Qytetarë të Shkodrës me pankarta e thirrje kundër Qeverisë i janë bashkuar protestës së organizuar nga BSPSH, duke marshuar në rrugët kryesore të qytetit. Presidenti i BSPSH, Gëzim Kalaja, u shpreh se institucioni që ai drejton nuk është kundër formalizimit të ekonomisë, por është kundër mënyrës se si po bëhen reformat. Pas rreth 30 minutash marshimi në rrugët kryesore të qytetit, protestuesit janë shpërndarë të qetë. Kjo është protesta e dytë që BSPSH zhvillon në Shkodër.