BSPSH

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Më datë 13.01.2014 në selinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit të BSPSH…

More...

BSPSH i akordon  Kryeministrit Berisha Medaljen e Lartë “Nderi i Sindikalizmit Shqiptar”

More...
100 vjet Shtet Shqiptar

100 vjet Shtet Shqiptar

Shqipëri - Festohet 100 vjetori i pavarësisë

More...
Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Më datë 15 Maj 2012 , Presidenti i Republikës , z. Bamir Topi dekoroi me Medaljen “Pishtari i Demokracisë “…

More...
Një filozofi që qëndron aktuale...

Një filozofi që qëndron aktuale...

Popullit, zot të fateve të tij, popullit, të aftë të mendojë, i ka hije të luftojë jo me armë, por…

More...
Dekorimi i BSPSH-së

Dekorimi i BSPSH-së

Presidenti Topi dekoron Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” për kontribut te çmuar…

More...
20 vjet BSPSH

20 vjet BSPSH

Image taken from the movie "The Kingdom"

Me date 16 Shkurt u festua 20 - vjetori i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura te Shqipërisë

More...
Protestë e Minatorëve

Protestë e Minatorëve

Image taken from the movie "Transformers"

Protestë me Minatorët e Minjerës së Selenicës në Vlore

More...
Takim i përzëmërt miqsh

Takim i përzëmërt miqsh

Z.Les Valesa Presidenti i pare dhe themeluesi i Solidarnosit, si dhe President i shtetit Polak në një takim të përzëmërt…

More...
Frontpage Slideshow | Copyright © 2006-2010 JoomlaWorks, a business unit of Nuevvo Webware Ltd.

Mblidhet Këshilli Kombëtar - Kalaja: Çmimi i energjisë, Qeveria të dialogojë me BSPSH-në

E-mail Print PDF

BSPSH-energji-00

Nëse Kryeministri Rama nuk takohet me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë deri më 12 nëntor, në fund të këtij muaji do të mblidhet Konferenca Kombëtare e cila do të vendosë për protestën

Presidenti i  BSPSH,  z. Gëzim  Kalaja në fillim të fjalës së tij para anëtarëve të Këshillit Kombëtar  të mbledhur në ambientet e Hotel “ Tirana International” më 15 tetor  2014  u shpreh se Kongresi i VI-të  ishte një nga kongreset më të shkëlqyera që ka zhvilluar BSPSH-ja  që nga momenti i themelimit të saj. Kështu është vlerësuar edhe nga të gjitha institucionet ndërkombëtare.  Për herë të parë në historinë e sindikalizmit  në Shqipëri pas vitit 1990, Presidenti i BSPSH-së zgjidhet nga baza sindikaliste me votim të drejtpërdrejtë të këshillave sindikale të ndërmarrjeve dhe institucioneve, nëpërmjet votës me mandate përfaqësimi. Këshilli Kombëtar i BSPSH u mblodh me këtë rend dite: 1- Qendrimi i BSPSH –së ndaj përpjekjeve të qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. 2- Konstituimi i Këshillit Kombëtar të BSPSH-së  në kuadrin e zbatimit të ndryshimeve statutore të miratuara nga Kongresi i VI.

Fjala e Presidentit Gëzim Kalaja

“BSPSH ka qenë institucioni i parë që ka bërë të ditur pasojat e  marrëveshjes Qeveri – FMN. Kjo marrëveshje solli si pasojë ngritjen e moshës së pensionit për burrat dhe për gratë, vendosjen e 21 taksave të reja.  Do të sjellë ngritjen  e çmimit të energjisë elektrike.  Para se të nënshkruhej akt-marrëveshja ishte qeveria që deklaronte se nuk do të ketë ngritje të moshës së pensionit, nuk do të ketë ngritje të çmimit të energjisë elektrike.  Gjatë  fushatës elektorale mazhoranca e sotme deklaronte se do të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike, se shëndetësia do të jetë falas, se taksat do të ulen ndaj biznesit të vogël dhe të mesëm dhe do të shikohet kreditimi i biznesit të madh.  Në fakt këto mbetën vetëm premtime.  Ndërsa u vërtetuan shqetësimet e BSPSH ndaj Marrëveshjes së Qeverisë me FMN-në.  Ekzekutivi e ka për detyrë kushtetuese dhe detyrë  të venë nga BE  dialogun dhe konsultimet me sindikatat dhe shoqërinë civile për probleme madhore.  Asnjë konsultë nuk ka patur mes BSPSH-së dhe qeverisë  për çeshtjen e nënshkrimit të marrëveshjes me FMN-në.  Kur ne i bëmë kërkesën qeverisë  se duhet të njihemi me marrëveshjen që do të nënshkruhet me FMN-në, ka patur një përgjigje qarkulluese.  Kryeministri ia pasonte ministrit Veliaj , ministrit Gjiknuri dhe ministrit të Ekonomisë.  Këto të fundit bënin të njejtën gjë, pra çdo gjë lihej mes po-së dhe jo-së. Pra, nuk ka funksionuar dialogu social me sindikatat në lidhje me marrëveshjen Qeveri – FMN.  Vendosja e 21 taksave, rritja e çmimit të karburanteve dhe së fundi rritja e çmimit të energjisë  dhe tatimi mbi objektet, janë masa shtrënguese që nuk janë në raport të drejtë me pagat që punonjësit marrin, sepse Kryeministri ka deklaruar se nuk do të ketë rritje të pagave dhe pensioneve. Për energjinë, të gjithë ato të cilët kanë konsumuar nga 100- 300 kwh goditen nga rritja e energjisë. Eshtë shtresa e cila do të goditet direkt nga rritje e çmimit të energjisë elektrike.  Le të mos harrojmë se Shqipëria ka çmimin më të lartë në rajonin ballkanik pas Kroacisë. Kur aftësia e rrjedhjes së lumenjëve tonë dhe grumbullimit të ujit është më e madhja në rajonin ballkanik. Ne nuk mund të pranojmë ngritjen e çmimit të energjisë elektrike sepse qeveria nuk është në gjendje të bëjë të mundur të paguhen faturat nga të gjithë qytetarët shqiptarë.  Gjysma e popullsisë e cila është korrekte me pagesën e çmimit të energjisë duhet të paguajë për gjysmën tjetër e cila nuk paguan për energjinë e konsumuar. Rritja e çmimit të energjisë elektrike siç u deklarua dhe në Kongresin e VI-të është e papranueshme për BSPSH-në.  Përshëndes të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilët në rrjetet sociale kanë kundërshtuar dhe kundërshtojnë rritjen e çmimit të energjisë të gjithë qytetarët  dhe shoqërinë civile. Dua t’i siguroj ato siç deklarova dhe në kongres se  BSPSH dëshiron dialogun me qeverinë për këtë problem dhe për probleme të tjera që kanë të bëjnë me ekonominë kombëtare, ashtu sikundër bëri në shkurtin e vitit 2011 që firmosi marrëveshjen me qeverinë shqiptare e cila solli mosrritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ne duam ripërsëritjen  e marrëveshjes. I kemi kërkuar takim kryeministrit Rama në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe për probleme të tjera, i kemi dhënë afatin deri më 12 nëntor, që ai të dëgjojë mendimit tona, që të bëhet një marrëveshje e përbashkët, që të përcaktohet me detaje nga grupet e punës se cilat do të jenë shtresat që do subvencionohen nga shteti. Nuk shkojmë ne për show mediatik për t’u takuar me  kryeministrin, por për të dhënë mendimet tona të studiuara.  Kryeministri e ka për detyrë të presë BSPSH-në, nuk varet nga dëshira e tij e don BSPSH-në, apo nuk e don atë. Nëse deri më 12 nëntor  kryeministri nuk do të dialogojë me BSPSH-në, në fund të këtij muaji, BSPSH do të thërrasë Konferencën Kombëtare në të cilën do të marrin pjesë 500 delegatë nga e gjithë Shqipëria për të vendosur për protestën e cila do të shoqërohet dhe me grevat në pikat kyçe dhe strategjike të ekonomisë shqiptare. Kjo lëvizje imponohet nga heshja e qeverisë për të dialoguar me BSPSH-në. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve, shoqërisë civile, forcave politike të majta dhe të djathta që të rreshtohen me BSPSH-në”.

BSPSH-energji-01-S BSPSH-energji-02-S BSPSH-energji-03-S
     



Këshilli Kombëtar votoi thirrjen e Konferencës Kombëtare dhe për delegimin që kjo konferencë të miratojë fillimin e protestave, nëse Qeveria nuk ulet të dialogojë me BSPSH-në brenda 12 nëntorit.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Presidenti i BSPSH-së, z. Gëzim Kalaja përshëndeti Kryeministrin në lidhje me realizimin që i bëri kërkesës së Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë dhe BSPSH-së,  për uljen e moshës së pensionit për minatorët në 55 vjeç. “Kjo është një fitore e madhe dhe e shkëlqyer e SPMSH dhe BSPSH. Me këtë deklarim ne i tregojmë opinionit publik dhe qeverisë shqiptare se BSPSH është institucioni serioz i cili deklaron të vërtetën dhe të vërtetat janë të ndryshme. Një realizim që i ka bërë kërkesës së BPSSH-së dhe mungesën e vullnetit që ka qeveria shqiptare për të dialoguar me BSPSH-në në lidhje me çmimin e energjisë elektrike” -tha z. Kalaja.      
Në fund, Presidenti i BSPSH-së, zoti Gëzim Kalaja, referuar kompetencave statuore për konstituimin e organeve vendimmarrëse, i bëri të njohur mbledhjes vendimin e Asamblesë Kombëtare të BSPSH-së, datë 7 Shtator 2014, mbi përbërjen e Këshillit Kombëtar me përfaqësues nga strukturat qëndrore të BSPSH-së, përfaqësues nga federatat profesionale, nga rajonet si dhe  5 përfaqësues nga seksionet profesionale më të përfaqësuara në BSPSH-së.Në bazë të vendimit të mësipërm u miratua përfundimisht lista e anëtarëve dhe e kandidatëve të Këshillit Kombëtar të BSPSH-së.

 

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin 2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një ndër konfederatat më të mëdha sindikale në vendin tonë që prej themelimit ka dhënë dhe jep kontributin e saj në zhvillimin e proçeseve demokratike, në garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut duke i konsideruar reformat të domosdoshme për përparimin ekonomik të vendit, për të realizuar dhe për të përshpejtuar objektivat e integrimit të Shqipërisë në BE. Parimi themelor i veprimtarisë së B.S.P.SH-së ka qënë...

AlbanianEnglish (United Kingdom)

Të rejat e BSPSH

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet …

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një nd...

Hapet fushata e zgjedhjeve në SPMSH

Hapet fushata e zgjedhjeve në  SPMSH

Mblidhet Konferenca  e 7-të e Sindikatës së Pavarur të Min...

Ratifiko Konventen e ILO C190

 

Partneret

afl-cio-partner Faqja elektronike në internet e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë mundesohet falë mbështetjes financiare të Qëndrës së Solidaritetit të Sindikatave Amerikane AFL-CIO.


ituc logo2BSPSH eshte anetare e ITUC

Gazeta Sindikalisti

Connect with us

  • fbBSPSH
  • fbRrjeti Rinor
  • tw
  • rss
  • in

Contact us

  • Add:Rruga e Kavajes, Ish - Ndermarrja Gjeologjike
    Tirane,
    Albania
  • Tel: +355 4 2 472154
  • Tel: +355 4 2 227579
  • Email:info@bspsh.org.al
You are here Home Rreth BSPSH AKTIVITETE Mblidhet Këshilli Kombëtar - Kalaja: Çmimi i energjisë, Qeveria të dialogojë me BSPSH-në