Seminar i shkëlqyer mes SIMA Portugali dhe partnerëve BSPSH, “Biznes Albania” dhe MMSR. Ky seminar, ku ishin të pranishëm Presidenti i BSPSH-së Gëzim Kalaja, drejtues të federatave, perfaqesues te SIMA z. Alberto Simoes dhe znj. Ana Filipi , përfaqësues të Ministrisë së MMSR z. Erion Manohasa , perfaqesues të “Biznes Albania”z. Koli Sinjari dhe znj. Erina Collaku , kishte si qëllim të informojë sindikalistët se si ato duhet të veprojë ku ka bashkim mes kompanive në vend dhe jashtë territorit. Vëmendje të veçantë iu kushtua nga lektorët e huaj direktivave të BE në lidhje me të drejtat e punonjësve në rast të transferimit të kompanive, apo pjesë të ndërmarrjes dhe biznesit. Megjithëse në Shqipëri ligji parashikon transferimin e aksioneve të një kompanie në një tjetër kompani, hapësira e këtij ligji është brenda territorit të Shqipërisë. Ndërkohë, përsa i përket bashkimeve ndërkufitare ndryshimet ligjore dhe përafrimi i legjislacionit shqiptar me BE dhe direktivat e Komisionit Evropian janë mëse të domosdoshme. Për BSPSH-në, tha z. Kalaja është me interes se cilat duhet të jenë procedurat që duhet të ndiqen në mënyrë që të mbrohen punonjësit. Në kuadër të temës së këtij seminari, kreu i BSPSH bëri shumë pyetje, njëkohësisht prezantoi disa shembuj se si ka vepruar BSPSH të cilat u pritën me shumë interes nga lektorët portugezë. Po sipas tij, seminare lidhur me këtë çështje duhet të zhvillohen dhe me strukturat e BSPSH. Rëndësi shumë të madhe për presidentin e BSPSH-së dhe të pranishmit ka dhe botimi në shqip i librit mbi Direktivën 56/ 2005 të Komisionit Europian. Ky libër u mundësua në saj të mbështetjes financiare të SIMA dhe BSPSH. Vazhdimi I seminarit do te jete ne muajin shtator ne Lisbon Portugali.