BSPSH

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Më datë 13.01.2014 në selinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit të BSPSH…

More...

BSPSH i akordon  Kryeministrit Berisha Medaljen e Lartë “Nderi i Sindikalizmit Shqiptar”

More...
100 vjet Shtet Shqiptar

100 vjet Shtet Shqiptar

Shqipëri - Festohet 100 vjetori i pavarësisë

More...
Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Më datë 15 Maj 2012 , Presidenti i Republikës , z. Bamir Topi dekoroi me Medaljen “Pishtari i Demokracisë “…

More...
Një filozofi që qëndron aktuale...

Një filozofi që qëndron aktuale...

Popullit, zot të fateve të tij, popullit, të aftë të mendojë, i ka hije të luftojë jo me armë, por…

More...
Dekorimi i BSPSH-së

Dekorimi i BSPSH-së

Presidenti Topi dekoron Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” për kontribut te çmuar…

More...
20 vjet BSPSH

20 vjet BSPSH

Image taken from the movie "The Kingdom"

Me date 16 Shkurt u festua 20 - vjetori i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura te Shqipërisë

More...
Protestë e Minatorëve

Protestë e Minatorëve

Image taken from the movie "Transformers"

Protestë me Minatorët e Minjerës së Selenicës në Vlore

More...
Takim i përzëmërt miqsh

Takim i përzëmërt miqsh

Z.Les Valesa Presidenti i pare dhe themeluesi i Solidarnosit, si dhe President i shtetit Polak në një takim të përzëmërt…

More...
Frontpage Slideshow | Copyright © 2006-2010 JoomlaWorks, a business unit of Nuevvo Webware Ltd.

Fushë Arrëz/ Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së bashku me drejtues të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë vizitë pune tek BERALB. Premtohet mbështetje maksimale për shoqërinë turke.

E-mail Print PDF

Minatorët 55 vjeç në pension, Ministri Veliaj: “Kalaja ka të drejtë, Qeveria e mbështet kërkesën e tij”

Brenda shkurtit do të mbahet Konferenca Kombëtare e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë.
Realizohet “pensioni i katërt”

Kalaja-Veliaj-240114 
 
Më 24 janar 2014, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, Presidenti i SPMSH, z. Gëzim Kalaja, z. Sami Kariqi, z. Jonuz Xhetani zv/Presidentë të SMPSH, z. Ahmet Kateshi Kryetar i SPM të Tiranës dhe avokatja e BSPSH-së, znj. Arjola Alika realizuan një vizitë pune në Fushë Arrëz, tek shoqëria turke “ Beralb” sh.a. Ishin të pranishëm: Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Rrethit Pukë, z. Gjon Zeka, Kryetari i  Sindikatës së industrisë minerare për Fushë Arrëzin, z. Vlash Topjana, Kryetari i Sindikatës së punëtorëve në minierën e Lak Roshit, z. Gjovalin Vila, Kryetari i  Sindikatës së punëtorëve në minierën e bakrit në Munellë, z. Vasil Ndoji.  Aktiviteti i shoqërisë turke realizohet kryesisht në rrethin e Pukës, në minierat e bakrit të Lak Roshit dhe Munellës si dhe në fabrikën e pasurimit të bakrit në Fushë Arrëz. Ministri Veliaj në këtë vizitë inspektuese pa nga afër kushtet e punës dhe investimet e kryera në fabrikë të cilat u vlerësuan nga ai. Po ashtu u informua nga ana e përfaqësuesit të shoqërisë, z. Selim Sevgen për nevojat që ka shoqëria dhe për marrëveshjen e firmosur së fundi me Sindikatën e Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë. Gjatë bashkëbisedimit me punonjësit, z.Veliaj mori prej tyre vlerësimet maksimale për shoqërinë e cila ka treguar së është model për respektimin e të drejtave të punonjësve. Ky fakt u pohua edhe nga ana e Presidentit të SPMSH, z. Gëzim Kalaja i cili tha se mes sindikatës që ai drejton dhe shoqërisë ka patur gjithnjë mirëkuptim dhe partneritet që është reflektuar dhe së fundi  më një marrëveshje e cila nuk kishte ndodhur gjatë këtyre 22 viteve. Duke falenderuar kompaninë “Beralb” për respektimin e Kodit të Punës dhe ruajtjen e raportit mes punëtorëve të huaj dhe atyre shqiptarë, Ministri Veliaj nënvizoi se kjo është shumë e rëndësishme të nxitet në të gjitha kompanitë e huaja që operojnë në Shqipëri.
Kompania “Beralb” punëson mbi 520 vete në zonën e Fushë Arrëzit dhe e ushtron aktivitetin e saj në Shqipëri që prej vitit 2001. Shoqëria ka investuar tashmë 62 milion dollarë në vendin tonë, ndërsa kapaciteti përpunues i mineralit të bakrit është 600 000 ton në vit.

Fjala e Presidentit të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë, z. Gëzim Kalaja

“Përshëndes vizitën e ministrit Veliaj në qendrën industriale të Fushë Arrëzit, minierave të bakrit dhe fabrikës së pasurimit, për të parë nga afër kushtet e punës, të investimeve dhe për nevojat që ka shoqëria. Mendoj se shoqëria “Beralb” e meriton që të marrë në shfrytëzim katër minierat, sepse me veprime ka treguar se është partnere dhe investitore serioze. Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Shqipërisë ka një marrëveshje me këtë shoqëri e cila është një nga arritjet më të mëdha që ka sindikalizmi në marrëdhëniet me punonjësit. Kjo marrëveshje është model që duhet të reflektohet dhe tek sindikatat e tjera. Me këtë rast i deklaroj ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, të njejtën deklaratë që kam bërë në Këshillin Kombëtar të Punës përsa i përket uljes së moshës së pensionit për minatorët e Shqipërisë. Ajo përkon edhe me angazhimin që ka marrë Kryeministri në pozicionin e Kryetarit të PS,  Ilir Meta në pozicionin e Kryetarit të LSI, sot Kryetari i Kuvendit dhe opozita e përfaqësuar nga z. Sali Berisha për uljen e moshës së pensionit për minatorët. Përsëris edhe njëherë kërkesën e Bashkimt të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dhe Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë për uljen e moshës së pensionit të minatorëve shqiptarë në 55 vjeç me 25 vjet punë, nga këto 12, 5 vjet në nëntokë dhe 12, 5 vjet në sipërfaqe.  Kërkoj që kjo të jetë në qendër të vëmendjes së Qeverisë. Angazhimi dhe korrespondenca e deritanishme tregojnë se do të ketë përpjekje nga ana e qeverisë shqiptare për të realizuar uljen e moshës së pensionit të minatorëve. Këtë pension e kërkon jo vetëm gjenerata ime, por të gjithë minatorët e Shqipërisë për ta përfituar.

Realizimet

Në korrik të 1992 me dhjetë vite pune në nëntokë, 45 vjeç në pension minatorët shqiptarë. Është përsëritur në maj të 1995 ku kanë përfituar rreth 26 mijë minatorë pensionin e parakohshëm. Ka minatorë që e kanë përfituar këtë pension nga mosha 35vjeç e lart. Në dhjetor të vitit 2000 përfituan pension të  parakohshëm rreth 6736 minatorë të tjerë. BSPSH dhe SPMSH realizuan uljen se moshës nga 65 në 60 vjeç.

Fjala e Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj

“E mbështes deklarimin e z. Kalaja. Këtu ne jemi të tre përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Punës, një kompani që përfaqëson biznesin, përfaqësues të sindikatave dhe të qeverisë. Unë besoj se kjo është mbledhja reale e Këshillit Kombëtar të Punës në terren aty ku punojnë njerëzit. Është angazhimi i kësaj qeverie që ta kthejë Shqipërinë në punë dhe këtë mund ta bëjmë vetëm duke fuqizuar marrëdhëniet midis sindikatave dhe bizneseve. Ky biznes punëson mbi 520 vetë në zonën e Fushë Arrëzit. Kjo do të thotë që duhen inkurajuar dhe përshpejtuar proceset edhe për miratimin e lejeve për katër minierat e tjera. Është e vetmja mënyrë që kjo zonë e Shqipërsë mund të punësohet. Jam sot këtu që ta mbështes publikisht kërkesën e z. Gëzim Kalaja për uljen e moshës së pensionit të minatorëve. Ai ka shumë të drejtë. Kjo është jo vetëm një gjë e premtuar, por dhe një gjë e drejtë që duhet bërë. Është një mënyrë se si ne jo vetëm respektojmë moshën e pensionit dhe pjekurisë së atyre njerëzve që kanë kaluar një pjesë të madhe të jetës në kushte të vështira në nëntokë, por sigurisht nuk e fshehim dot që është dhe një mënyrë për të hapur rrugë për punësimin e një brezi të ri. Kështu që predispozicioni i Kryeministrit, i Kryetarit të Kuvendit për ta mbajtur këtë premtim është maksimal. Kryeministri ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për të bërë bashkë me sindikatat një kalkulim se cili do të jetë efekti në skemën e sigurimeve shoqërore dhe është në ambicjen tonë që përgjigjen definitive pozitive për uljen e moshës së pensionit për minatorët  ta bëjmë përpara se sa të fillojë procesi i reformës së pensioneve. Shumë shpejt do të kemi një lajm të mirë. E falenderoj shumë kompaninë jo vetëm që  respekton marrëdhëniet me sindikatat dhe i trajton si partnerë jetik për mbarëvajtjen e këtij suksesi, por gjithashtu që respekton Kodin e Punës duke ruajtur raportet mes punonjësve të huaj dhe ato shqiptarë. Është shumë e rëndësishme që ne të veprojmë pozitivisht pa presion, që të respektohet Kodi i Punës në favor të punësimit të punonjësve shqiptarë. Më vjen mirë që “Beralb” është kompani model në këtë situatë. Do bëjmë çmos që të inkurajojmë dhe eksplorimin e katër minierave të tjera. Ky partneritet real i Këshillit Kombëtar të Punës të përkthehet në më shumë punë për njerëzit e kësaj zone.

Përshëndetja e përfaqësuesit të Shoqërisë “BERALB”, z. Selim Sevgen

E falenderoj ministrin Veliaj edhe për vizitën edhe për vlerësimin që na bëri si Shoqëri. Ne e presim mbështetjen e shtetit për të rifilluar punë sektorët që kanë ndaluar, për t’i rikthyer buzëqeshjen punëtorëve, për të rritur punësimin dhe për të vazhduar investimet në këtë sektor. Përshëndes, z. Kalaja dhe sindikalistët për mbështetjen që na kanë dhënë dhe vazhdojnë të na japin.

 

 

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin 2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një ndër konfederatat më të mëdha sindikale në vendin tonë që prej themelimit ka dhënë dhe jep kontributin e saj në zhvillimin e proçeseve demokratike, në garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut duke i konsideruar reformat të domosdoshme për përparimin ekonomik të vendit, për të realizuar dhe për të përshpejtuar objektivat e integrimit të Shqipërisë në BE. Parimi themelor i veprimtarisë së B.S.P.SH-së ka qënë...

AlbanianEnglish (United Kingdom)

Të rejat e BSPSH

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet …

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një nd...

Hapet fushata e zgjedhjeve në SPMSH

Hapet fushata e zgjedhjeve në  SPMSH

Mblidhet Konferenca  e 7-të e Sindikatës së Pavarur të Min...

Partneret

afl-cio-partner Faqja elektronike në internet e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë mundesohet falë mbështetjes financiare të Qëndrës së Solidaritetit të Sindikatave Amerikane AFL-CIO.


ituc logo2BSPSH eshte anetare e ITUC

Gazeta Sindikalisti

Connect with us

  • fbBSPSH
  • fbRrjeti Rinor
  • tw
  • rss
  • in

Contact us

  • Add:Rruga e Kavajes, Ish - Ndermarrja Gjeologjike
    Tirane,
    Albania
  • Tel: +355 4 2 472154
  • Tel: +355 4 2 227579
  • Email:info@bspsh.org.al
You are here Home Rreth BSPSH AKTIVITETE Fushë Arrëz/ Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së bashku me drejtues të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë vizitë pune tek BERALB. Premtohet mbështetje maksimale për shoqërinë turke.