BSPSH

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Më datë 13.01.2014 në selinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit të BSPSH…

More...

BSPSH i akordon  Kryeministrit Berisha Medaljen e Lartë “Nderi i Sindikalizmit Shqiptar”

More...
100 vjet Shtet Shqiptar

100 vjet Shtet Shqiptar

Shqipëri - Festohet 100 vjetori i pavarësisë

More...
Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Më datë 15 Maj 2012 , Presidenti i Republikës , z. Bamir Topi dekoroi me Medaljen “Pishtari i Demokracisë “…

More...
Një filozofi që qëndron aktuale...

Një filozofi që qëndron aktuale...

Popullit, zot të fateve të tij, popullit, të aftë të mendojë, i ka hije të luftojë jo me armë, por…

More...
Dekorimi i BSPSH-së

Dekorimi i BSPSH-së

Presidenti Topi dekoron Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” për kontribut te çmuar…

More...
20 vjet BSPSH

20 vjet BSPSH

Image taken from the movie "The Kingdom"

Me date 16 Shkurt u festua 20 - vjetori i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura te Shqipërisë

More...
Protestë e Minatorëve

Protestë e Minatorëve

Image taken from the movie "Transformers"

Protestë me Minatorët e Minjerës së Selenicës në Vlore

More...
Takim i përzëmërt miqsh

Takim i përzëmërt miqsh

Z.Les Valesa Presidenti i pare dhe themeluesi i Solidarnosit, si dhe President i shtetit Polak në një takim të përzëmërt…

More...
Frontpage Slideshow | Copyright © 2006-2010 JoomlaWorks, a business unit of Nuevvo Webware Ltd.

TV”, skaner politikës dhe sindikalizmit në Shqipëri

E-mail Print PDF

I ftuar në emisionin “Aktualitet” përballë gazetarit Bejdo Malo, presidenti i BSPSH-së në 42 minuta u dha përgjigje pyetjeve  mbi sindikalizmin dhe politikën në Shqipëri. Si u arrit ulja e moshës së pensionit për minatorët në 55 vjeç dhe kërkesa e fundit  për ta përfituar gjenerata e 1995-ës. Roli i BSPSH-së në këto vite

BSPSH 210116 01 L

Përsa i përket pensionit të minatorëve ndërmjet të tjerave Presidenti i BSPSH deklaroi:

“Ka qenë shumë e vështirë mbijetesa e sindikatave në Shqipëri përballë politikës shqiptare. Nëqoftëse ka patur marrëveshje mes sindikatës dhe politikës shqiptare ajo ka qenë më tepër  e imponuar se sa dëshira apo vullneti politik i qeverive. Sigurisht që Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Shqipërisë ka kontributin e saj të veçantë. Besoj se aktet e SPMSH dhe BSPSH dhe misioni që morën përsipër për rrëzimin e komunizmit ka bërë të mundur që këto politikanë të jenë sot në krye të detyrave të tyre. Ne shpresojmë pas 25 vjetësh të çojmë në fund ëndrrën për të cilën ne luftuam dhe kontribuuam. Përsa i përket problemit të pensionit mendoj se është problemi më i ndjeshëm sot për sot social në Shqipëri. SPMSH dhe BSPSH në këtë drejtim e ka filluar realizimin e objektivave të saj që nga greva e parë e Valiasit. Në korrikun e 1992-it ne e realizuam pensionin ku President i Republikës ishte Sali Berisha dhe Kryeministër Aleksandër Meksi për të cilin kam një konsideratë të veçantë. Ne vinim nga një aktivitet i përbashkët,  ai i opozitës antikomuniste me SPMSH dhe BSPSH. Ne realizuam pensionin e parë me 10 vjet në nëntokë 45 vjeç në pension. Kështu që një armatë e madhe doli në pension atëhere. E përsëritëm këtë pension në vitin 1995 me qeverinë “Meksi” me pensionin e parakohshëm 11, 5 vjet në nëntokë 35 vjeç në pension, pra nuk kishte limit moshe. E përsëritëm kur ishte kryeministër Ilir Meta në vitin 2000. Unë jam i gatshëm të jap vlerësimin për këdo që mund ta konsiderojë Gëzim Kalanë apo BSPSH dhe SPMSH si opozitarë dhe siç e ka zakon politika shqiptare, kundërshtar i cili duhet asgjësuar. Pra, Ilir Meta ka kontribuuar në pensionin e tretë ku me 23 vjet punë kanë dalë në pensionin minatorët pa limit moshe. Nën trysninë e FMN dhe BB, qeveria socialiste e para ‘2005- ës e bëri pensionin e minatorëve 65 vjeç. Me ndërhyrjen tonë pranë Berishës, me aktivitetin tonë, me presionin tonë, me mirëkuptim, arritëm të ulim moshën e pensionit nga 65-60 vjeç dhe më pas me ardhjen e qeverisë “Rama” në 55 vjeç. Kryeministrin Rama e përshëndes nga kjo studio në lidhje më këtë akt, pavarësisht se ne kemi qëndrime të ndryshme përsa i përket problemeve të tjera. Ka qenë kontributi i tij dhe i ish-ministrit Erion Veliaj për uljen e moshës së pensionit për punonjësit e nëntokës nga 60-55 vjeç, një fitore e madhe për Sindikatën e Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë dhe BSPSH-në. Dua ta përshëndes Veliajn për vizitën që ai bëri në minierat e Fushë-Arrëzit nga e cila mori suportin realizimi i këtij pensioni. Cili është objektivi ynë? Në kuadrin e realizimit të këtij pensioni ngelën minatorët e vitit 1995, të cilët dolën me pension të parakohshëm, por që nuk i kapi ligji. Ata janë një armatë e madhe. Janë minatorët e Kukësit, të Tropojës, Memaliajt, të Dhrovjanit të Sarandës, Përrenjasit, të Mborje-Drenovës. Unë kam kontakte të vazhdueshme me ta. Së fundmi, u bë mbledhja e Bordit Drejtues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Unë i dorëzova kërkesën që këtë pension ta përfitojë dhe kjo gjeneratë. Dhe në takimin mes BSPSH dhe ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i cili u realizua me kërkesën e tij, ne mundëm ta fusim në axhendë këtë kërkesë drejtuar qeverisë shqiptare që të përfitojnë dhe kjo kategori minatorësh. Dua t’ju garantoj, se jemi të vendosur ta realizojmë këtë pension. Por, kjo nuk është e lehtë sepse kryeministri nuk jam unë. Por unë jam kryeministri që udhëheq atë betejë me qeverinë dhe që përfaqësoj punëtorët e Shqipërisë. Gjërat janë të ndara. Kryeministër është Edi Rama apo kushdo kryeministër që mund të jetë nesër, kryeministër për punëtorët është Gëzim Kalaja dhe drejtuesit e SPMSH dhe BSPSH-së ku minatorët e gjejnë të hapur derën 24 orë, atë derë të cilën politika ua ka mbyllur dhe e hap kur ka fushatë elektorale. Ne kemi arritur me dialog dhe nëpërmjet tryezës së bisedimeve ta çojmë pagën e minatorëve deri në 1200 dollarë. Kushtet në miniera  janë përmirësuar dhe nuk janë si vite më parë. Ka një koordinim të punës mes punëdhënësve dhe sindikatave në lidhje me kushtet e sigurimit teknik në miniera. Unë besoj se do ketë një përmirësim akoma më të madh të kushteve të punës në industrinë minerare shqiptare. Por punëdhënësit do të kenë dhe përplasje me sindikatat për çështjet e pagave, të sigurimit teknik që ne mendojmë t’i zgjidhim nëpërmjet tavolinës së bisedimeve.  Kështu ne nëpërmjet kontratave kolektive kemi arritur gjëra shumë të mira, jo vetëm në miniera, por dhe me fabrikat e çimentos. Po të kthehemi në vite koncepti se drejtuesit e sindikatës nuk duhet të bashkëpunojnë me punëdhënësin ishte i gabuar. Në tetor të 1991-it, kam qenë në SHBA i ftuar nga DASH dhe në takimet me AFL-CIO-on, sindikatat amerikane, ata vlerësonin se marrëdhëniet me punëdhënësit janë shumë të leverdisshme dhe pozitive për punonjësit që t’i përfaqëson. Ne kemi ndryshuar konceptet në sajë të trajnimeve qoftë tonat dhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve. Kemi marrëdhënie shumë të ngushta me tre konfederatat italiane, me Solidarnostin e Polonisë, me AFL-CIO amerikane që e kemi partner strategjik në lëvizjen sindikaliste. Dhe me sindikata të tjera të rajonit ballkanik. Mbështjetje të fuqishme i japim Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës duke e konsideruar atë si pjesë të përbashkët të BSPSH-së. Në këtë drejtim, BSPSH dhe BSPK janë një hap para politikës”.

Pyetjes se cili është vlerësimi për punën e sindikatave në Shqipëri dhe për politikanët Presidenti i BSPSH i dha këtë përgjigje:
“Mendoj se tranzicioni në Shqipëri ka qenë shumë i vështirë dhe kjo vjen si rezultat dhe i trashëgimisë që kemi patur ne prej 50 vitesh. Dhe politika shqiptare mbarti me vehte ato koncepte dhe se tashmë ajo po çlirohet, sepse dalëngadalë brezi i ri po merr stafetën e drejtimit. Nuk ka qenë e lehtë për sindikatat. Megjithëse ne kemi në strategjinë tonë dialogun dhe tavolinën e bisedimeve për zgjidhjen e problemeve, shpeshherë jemi imponuar të dalim në sheshet e Shqipërisë për të protestuar.  Qeveritë janë munduar të na pengojnë, por ne ja kemi dalë mbanë. Forcën e shikojmë tek anëtarësia jonë, tek qytetarët të cilët besojnë tek ne. Përsa i përket integrimit, jo vetëm politika, por dhe BSPSH ka qenë dhe është një ambasadore e shkëlqyer  në këtë drejtim. Sepse BSPSH është anëtare e Konfederatës Botërore të Sindikatave një prej organizatave më të fuqishme në botë. Mesazhet që jep Sekretarja e Përgjithshme e Konfederatës Botërore të Sindikatave (ITUC) për BSPSH-në, deklarimet e funksionarëve të BE apo KE, interesi që tregojnë emisarët e tyre për t’u takuar më BSPSH-në, tregon se e vlerësojnë dhe njohin historinë dhe kontributin e saj. Por ata njohin dhe historinë e sotme të zhvillimit sindikal në Shqipëri. Çdo version i politikës shqiptare për ta errësuar apo për ta personalizuar historinë e kaluar dhe për të marrë kontributet të gjitha për vehte është shumë i gabuar. Po të shikosh në historinë e Shqipërisë ka vetëm një rresht për BSPSH-në dhe për grevën e përgjithshme të saj. Opozita antikomuniste erdhi në pushtet në saj të grevës së përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dhe të atyre burrave që hynë në nëntokë në Valias për jetë a vdekje. Fatos Nano dha dorëheqjen, por dua të shtoj se ai i bëri politikanët shqiptarë të njohin institucionin e dorëheqjes.  Ka meritën e reformimit të PPSH dhe se ka qenë një kryeministër inteligjent. Pavarsisht nga ngjarjet e vitit 1991 -1992 në të gjitha takimet që kam patur më të, ai asnjëherë nuk ka shprehur ndonjë indinjatë apo inat. Ai e respekton kundërshtarin. Padyshim, unë dua të vlerësoj dhe kontrbutin që ka dhënë Sali Berisha. Në çdo studio që kam shkuar, interesi i gazetarëve ka qenë përsa i përket marrëdhënieve të mija me Berishën. Duke e konsideruar aktivitetin tim sindikalist të bashkëngjitur me PD. Unë kam patur konceptet e mia dhe bindjet e mia. Duhet të jeni të sigurtë që nuk na kanë përdorur. Por kam bindjen absolute se mendimet e mia në lidhje me kontributin që ka dhënë Sali Berisha janë të pandryshueshme që nga viti 1991. Do të mbetem i vendosur për të vlerësuar kontributin e padiskutueshëm të Berishës jo vetëm për vitin 1991, por dhe në vazhdim. Mendoj se është një nga burrat e shquar të shtetit shqiptar. Vetë politika shqiptare nëqoftëse nuk do të jetë Berisha e ndjen se diçka shumë kryesore mungon.Ai po bën opozitën e opozitës shqiptare. Pra, po bën opozitën që duhet të bënte opozita shqiptare.

BSPSH 210116 01 S BSPSH 210116 02 S Pa foto
 

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin 2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një ndër konfederatat më të mëdha sindikale në vendin tonë që prej themelimit ka dhënë dhe jep kontributin e saj në zhvillimin e proçeseve demokratike, në garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut duke i konsideruar reformat të domosdoshme për përparimin ekonomik të vendit, për të realizuar dhe për të përshpejtuar objektivat e integrimit të Shqipërisë në BE. Parimi themelor i veprimtarisë së B.S.P.SH-së ka qënë...

AlbanianEnglish (United Kingdom)

Të rejat e BSPSH

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet …

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një nd...

Hapet fushata e zgjedhjeve në SPMSH

Hapet fushata e zgjedhjeve në  SPMSH

Mblidhet Konferenca  e 7-të e Sindikatës së Pavarur të Min...

Ratifiko Konventen e ILO C190

 

Partneret

afl-cio-partner Faqja elektronike në internet e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë mundesohet falë mbështetjes financiare të Qëndrës së Solidaritetit të Sindikatave Amerikane AFL-CIO.


ituc logo2BSPSH eshte anetare e ITUC

Gazeta Sindikalisti

Connect with us

  • fbBSPSH
  • fbRrjeti Rinor
  • tw
  • rss
  • in

Contact us

  • Add:Rruga e Kavajes, Ish - Ndermarrja Gjeologjike
    Tirane,
    Albania
  • Tel: +355 4 2 472154
  • Tel: +355 4 2 227579
  • Email:info@bspsh.org.al
You are here Home Rreth BSPSH AKTIVITETE TV”, skaner politikës dhe sindikalizmit në Shqipëri