Në takimin që u mbajt në Portugali më 22-25 shtator 2016 ishin të pranishëm: Presidenti i BSPSH Gëzim Kalaja; Arjola Alika; Erion Manohasa përfaqësues i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë; perfaqesues te Biznes Albania z. Koli Sinjari , Dr Antonello Pezzini (Komiteti Social- Ekonomik Europian, përfaqësues i Konfederatës italiane të industrisë; Jose Maridalho (Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i SIMA); Sylvain Lefebvre (Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i IndustriAll Europe). Në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm u vlerësua kontributi që ka dhënë dhe po jep BSPSH në Shqipëri dhe roli i saj bashkëpunues dhe bashkëveprues me sindikatat e rajonit të ballkanit, të europës dhe më gjerë. Projektet BSPSH - SIMA do të vazhdojnë.