Më datë 7-8 Shtator zhvilloi punimet në qytetin e Elbasanit në mjediset e Hotel “Imperial”, Kongresi i 6-të i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë . Në këtë Kongres merrnin pjesë delegatë nga të gjitha rajonet minerare, të çimentos dhe të Industrisë së rëndë të Shqipërisë.
Gjithashtu, në Kongres mori pjesë z. Manfred Warda , Sekretar i Përgjithshëm i IndustriAll Global Union dhe delegacione nga sindikatat mike.
Raportin dhe Rezolutën e Kongresit e mbajti President i SPMSH z. Gëzim Kalaja.Në raport ai bëri një analizë të hollsishëm të situatës ekonomike dhe politike të vendit dhe gjendjen sociale të anëtarësisë të kësaj sindikate.
Zoti Kalaja trajtoi veprimtarinë e SPMSH nga Kongresi i 5-të deri në Kongresin e 6-të . Ai u ndal në sfidat që është ndeshur kjo sindikatë , me arritjet e saj , me vështirësitë dhe dialogun social.
Një vend të rëndësishëm zuri në raport funksionimi i jetës së brendshme të SPMSH, gatishmëria e lidershipit për të përmbushur nevojat në rritje të anëtarësisë, përpjekjet për zgjidhjen e shumë problemeve sociale me të cilat ndeshen sot punëtorët shqiptarë në përgjithësi dhe ato të sektorit minerar, të çimentos e industrisë së rëndë në veçanti.
Protesta e madhe e zhvilluar së fundmi që rrëzoi vendimin e Ministres së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës për taksën doganore, e cila rrezikonte mbylljen e fabrikave të çimentos në Shqipëri. Raporti përshkohej nga fryma e kërkesës për arritje te mëtejshme , vlen të shënohen arritjet e kësaj sindikate gjatë 20 viteve të funksionimit të saj.
Rezolutën e Kongresit të 6-të të SPMSH-së ,e cila është një program i madhë punë gjatë periudhës në vazhdim ,po e botojmë në gjuhën shqipe dhe angleze.
Kongresin e përshëndeti edhe z. Manfred Warda, i cili vuri në dukje vlerat e SPMSH-së dhe lidershipit të saj z. Kalaja . Ai , gjithashtu, solli në Kongres përshëndetjet e 50 milion anëtarëve të IndustriAll Global Union.
Kongresin e përshëndetën edhe delegacione mike.

Më pas Presidenti i SPMSH i dha dekoratën e lartë që SPMSH i akorodon me vendim të Këshillit Kombëtar z. Manfred Warda , duke e shpallur atë Anëtar Nderi i SPMSH-së . Gjithashtu , 3 minatorëve veteran
z. Bektash Skira
z. Besim Doku
z. Shim Saliu ( pas vdekjes) dhe 2 veprimtarëve të dalluar të kësaj sindikate
z. Vlash Toplana dhe z. Myftar Xhetani.
Kongresi i 6-të i SPMSH i zhvilloi punimet me entuziazëm dhe besim në të ardhmen.
Me vota unanime u rizgjodh President i SPMSH z. Gëzim Kalaja .
Shkarkoni te plote Rezoluten









