BSPSH, institucioni modern i mendimit demokratik
Presidenti i BSPSH, z.Gëzim Kalaja përshëndeti takimin rajonal të ekspertëve ekonomikë (SEE Economic Experts Meeting), i cili u mbajt në Tiranë. Në këtë takim ai shprehu shqetësimin në lidhje me fluksin e shtuar të emigrantëve drejt vendeve të BE. Gjithashtu deklaroi se emigrimi i shumë shtetasve shqiptarë drejt Gjermanisë dhe në vende të tjera ka ardhur si rezultat i klimës negative për biznes dhe punësim në Shqipëri. Sipas tij, për emigrantët punësimi është primar, gjithashtu mosdiskriminimi i tyre në vendin e punës, për shkak të përkatësisë fetare, shtetësisë etj. Emigrantët duhet të kenë punë dhe pagë të denjë, kushte të sigurisë dhe shëndetit në punë.