realizimit të këtij vendimi Presidenti i BSPSH ndërmorri një tjetër tratativë të dialogut social duke dashur evitimin e protestës së datës 09 Korrik 2012 , sidomos para Ambasadës së Kosovës , kështu më datë 5 Korrik 2012 iu dërgua një letër Kryeministrit të Shqipërisë z, Sali Berisha  dhe Kabinetit të tij e Këshilltarëve të tij politikë, si dhe Shefit të kabinetit të Ministres Kusari – Lila, ku përsëri kërkonin me argument anullimin e vendimit nga zonja Kusari – Lila.

 Më datë 09 Korrik 2012 , Presidenti i BSPSH shkoi në Prishtinë , ku dha një Konferencë për shtyp me pjesëmarrjen e mediave vizive dhe atyre të shkruara të Kosovës. Ai , së bashku me drejtues të BSPSH-së dhe Presidentin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës , z. Haxhi Arifi ,  morën pjesë në protestën e punëtorëve kosovarë në Prishtinë kundër vendimit të Ministres Mimoza Kusari – Lila .

Po në këtë datë z. Kalaja ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Ekonimisë dhe Tregtisë së Kosovës nga ku u informuan për hollësira dhe argumente të këtij vendimi , si dhe rolin e Ministrisë Shqiptare të Ekonomisë.

Pas këtyre përpjekjeve duke përdoruar format më efektive të dialogut social BSPSH dhe lidershipi i saj vendosi të zbatojë vendimin e Këshillit Kombëtar të BSPSH për protestën që do të zhvillohej më 20 Korrik 2012.

Më datë 20 Korrik 2012 në selinë e BSPSH filloi protesta e madhe e punëtorëve të fabrikave të çimentos dhe punëtorëve të ndërmarrjeve të ndryshme në Tiranë , si dhe sindikalistë nga rajonet e vendit.

Në protestë ishin mbi 2000 protestues të cilët pasi dëgjuan fjalën e mbajtur para tyre nga President i BSPSH z. Gëzim Kalaja u nisën në një marshim në kolonë të rregullt drejt rrugës së Kavajës , ku kaluan pak minuta para Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta , si për t’i bërë  një mesazh  Ministrisë si përgjegjëse për marrëdhëniet Sindikatë – Qeveri  dhe më pas protestuesit u inkuadruan para Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës , atje President i BSPSH z. Gëzim Kalaja nëpërmjet megafonit i bëri thirrje Ministrit Haxhinasto t’i thotë Ndal! Indiferencës së shtetit shqiptar ndaj tarifës doganore prej 35% të çimentos , vendim ky i marrë më datë 11 Qershor 2012  nga Ministrja Mimoza Kusari- Lila.

Protestuesit hidhnin parulla paqësore , ata i kërkonin qeverisë shqiptare të mbrojë punëtorët e fabrikave të çimentos që kërcënohen me vendin e punës prej kësaj takse jashtëzakonisht të madhe .

Parullat që mbanin në dorë protestuesit ishin :
-    Rruga e Kombit e bashkoi Kosovën me Shqipërinë , Ministrja Kusari – Lila po e ndan.
-    Kryeministrave Thaçi dhe Berisha nëpërmjet pankartave ju bëhej thirrje të hiqnin taksat doganore për Shqipërinë dhe Kosovën nën motivin që janë prodhime shqiptare .

Mbas 30 minuta qëndrim , protesuesit  vazhduan rrugën e tyre në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pa aksese, në qetësi, me rregull , ata u formatuan përsëri para Ambasadës së Republikës së Kosovës  , ku edhe atje President i BSPSH z. Gëzim Kalaja përsëri foli për dëmet e taksës doganore prej 35% të çimentos , i’u drejtua Ambasadorit dhe punonjësve të Ambasadës duke i’u bërë të qartë atyre se BSPSH e çmon shumë marrëdhënien e Kosovës me Shqipërinë si dy shtete të një kombi, se BSPSH  nuk ka asgjë më Ambasadën e Kosovës dhe se protesta e tyre është ndaj vendimit të Ministres Mimoza Kusari – Lila .

Ai u ndal gjatë edhe në ngulmimin që BSPSH i bëri problemit të taksës doganore të patates dhe grurit të Kosovës , duke kërkuar me insistim , ashtu si kundër para Ministris së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës heqjen e taksës doganore për Kosovën.

Pas 30 minuta protestë para Ambasadës së Republikës së Kosovës , protestuesit u shëpërndan në mënyrë të rregullt në drejtimet nga kishin ardhur.

Më datë 26.07.2012 u rimblodh Këshilli Kombëtar i BSPSH për të bërë analizën dhe konkluzionet mbi protestën, i cili vendosi që në rast se Ministrja Kusari – Lila nuk respekton vendimin për anullimin e vendimit të datës 11 Qershor 2012 , BSPSH dhe BSPK do të organizojnë sëbashku me punëtorët e fabrikave  të çimentos bllokimin e tunelit të Kalimashit në rrugën e Kombit.

Pritet nga Ministria e Ekonomisë të hiqet nga data 1 Gusht ky vendim dhe këtë e konfirmoi edhe Ministri i jashtëm z. Enver Hoxhaj pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë z. Edmond Panariti.

Në këtë ndërmarrje të madhe sindikaliste , BSPSH vlerëson shumë kontributin e mediave shqiptare dhe kosovare , të cilat ndihmuan në evidentimin e kësaj veprimtarie me mjetet e tyre informative , gjithashtu, BSPSH dhe lidershipi i saj z. Gëzim Kalaja falenderuan shumë Sekretarin e Përgjithshëm të IndustriAll Global Union z. Jyrika Raina  për solidaritetin që i dha protestës tonë në emër të 50 milion punëtorëve , anëtarë të kësaj sindikate.

Gjithashtu edhe z. Haxhi Arifi , Kryetar i BSP Kosovës për solidaritetin sindikalist të shprehur me pjesëmarrjen e tij në veprimet tona sindikaliste.

Një falenderim të madhë , President i BSPSH, i drejton punëtorëve shqiptar , anëtarë të BSPSH për pjesëmarrjen e tyre në protestën e madhe të organizuar nga BSPSH.

 

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin 2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një ndër konfederatat më të mëdha sindikale në vendin tonë që prej themelimit ka dhënë dhe jep kontributin e saj në zhvillimin e proçeseve demokratike, në garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut duke i konsideruar reformat të domosdoshme për përparimin ekonomik të vendit, për të realizuar dhe për të përshpejtuar objektivat e integrimit të Shqipërisë në BE. Parimi themelor i veprimtarisë së B.S.P.SH-së ka qënë...

AlbanianEnglish (United Kingdom)

Të rejat e BSPSH

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet …

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një nd...

Hapet fushata e zgjedhjeve në SPMSH

Hapet fushata e zgjedhjeve në  SPMSH

Mblidhet Konferenca  e 7-të e Sindikatës së Pavarur të Min...

Ratifiko Konventen e ILO C190

 

Partneret

afl-cio-partner Faqja elektronike në internet e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë mundesohet falë mbështetjes financiare të Qëndrës së Solidaritetit të Sindikatave Amerikane AFL-CIO.


ituc logo2BSPSH eshte anetare e ITUC

Gazeta Sindikalisti

Connect with us

  • fbBSPSH
  • fbRrjeti Rinor
  • tw
  • rss
  • in

Contact us

  • Add:Rruga e Kavajes, Ish - Ndermarrja Gjeologjike
    Tirane,
    Albania
  • Tel: +355 4 2 472154
  • Tel: +355 4 2 227579
  • Email:info@bspsh.org.al
You are here Home Rreth BSPSH AKTIVITETE Protestë e madhe e BSPSh-së për mbrojtjen e interesave jetësore të punëtorëve të fabrikave të çimentos për anullimin e vendimit mbi tarifën doganore prej 35% të çimentos, si dhe heqjen e taksës doganore midis Shqise e Kosoves