BSPSH

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Më datë 13.01.2014 në selinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit të BSPSH…

More...

BSPSH i akordon  Kryeministrit Berisha Medaljen e Lartë “Nderi i Sindikalizmit Shqiptar”

More...
100 vjet Shtet Shqiptar

100 vjet Shtet Shqiptar

Shqipëri - Festohet 100 vjetori i pavarësisë

More...
Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Më datë 15 Maj 2012 , Presidenti i Republikës , z. Bamir Topi dekoroi me Medaljen “Pishtari i Demokracisë “…

More...
Një filozofi që qëndron aktuale...

Një filozofi që qëndron aktuale...

Popullit, zot të fateve të tij, popullit, të aftë të mendojë, i ka hije të luftojë jo me armë, por…

More...
Dekorimi i BSPSH-së

Dekorimi i BSPSH-së

Presidenti Topi dekoron Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” për kontribut te çmuar…

More...
20 vjet BSPSH

20 vjet BSPSH

Image taken from the movie "The Kingdom"

Me date 16 Shkurt u festua 20 - vjetori i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura te Shqipërisë

More...
Protestë e Minatorëve

Protestë e Minatorëve

Image taken from the movie "Transformers"

Protestë me Minatorët e Minjerës së Selenicës në Vlore

More...
Takim i përzëmërt miqsh

Takim i përzëmërt miqsh

Z.Les Valesa Presidenti i pare dhe themeluesi i Solidarnosit, si dhe President i shtetit Polak në një takim të përzëmërt…

More...
Frontpage Slideshow | Copyright © 2006-2010 JoomlaWorks, a business unit of Nuevvo Webware Ltd.

Mblidhet Aktivi i BSP Tiranë

E-mail Print PDF

Aktivi-BSP-Tiranë221114-01-LARGE

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura Tiranë në takimin e organizuar në Hotel “Tirana International”  më 01.11.2014 vendosi që nëse Qeveria nuk dialogon me BSPSH për çmimin e energjisë elektrike, atëherë të mos ndalen protestat për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.
 
Fjala e  Presidentit të BSPSH Gëzim Kalaja

“Ky Aktiv mblidhet në zbatim të vendimeve të Këshillit Kombëtar të BSPSH i cili i është drejtuar Kryeministrit Rama për t’u ulur në tavolinën e bisedimeve në lidhje me vendimet e saj që kanë të bëjnë me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, gjë që është e papranueshme për BSPSH , punonjësit dhe qytetarët  e Shqipërië dhe për lejet e ndërtimit të pezulluara që kanë sjellë një kolaps  në industrinë e ndërtimit. Në lidhje me çmimin e energjisë elektrike i kemi ripërsëritur kërkesën kryeministrit më 23 shtator 2014, i jemi drejtuar Entit Rregullator të Energjisë. Jetojmë në një realitet konfuz. Deklarimet e kryeministri dhe ministrave janë kontraditore. Ne jemi kundër abuzuesve, kundër vjedhjes së energjisë elektrike, i bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e ligjit dhe punonjësve, që ato të bëjnë pagesën e energjisë. Qeveria dhe kryeministri premtuar punësimin e shqiptarëve pasi të merrej pushteti, por si paraqitet realiteti? A e din sot kryeministri se sa është  përqindja e papunësisë në vend? A e din raportin e pagave që kanë punonjësit e Shqipërisë krahasur me ato të rajonit ballkanik dhe europës ku ne pretendojmë të hyjmë?. BSPSH ka denoncuar publikisht  dhe në mënyrë konstante  marrëveshjen e qeverisë me FMN e cila solli këto pasoja. BSPSH deklaronte se pas nënshkrimit të marrëveshjes me FMN do të ketë pasoja të cilat u vërtetuan që me rritjen e moshës së pensionit për burrat dhe gratë, vendosjen  e 21 taksave të reja. Kur ne deklaronim se do të rritet çmimi i energjisë elektrike, ekzekutivi  deklaronte se kjo nuk na është kërkuar nga FMN dhe se qeveria nuk do ta rrisë çmimin e energjisë. Pra, tani po dalin ato që deklaroi BSPSH-ja. Ne kemi sensibilizuar anëtarësinë tonë se nëse kryeministri deri më 12 nëntor nuk prononcohet për datën e takimit me BSPSH-në, ne jemi në të drejtën tonë të imponuar nga heshtja e qëllimshme e qeverisë dhe nga mosdëshira e kryeministrit për t’i bërë thirrje punonjësve, forcave politike dhe qytetarëve për të dalë në protestë në të gjitha sheshet e Shqipërisë. Ne nuk e dëshirojmë protestën, ne dëshirojmë që problemet të zgjidhen në tavolinën e bisedimeve, ne do ta mirkuptojmë qeverinë për kërkesat që ajo nuk ka mundësi t’i përmbushë në mënyrë të menjëhershme, por kryeministri duhet të dialogojë me BSPSH-në. Strategjia jonë është dialogu dhe ulja në tavolinën e bisedimeve. Heshtjen e kryeministrit dhe qeverisë për t’u takuar me BSPSH-në, e konsiderojmë të qëllimshme nëse nuk realizohet dhe imponuese kundër dëshirës tonë për të dalë në shesh, për të protestuar.  Kjo duhet kuptuar nga të gjithë ne, është një kosto shumë e madhe për t’i dalë zot punonjësve të Shqipërisë që na kanë votuar. BSPSH ka për mision mbrojtjen e anëtarësisë së saj dhe qytetarëve dhe do ta bëjë. I bëjmë thirrje anëtarësisë sonë, forumeve drejtuese, studentëve, shoqërisë civile,  partive politike pa dallim t’i bashkohen protestës së BSPSH në mbrojtje të të drejtave tona dhe të familjeve tona. BSPSH  di t’i bëjë shumë mirë protestat ashtu siç i ka bërë deri më tani.

Një ditë para Aktivit të BSP Tiranë  më 31 tetor 2014, siç u deklarua kreu i BSPSH-së z. Gëzim Kalaja pati një takim me ministrin Erion Veliaj. Sipas ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ky takim bëhet me porosi të Kryeministrit dhe se do t’i transmetohen edhe njëherë kërkesat e BSPSH-së. Çuditshëm me anë të në një shkrese që mban datën 30 tetor 2014  po kjo ministri i kthen përgjigje BSPSH-së. Përgjigje e cila nuk kishte të bënte me kërkesat që ka paraqitur BSPSH-së.

Aktivi-BSP-Tiranë221114-01-S Aktivi-BSP-Tiranë221114-02-S Aktivi-BSP-Tiranë221114-03-S
     



Reagimi i BSPSH
Drejtuar: Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama dhe Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj.
Zoti Kryeministër, zoti Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,
BSPSH, duke qenë e binduar se Ju do të ishit i gatshëm për të dialoguar me BSPSH-në, u befasuam nga përgjigja, e dërguar  jo nga Ju, por nga një drejtori e Ministrisë së Mirëqenies Sociale, e cila nuk e ka as tagrin të komunikojë me BSPSH-në, si një sindikatë nacionale, shumë serioze në marrëdhëniet institucionale dhe partnere sociale e besueshme e të gjitha qeverive që kanë qeverisur këtë vend, qofshin ato socialiste apo demokrate.
Zoti Kryeministër,
Nuk është hera e parë  që ju drejtohemi për takim institucional Qeveri-Sindikatë, i cili do të zhvillonte dialogun social dhe do t’i paraprinte një marrëveshjeje të përbashkët në lidhje me reformat që ju po ndërmerrni në të gjitha degët e ekonomisë, por përgjigja juaj e pabesuar për ne, ka qenë një heshtje ose me letra qarkulluese nga një institucion në tjetrin, me të cilat ju keni menduar se mund të anashkaloni dhe të nënvleftësoni forcën e lëvizjes punëtore në Shqipëri ku BSPSH është faktori kryesor.
Ky qëndrim antidemokratik  është një shfaqje pa asnjë mëdyshje e shkeljes së të drejtave dhe lirive sindikale në Shqipëri. Natyrisht kjo nuk ndodh për ato sindikata që bëjnë lojën tuaj duke mos venë në plan të parë mbrojtjen e interesave të punëtorëve, por vetëm atë të mosshqetësimit të Qeverisë, gjë që është e gabuar dhe i bën dëm edhe vetë ekzekutivit shqiptar. Ne ju sigurojmë se nuk do të zbrapsemi në luftën tonë paqësore, në përputhje me ligjet e shtetit shqiptar, për të mbrojtur interesat e punëtorëve të Shqipërisë.
Letra që na erdhi nga kjo strukturë, që na tregonte detyrat tona në Këshillin Kombëtar të Punës, ishte një letër  që nuk tregonte seriozitet, korrektesë dhe funksionim  të demokracisë  në një shtet demokratik. Ne ju kemi informuar në lidhje me funksionin e këtij Këshilli, ku BSPSH-së, për qëllime të mbrapshta të interesave që nuk ju duhen as juve, iu mohua anëtarësia reale si faktori kryesor sindikalist në Shqipëri. Kërkesat tona për të cilat ju kemi vënë në dijeni nuk janë kërkesa  vetëm të punonjësve të Shqipërisë, por të mbarë qytetarëve shqiptarë, të bisneseve të ndershme, të kompanive që kanë investuar në Shqipëri dhe që kanë bërë të mundur punësimin e tyre.
Zoti Kryeministër,
Ne besuam kur ju me anë të zonjës Ana Rafti na drejtuat për të biseduar paraprakisht me zotin Erion Veliaj, takim i cili u realizua dhe përforcoi mendimin tonë se takimi me ju do të zhvillohej brenda  ditëve që BSPSH kishte kërkuar, natyrisht duke patur parasysh protokollin tuaj.
Për fat të keq ndodhi e kundërta. Drejtoria që na ktheu përgjigje në emrin tuaj, na tregoi  detyrat e Këshillin Kombëtar të Punës, duke mos i ditur  vetë detyrat e këtij këshilli dhe duke harruar që ne po presim vendimin për kthimin në këtë këshill sipas  përfaqësimit të anëtarësinë që na takon ndërkohë që Qeveria e kryesuar nga Ju inskenoi goditjen e pastër politike  të BSPSH-së në lidhje me përfaqësueshmërinë  në këtë këshill të domosdoshëm për zhvillimin e dialogut dhe të respektimit të partneritetit social, si detyrë e çdo qeverie demokratike. Sidoqoftë, me gjithë këtë katrahurë që është bërë nga institucionet tuaja, ne do të jemi përsëri korrekt me ju, por ju bëjmë me dije se BSPSH, në strategjinë e saj ka dialogun social, protestën dhe përsëri dialogun social.
Për të bërë dialog zoti Kryeministër,  që ju e kërkonit me aq këmbëngulje kur ishit në opozitë, duhen dy palë, por meqenëse njëra që jeni ju ka mungesë vullneti dhe nuk e dëshiron dialogun, pala tjetër është e detyruar në mungesë të këtij dialogu, të bëjë zgjidhje, por që në këtë rast zgjedhja është e imponuar. Ndaj BSPSH ka mbledhur strukturat e saj vendimmarrëse dhe po zhvillon aktivet e saj në të gjithë territorin e Shqipërisë, ku unanimisht, anëtarësia jonë ka vendosur të vazhdojnë luftën sindikaliste në mënyrë demokratike, në protesta gjithëpërfshirëse në mbarë vendin për të ndaluar dorën goditëse ndaj punonjësve dhe qytetarëve të Shqipërisë.
 Ne i themi jo rritjes së çmimit të energjisë elektike; ne jemi kundër vendosjes së taksave të reja; jemi kundër rritjes së moshës së pensionit; kundër paraqitjes së projektbuxhetit, për të cilin nuk jemi informuar dhe as konsultuar. Jemi kundër sepse janë punëtorët dhe qytetarët e Shqipërisë që goditen nga këto reforma të ndërmarra, reforma të cilat sipas porosisë tuaj i biseduam në takimin me zotin Veliaj, por përgjigja që na erdhi për takimin me ju tregoi se ai takim ka qenë formal. BSPSH është partnere e besueshme dhe shumë korrekte. Ne ju përshëndetëm ju personalisht dhe qeverinë tuaj në mënyrë publike për uljen e moshës së pensionit të punonjësve të nëntokës gjë që nuk e kanë bërë sindikatat dhe as forcat e tjera politike në Shqipëri. Zoti Kryeministër, Meqenëse Ju nuk dëshironi dialog me ne, gjë që është zgjedhja juaj, BSPSH është e imponuar, nga mungesa e vullnetit politik të qeverisë tuaj, të bëjë zgjedhjen e saj për fillimin e protestave masive në të gjitha qytetet e Shqipërisë.Me këtë letër BSPSH bëri detyrën e saj institucionale sipas normave demokratike, ligjit dhe rekomandimeve të BE, të cilat janë të detyrueshme për qeverinë tuaj.

Këshilli Kombëtar i BSPSH

 

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin 2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një ndër konfederatat më të mëdha sindikale në vendin tonë që prej themelimit ka dhënë dhe jep kontributin e saj në zhvillimin e proçeseve demokratike, në garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut duke i konsideruar reformat të domosdoshme për përparimin ekonomik të vendit, për të realizuar dhe për të përshpejtuar objektivat e integrimit të Shqipërisë në BE. Parimi themelor i veprimtarisë së B.S.P.SH-së ka qënë...

AlbanianEnglish (United Kingdom)

Të rejat e BSPSH

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet …

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një nd...

Hapet fushata e zgjedhjeve në SPMSH

Hapet fushata e zgjedhjeve në  SPMSH

Mblidhet Konferenca  e 7-të e Sindikatës së Pavarur të Min...

Partneret

afl-cio-partner Faqja elektronike në internet e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë mundesohet falë mbështetjes financiare të Qëndrës së Solidaritetit të Sindikatave Amerikane AFL-CIO.


ituc logo2BSPSH eshte anetare e ITUC

Gazeta Sindikalisti

Connect with us

  • fbBSPSH
  • fbRrjeti Rinor
  • tw
  • rss
  • in

Contact us

  • Add:Rruga e Kavajes, Ish - Ndermarrja Gjeologjike
    Tirane,
    Albania
  • Tel: +355 4 2 472154
  • Tel: +355 4 2 227579
  • Email:info@bspsh.org.al
You are here Home Rreth BSPSH AKTIVITETE Mblidhet Aktivi i BSP Tiranë