BSPSH

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Më datë 13.01.2014 në selinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit të BSPSH…

More...

BSPSH i akordon  Kryeministrit Berisha Medaljen e Lartë “Nderi i Sindikalizmit Shqiptar”

More...
100 vjet Shtet Shqiptar

100 vjet Shtet Shqiptar

Shqipëri - Festohet 100 vjetori i pavarësisë

More...
Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Më datë 15 Maj 2012 , Presidenti i Republikës , z. Bamir Topi dekoroi me Medaljen “Pishtari i Demokracisë “…

More...
Një filozofi që qëndron aktuale...

Një filozofi që qëndron aktuale...

Popullit, zot të fateve të tij, popullit, të aftë të mendojë, i ka hije të luftojë jo me armë, por…

More...
Dekorimi i BSPSH-së

Dekorimi i BSPSH-së

Presidenti Topi dekoron Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” për kontribut te çmuar…

More...
20 vjet BSPSH

20 vjet BSPSH

Image taken from the movie "The Kingdom"

Me date 16 Shkurt u festua 20 - vjetori i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura te Shqipërisë

More...
Protestë e Minatorëve

Protestë e Minatorëve

Image taken from the movie "Transformers"

Protestë me Minatorët e Minjerës së Selenicës në Vlore

More...
Takim i përzëmërt miqsh

Takim i përzëmërt miqsh

Z.Les Valesa Presidenti i pare dhe themeluesi i Solidarnosit, si dhe President i shtetit Polak në një takim të përzëmërt…

More...
Frontpage Slideshow | Copyright © 2006-2010 JoomlaWorks, a business unit of Nuevvo Webware Ltd.

Protesta e Autoveturave 8+1

E-mail Print PDF

Protesta e Autoveturave 8+1. Ditë tensionesh dhe deklarimesh kontraditore të Qeverisë. BSPSH mbështetje maksimale për punonjësit e transportit.

Elbasan, Mblidhet Konferenca e Jashtzakonshme e Sindikatës së Pavarur të autoveturave 8 + 1 anëtare e  BSPSH. Tubim pa dallim bindjesh politike dhe sindikale.
proteste01-210214

Rreth 1000 drejtues të furgonave 8 _+ 1 nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur më 18 shkurt  në qytetin e Elbasanit në Konferencën e Jashtzakonshme të Sindikatës së Pavarur të autoveturave 8 + 1 , anëtare e  BSPSH.
Ftesës për pjesëmarrje në këtë takim iu përgjigj vetëm deputeti i PD Luciano Boçi.
Me radhë përfaqësues të rretheve të Shqipërisë paraqitën shqetësimet e tyre në lidhje me situatën e krijuar. Pasi ka dëgjuar me radhë përfaqësuesit e rretheve kryesore e ka marrë fjalën presidenti i BSPSH Gëzim Kalaja

Fjala e Presidentit të BSPSH Gëzim Kalaja
proteste02-210214

Sot nuk do të mungoja për asnjë arësye siç e cilësuat dhe ju në këtë kuvend dhe siç deklaroi përfaqësuesi i Shkodrës që i kalon përmasat e Kuvendit të Prizrenit. Kjo është një domethënie e madhe se sot në këtë sallë janë bashkuar sot më shumë se kurrë të gjithë njerëzit me bindje të ndryshme politke por me një qëllim të vetëm bashkë me BSPSH për t’i thënë  qeverisë shqiptare, Kryeministrit, Ministrit të Transportit dhe Ministrit të Brendshëm të tërheqin menjëherë udhëzimin dhe vendimin që kanë dhënë për bllokimin e autoveturave 8 +1 që të mos lëvizin në arteriet e kombit shqiptar. Kërkesës tuaj iu përgjigj BSPSH që prapa i vjen historia. I kam dëgjuar me shumë vëmendje përfaqësuesit tuaj në këtë tribunë të nderuar. Sot këtu mund të ishin me mijra. Ne  kemi ardhur këtu për të marrë një vendim  të rëndësishëm për t’i thënë opinionit publik, politikës, qeverisë shqiptare se sindikata është në këmbë për  mbrojtjen e  interesave të punonjësve të Shqipërisë dhe qytetarëve të Shqipërisë. Ftoj deputetët pa asnjë dallim që të ngrihen në këmbë kur përmendet emri juaj, sepse për 18 vjet ju mbajtët të gjallë shpirtin e qytetarëve shqiptarë, ju bëtë të mundur shpëtimin e njerëzve të cilët kërkonin urgjencën për t’u mjekuar në spitalet e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Ju dhatë kontribut gjatë luftës së Kosovës. Përballë këtij kontributi, qeveria dhe kombi duhet të përulet me respekt. Asnjë qeveri nuk mundet dot t’i privojnë të drejtën shqiptarëve për të jetuar. është në detyrën e  saj kushtetuese që çdo qytetari të këtij vendi t’i sigurojë vendin e punës, për të patur të mira materiale, për të mbajtur familjen e tij. Do t’i bëja një pyetje kryeministrit dhe jam i gatshëm të përballem në çdo studio me të dhe me çdo ministër se a e ka menduar strategjinë se ku do t’i punësojë këto 20 mijë burra që mbajnë 100 mijë vetë me shpatullat e tyre pasi të heqë autoveturat 8 _+1?. A do të mundet dot t’ua kthejë qeveria kreditë dhe borxhet që kanë marrë?A do të mundet dot qeveria tu japë vende të reja pune qe ju të keni paga dinjiotoze për të mbajtur familjet tuaja? A do të mundet dot t’u sigurojë studentëve, të rinjëve dhe të rejave,  bijave dhe djemve tanë paraqitjen në kohën e duhur në dyert e universiteteve? Kam ftuar këtu sot deputetet e rrethit të Elbasanit. Sot kam ftuar edhe ministrin Haxhinasto i cili më12 shkurt nuk kishte mbledhur në takim  grupet e interesit, por në fakt kishte mbledhur  grupet e monopoleve e them këtë se  fjala e dy ministave Tahiri dhe Haxhinasto ishte për të pushkatuar autoveturat 8+1 dhe për t’i lënë krahun e lirë autobuzëve. Unë si president i BSPSH-së jam që të gjithë të punonjë në hapësirën shqiptare, sepse ka vend për të gjithë. Nesër kam një takim me ministrin Haxhinasto. Ne do ta respektojmë takimin, sepse në strategjinë tonë është dialogu social. Z. Boçi do t’i kërkoja lobing në Parlamentin Shqiptarë për të mirën tuaj dhe të gjithë shqiptarëve. Jam shumë i sigurt që dhe pjesa dërmuese e deputetëve të PS janë me ju, por nuk mund të deklarohen. Do të ishte mirë që të respektonin votën që i keni dhënë, ju dhe ata që janë jashtë sallës dhe gjithë qytetarët shqiptarë.. I kërkoj dhe një herë kryeministrit Edi Rama të respektojë fjalën e tij të mbajtur në Parlament në të cilën thotë “deri në këtë sekond që po flas nuk kemi urdhëruar të ndalohen autoveturat 8 + 1 që janë me licensë”, ndërsa ministat Tahiri dhe Haxhinasto dalin  me ultimatumin që të ndalohen autoveturat.  Në përputhje me ligjin ne kërkojmë ardhjen plot dhe kthimin plot me pasagjerë dhe luftën kundër informalitetit Ne jemi për paqe dhe pakt social, mos na zgjoni nga gjumi, kur nuk ua kërkojmë.  Protestat tuaja janë bërë në mënyrë sporadike, por në qoftë se do të na imponohet të cilët ne nuk e dëshirojmë, do të zhvillohet një protestë e transportit shqiptar e paparë në historinë e këtyre viteve.

 

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin 2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një ndër konfederatat më të mëdha sindikale në vendin tonë që prej themelimit ka dhënë dhe jep kontributin e saj në zhvillimin e proçeseve demokratike, në garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut duke i konsideruar reformat të domosdoshme për përparimin ekonomik të vendit, për të realizuar dhe për të përshpejtuar objektivat e integrimit të Shqipërisë në BE. Parimi themelor i veprimtarisë së B.S.P.SH-së ka qënë...

AlbanianEnglish (United Kingdom)

Të rejat e BSPSH

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet …

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një nd...

Hapet fushata e zgjedhjeve në SPMSH

Hapet fushata e zgjedhjeve në  SPMSH

Mblidhet Konferenca  e 7-të e Sindikatës së Pavarur të Min...

Partneret

afl-cio-partner Faqja elektronike në internet e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë mundesohet falë mbështetjes financiare të Qëndrës së Solidaritetit të Sindikatave Amerikane AFL-CIO.


ituc logo2BSPSH eshte anetare e ITUC

Gazeta Sindikalisti

Connect with us

  • fbBSPSH
  • fbRrjeti Rinor
  • tw
  • rss
  • in

Contact us

  • Add:Rruga e Kavajes, Ish - Ndermarrja Gjeologjike
    Tirane,
    Albania
  • Tel: +355 4 2 472154
  • Tel: +355 4 2 227579
  • Email:info@bspsh.org.al
You are here Home Rreth BSPSH AKTIVITETE Protesta e Autoveturave 8+1