BSPSH

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Më datë 13.01.2014 në selinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit të BSPSH…

More...

BSPSH i akordon  Kryeministrit Berisha Medaljen e Lartë “Nderi i Sindikalizmit Shqiptar”

More...
100 vjet Shtet Shqiptar

100 vjet Shtet Shqiptar

Shqipëri - Festohet 100 vjetori i pavarësisë

More...
Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Më datë 15 Maj 2012 , Presidenti i Republikës , z. Bamir Topi dekoroi me Medaljen “Pishtari i Demokracisë “…

More...
Një filozofi që qëndron aktuale...

Një filozofi që qëndron aktuale...

Popullit, zot të fateve të tij, popullit, të aftë të mendojë, i ka hije të luftojë jo me armë, por…

More...
Dekorimi i BSPSH-së

Dekorimi i BSPSH-së

Presidenti Topi dekoron Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” për kontribut te çmuar…

More...
20 vjet BSPSH

20 vjet BSPSH

Image taken from the movie "The Kingdom"

Me date 16 Shkurt u festua 20 - vjetori i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura te Shqipërisë

More...
Protestë e Minatorëve

Protestë e Minatorëve

Image taken from the movie "Transformers"

Protestë me Minatorët e Minjerës së Selenicës në Vlore

More...
Takim i përzëmërt miqsh

Takim i përzëmërt miqsh

Z.Les Valesa Presidenti i pare dhe themeluesi i Solidarnosit, si dhe President i shtetit Polak në një takim të përzëmërt…

More...
Frontpage Slideshow | Copyright © 2006-2010 JoomlaWorks, a business unit of Nuevvo Webware Ltd.

Zhvilloi punimet Konferenca Kombëtare e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë

E-mail Print PDF

22 Tetor 13 L

Kalaja: Kërkojmë pagesë dinjitoze pensioni për minatorët, të barabartë me forcat ajrore dhe detare

Më 22 tetor 2016 u mbajt në sallën e Muzeut Historik Kombëtar Konferenca Kombëtare  e  Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë ku morën pjesë 200 delegatë nga të gjitha qendrat minerare.

FJALA E PLOTË E PRESIDENTIT TË SPMSH DHE BSPSH  GËZIM KALAJA NË KONFERENCËN KOMBËTARE TË SINDIKATËS SË PAVARUR TË MINATORËVE TË SHQIPËRISË

“Në këtë sallë janë mbledhur përfaqësues nga të gjithë qendrat minerare të Shqipërisë. Sindikata e Pavarur e Minatorëve të  Shqipërisë duke marrë parasysh kërkesat e rajoneve industriale minerare në të gjithë Shqipërinë thirri Konferencën  Kombëtare të SPMSH për të marrë në shqyrtim, për të miratuar dhe vendosur kërkesën e minatorëve shqiptarë që pagesa e pensionit të pleqërise të jetë e barabartë me forcat ajrore, nëndetëset, për një pension dinjitoz për të gjithë minatorët shqiptarë për arësye se është një nga profesionet më të vështira krahasuar me profesionet e tjera.  Në të gjithë misionin e saj gjatë 25 viteve SPMSH nuk ka dështuar asnjëherë në kërkesat e saj dhe nuk do të dështojë. Dua t’ju transmetoj juve që jeni në këtë sallë dhe ata që na ndjekin direkt në TV se në janarin e vitit 1991 realizuam me grevën e parë ngritjen e pagës për të gjithë minatorët shqiptarë 60 përqind. Në korrikun e vitit 1992 realizuam pensionin e parë me 10 vjet në nëntokë 45 vjeç në pension ku gjysma e minatorëve shqiptarë përfitoi nga ky realizim pensioni, ku dhe sot ato vazhdojnë ta gëzojnë pensionin e pleqërisë. Në prillin e vitit 1996 pas studimit dhe protestës që zhvilluam në minierën e Valiasit me përfaqësues nga të gjithë qendrat minerare realizuam trajtimin e veçantë me 11 , 5 vjet në nëntokë, 11, 5 në sipërfaqe pa limit moshe dalja në pension. Ne vitin 2000 me kryeministër Ilir Metën realizuam trajtimin e tretë pas korrikut 1992, pas grevës që ndërmorëm në minierën e Batrës ku morën pjesë rreth 2 mijë minatorë të Batrës, të Memaliajt, të Mborje- Drenovës, të Vërdovës dhe marshimi i minatorëve të Tiranës, (greva në minierën e Mushqetasë). Ku si pasojë në dhjetor të vitit 2000 u miratua trajtimi i veçantë ku përfituan 6630 minatorë. Ulëm moshën e pensionit nga 65 në 60 vjeç dhe në vitin 2015 ne bëmë të mundur pas presionit të jashtëzakonshëm që zhvilloi SPMSH dhe pas tubimit në Fushë- Arrëz uljen e moshës së pensionit të minatorëve  nga 60 në 55 vjeç. Realizimet që ka bërë SPMSH nuk i ka bërë jo sindikatë në rajonin ballkanik, por as në europë jo. Kur ne i deklaronim që e kemi ulur moshën e pensionit apo që minatorët tanë kanë dalë me trajtim të veçantë dhe 35 vjeç apo 40 vjeç ata shprehnin  habinë. Por, minatorëve shqiptarë nuk u takon të dalin në pension me këtë pagesë. Pagesa e tyre duhet të jetë dinjitoze. Askërkush nuk e ka vështirësinë që ka minatori apo punëtori i nëntokës. Të mos harrojmë se janë të aksidentuar me vdekje 458 minatorë duke mos llogaritur ato të cilët nuk kanë arritur të dalin nga nëntoka, duke mos llogaritur ato të cilëve ju ka rënë masivi sipër dhe për pasojë janë nxjerrë vetëm në saj të ekplozionit nga lart, duke mos i hapur as arkivolin në shtëpi dhe të tjerët që kanë mbetur brenda në miniera. Janë me qindra fëmijë dhe familje që kanë mbetur pa prindërit e tyre, pa kryefamiljarin. Ndërsa forcat ajrore për të cilët unë kam respekt, nënujësat për të cilët unë kam respekt, nga shteti shqiptar janë nderuar dhe respektuar. Po për minatorët shqiptarë që janë pjesa më vitale e kombit nuk duhet të bëjnë qeveritë?, Parlamenti?. Unë i kërkova kryetarit të PD Lulzim Basha në 25 vjetorin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë pagesën e pensionit të pleqërisë të barabartë me forcat ajrore dhe nëndetëset, sepse e meritojmë. Unë e njoh shumë degën e aviacionit se nga ajo vij dhe e kam për krenari që kam qenë dhe për superkrenari që kam punuar dhe në nëntokë, bashkë me ju, krah për krah, me të gjitha vështirësitë që ka nëntoka. As qeveritarët, as deputetët e parlamentit, nuk mund të kundërshtojë ato që unë deklaroj në këtë konferencë. Vështirësitë e nëntokës i dijmë ne. Kur kemi patur raste që qeveritarët, politikanët apo deputetët të hyjnë në nëntokë për të takuar minatorët,  kemi  dëgjuar këtë deklarim ‘unë këtu nuk punoj jo 24 orë, por nuk mund të qëndroj as dhe një orë’. Ju e dinë shumë mirë se çfarë janë minierat e qymyrgurit, kemi shokë plot që kanë punuar bashkë me mua, se c’janë minierat e kromit, bakrit, piritit, hekurit e shumë mineraleve të tjera. A e di çdo të thotë për një njeri që ta shtyjë qymyrin me dy oxhaqe transporti, që të marri kollonat me radhë, që të bëjë shkarkimin e llavës, e cila është e barabartë me eksplodimin vullkanik. Të punosh në minierat e qymyrgurit është e vështirë, sepse ato janë më të vështirat që ka bota. Të punosh në duçkën e shembjes të minierave të kromit, apo në nënkatet e shfrytëzimit të bakrit. E pra, ne që jemi në këtë sallë kemi punuar. Unë personalisht kam ngritur me dhjetra shembje ju e dinë këtë shumë mirë, jo vetëm në minierat e Tiranës. Ne kemi punuar në të gjitha frontet e punës që nga fronti i avancimit, nga balli i avancimit, nga oxhaku shirit, llava, oxhaqet e transportit, që nga shtyrja e vagonit me krahë derisa minatori apo punëtori arrinte nga stërmundimi i madh ta ‘rrihte’ vagonin me lopatë. Po, dhe kjo është e vërtetë, sepse nuk kishte ku ta shfrynte lodhjen dhe stresin që i krijonte nëntoka. Për mua dhe për ju që jeni në këtë sallë dhe për ata që na ndjekin në TV vitet e punës në nëntokë janë vitet më të lumtura sepse ne aty kemi shprehur vullnetin  tonë, karakterin tonë, qëndrueshmërinë tonë, forcën tonë vitale. Shumë shokë i kemi nxjerrë nga miniera të vdekur. Emrat e tyre do t’i përmendim sot, sepse për SPMSH dhe për Gëzim Kalanë ata do të mbeten herojtë e nëntokës shqiptare. Nuk do të them emrat e minierave sepse i di, po ashtu dhe frontet ku kanë rënë. Halit Peca, një djalë i shkëlqyer i cili la fëmijët e tij jetim, zjarrmëtar në Mushqeta. Kadri Lluci i cili u përcoll nga tre vetë në banesën e fundit në fshatin  Baldushk sepse i tillë ishte regjimi i asaj kohe. Ali Shima shoku dhe kolegu ynë, nuk mund të flas për të se si është nxjerrë nga fronti se sa tavan shkëmb i kishte rënë përsipër dhe si doli nga oxhaku dhe si e zbritëm poshtë. Shkëlqim Loga nga Shëngjergji, gjithë Shëngjergji e njeh, Priska, Mushqetaja i cili mbeti në ballin e dizhenterisë flamur, la fëmijët jetimë, kush qeveri u kujdesua për këtë familje dhe për familje të tjera. Florian Hyka, Tasim Borxha, Sali Hysalliu, Shefqet Hoxha, Gëzim Stafa, Met Çaushi, Skënder Mehmeti, Mit’hat Kodra, i cili u aksidentua dhe vdiq si rezultat i aksidentit, një nga minatorët më të mirë të qymyrgurit, një nga armatorët më të mirë të oxhaqeve të qymyrgurit. Et’hem Lloci, Sul Sina zjarrmëtar në Ndërtim - Miniera, Gëzim Roshi, Lut Buzhiqi, Sami Cuka, Haxhi Selimi, Idriz Biraqi, Skënder Porja, Agim Lena, Dilaver Velia, Shefqet Gjashi,  Zenel Cuka, Rrem Hysa, Ahmet Tafa, Kujtim Keta, Erand Bushi, Kujtim Liçi, Shkëlqim Liçi, Dilaver Disha, Florian Dava, Murat Kaceli, Hamdi Milloshi, vëllai i kryetarit të Partisë Komuniste Hysni Milloshi, person shumë i nderuar, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve për Batrën. Dhe kur shkuan zotërinjtë e Konfederatës për të ngritur sindikatën ju tha: ‘unë jam me të vërtetë komunist, por jam kryetar i sindikatës së pavarur dhe SPMSH-në nuk e tradhëtoj asnjëherë’. Me këtë tregojmë se në SPMSH nuk janë vetëm demokratët, por janë socialistët, komunistët, legalistët ballistët janë të gjithë ato që i bashkon ideja shumë e madhe ajo në shërbim të familjes dhe atdheut. Kjo është SPMSH, ajo nuk është e ndarë në parti, por është një dhe e vetme, ka qenë, është dhe do të mbetet. Hazis Qerimi, Xhevdet Shehu, Jashar Kordha, Mehmet Ilami, Agim Ilami  janë të vrarë me eksplozion. Janë personat e minierave të Kam Tropojës, të Llagamit të Tropojës, të Cërnisës, Kalimashit, Spaçit, Qafë- Barit,  Munellës, Tërnovës, Dhrovjanit, në Vërdovë, Mborje- Drenovë 14 vetë menjëherë nga gazi metan, në Beragozhdë, bokside, në minerat e hekurit në Përrenjas, Bushtricë, Katjel, Pojskë, janë minatorët e Selenicës, Mynyr Godaj,  Rifat Tuzaj,  Bastri Sinani, Bardhyl Hyseni dhe Enver Jaçe dhe 13 të tjerë të plagosur rëndë. Ju dhashë emrat e atyre që kam njohur personalisht që janë të vdekur nga 458 vetë të vdekur dhe që për fatin e keq nëntoka shqiptare vazhdon të marrë jetë njerëzish. Ndërsa ata që i shpëtojnë vdekjes mbeten invalidë gjithë jetën. Duke bërë këtë bilanc përballë dy profesioneve të tjera që e kanë merituar pensionin që kanë marrë a ka qeveri sot në Shqipëri që mund të mohojë kërkesën e minatorëve shqiptarë dhe të SPMSH për të patur pagesën dinjitoze të pensionit të barabartë me forcat ajrore dhe nëndetëset. Nese ka njeri në këtë sallë dhe jashtë saj, nëse ka politikanë që nga Kryetari i Shtetit  e sfidoj të dalë në çdo studio televizive përballë meje për ta argumentuar se përse e meritojnë minatorët shqiptarë këtë pagesë të pensionit të pleqërisë. Le të kundërshtojë FMN, BB për rritjen e pensionit, fëmijët tanë dhe familjet tona nuk i mban as FMN as BB, ne kërkojmë pensionin dinjitoz, sepse e kemi merituar. Askërkush nuk ka punën më të vështirë sesa minatori i nëntokës. Askush nuk e përdor këtë parrullë kur hyn dhe del nga puna: “dalsh shëndoshë”. Ja kemi thënë njëri- tjetrit në mëngjes, në drekë dhe në darkë. Dhe kur kemi mbaruar punë, kur kemi dalë nga nëntoka, i kemi thënë njëri- tjetrit, Gëzim- “dalsh shëndoshë”, Baki- “dalsh shëndoshë”, Sami- “dalsh shëndoshë”, Ruzhdi- ”dalsh shëndoshë”, etj.  Kjo ka qenë parrulla jonë, sepse e dinim që do të futeshim në galeri, por për të dalë nuk e dinim. Sepse duhet të ruheshe lart  nga tavani, nga mali mos t’u shembte, nga gazi metan, nga perferatori që mund të haste në shtresën e qymyrit me gazin metan, nga shkëndija elektrike që mund t’u krijonte dhe të bënte eksplodimin e gazit metan, nga çekici që mund të përdorte shinashtruesi në shina e mund të eksplodonte gazin metan, nga shpërthimi i ujit që mund të përmbyste minierën, nga squfuri, nga gazi karbonik  që mund të mbeteshe brenda dhe nga shembja e tavanit. Jua përsëris edhe një herë, janë me dhjetra rastet në të cilën është shembur tavani, ku nuk ka patur mjete për t’i ngritur bllokun minatorit. Jemi detyruar që të përdorim granatën. Ky është minatori shqiptar. Prandaj ne duhet të jemi të bindur në kërkesën tonë drejtuar qeverisë, çdo qeverie që do të vijë në Shqipëri. Mos kujtoni se e kam mbledhur konferencën se është pragu i fushatës elektorale për ta vënë në vështirësi qeverinë se për këtë nuk më bëhet vonë, por e kam  për çdo qeveri. SPMSH ka përshëndetur çdo kryeministër i kujdo partie që ka qenë për uljen e moshës së pensionit të minatorëve duke filluar nga Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Ilir Meta, dhe Edi Rama. Dhe do ta përshëndesim atë kryeministër dhe atë qeveri e cila do të realizojë kërkesën tonë për pagesën e pensionit që ne kërkojmë. Ne kësaj qeveri do t’ia kërkojmë se ajo ka dalë nga zgjedhjet dhe qeveris shqiptarët. Dhe ne do të respektojmë qeverinë e vendit tonë, pavarësisht se si ecin punët në Shqipëri. Ne duam që Parlamenti të marrë parasysh propozimin e SPMSH për pagesën  e pensionit të minatorëve në mënyrë dinjitoze. Sigurisht jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që do të ketë një specifikë për punonjësit e nëntokës dhe cila është kjo. Nuk mund të marrë pastruesi i kanalit në minierë barabartë me minatorin që ka qenë në ballë. Nuk mund të marrë shinashtruesi me gjithë punën e respektuar që ka bërë, me minatorin i cili ka punuar në oxhakun e qymyrit, me minatorin e kromit që ka punuar në duçkën e shembjes, me minatorin e bakrit që ka punuar në nënkatet e dizhenterisë. Por, dhe ajo kategori do të përfitojë rritje të pensionit. Kur futeshe brenda në minierë kishe 50 kg në krah, ju e dini se kur kaloje me çizme rrugën e galerive stërkala e ujit të binte në fytyrë, kemi hequr  xhaketat dhe këmishat për shkak të mungesës së ajrit. Kur të fikej llampa në nëntokë nëse nuk do të kishte eksperiencë ishe i aksidentuar me vdekje. Kur minatori i qymyrgurit dilte nga nëntoka as nëna nuk e njihte dot. Të mos harrojmë se na e ka borxh çdo qeveri dhe para vitit 1990 dhe populli sepse ekonominë e vendit tonë e ka mbajtur në këmbë nëntoka shqiptare dhe nafta. Dhe për këtë ne jemi krenarë. Unë e vlerësoj lart punën  dhe përkushtimin e minatorëve dhe punonjësve të nëntokës dhe të industrisë minerare. Për ata që s’jetojnë ruaj mirënjohjen më të thellë sepse kanë mbajtur në këmbë ekonominë shqiptare e kanë ushqyer atë në ‘arteriet’ e saj. Në këtë ushqim ka qenë dhe gjaku i derdhur i minatorëve shqiptarë, prandaj ato janë heronj. I kërkoj qeverisë shqiptare për të gjithë familjet e të aksidentuarve, për fëmijët e tyre, të bëjë të njejtin nderim, të njejtin interesim, të njejtin respekt, siç kanë bërë për fëmijët e forcave ajrore dhe për fëmijët e njerëzve që kanë dhënë  jetën në frontet e punës. Kjo duhet të bëhet nga qeveria shqiptare në mënyrë që të respektohet dhe nderohet vepra e tyre. Minatori në muajt e dimrit nuk e shikonte diellin sepse në 5 të mëngjesit do t’i hipte autobuzit në 16 30 -17.00 do të dilte nga puna dhe në orën 18 duhet të ishte në autobuz. Kishte raste ku për shkak të lodhjes së madhe të mbeteshin vagonat e qymyrit pa u dorëzuar. Minatori  do të futej sërish në minierë për të nxjerrë vagonat jashtë. Këto kanë qenë vështirësitë e minierave. Padyshim nuk mund të hedh poshtë në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë, e kam thënë kurdoherë dhe vazhdoj ta them, e them këtu para jush, e kam thënë  në kongres, në çdo studio televizive, se kemi patur një ushqim perfekt për kohën në të cilën kemi punuar në minierë. Kemi patur një rregull të sigurimit teknik të jashtëzakonshëm ku është bërë e mundur të minimizoheshin aksidentet me vdekje dhe ata që e kthenin minatorin invalid. Këto kanë ekzistuar, këto askërkush nuk mund t’i mohojë. Por, dhe pensioni në atë kohë i minatorit ishte më i madh krahasuar me punonjësit e tjerë të Shqipërisë i barabartë me superstrukturën. Ndërsa sot, pensioni më i madh është 24 mijë lekë që do të thotë 170 euro. Nuk ka pension të minatorëve në rajonin ballkanik, në europë dhe në botë sa marrin minatorët shqiptarë. Me këtë që u thash çdo qeverie në Shqipëri duhet t’i vijë turp që ka heshtur deri tani për mungesën e vullnetit për ta çuar pensionin e minatorëve në lartësinë që ne e kërkojmë. Askërkujt nuk ja kërkojmë që të na e realizojë për mëshirë dhe të na ledhatojë. Jo, ky pension na takon, sepse kemi lënë jetët e shokëve tanë brenda, kemi lënë vitet e rinisë, më të bukurat e jetës sonë të cilat i lam në nëntokë, në errësirë. U mundova të prek të gjitha aspektet e vështirësisë. Dje kur dola nga zyra një nga punonjësit e fabrikës së pasurimit të Fushë -Arrëzit më doli përpara dhe më tha: A je Gëzim Kalaja?- po i thashë!. Më tha- dua të puth në ballë!. Pse -i thash?. Dy gjëra kam për të thënë: ‘Fëmijët që kam në Itali më sollën në Tiranë me shtëpi, t’i me marrëveshjen që ke bërë më dhe bukën’. Miniera e bakrit dhe fabrika e pasurimit në Fushë- Arrëz u mbyllën nga kompania turke. Por ç’bëri SPMSH dhe sindikata e Fushë- Arrëzit? U arrit pas tre muajsh bisedimesh ta imponojmë kompaninë ‘BERALB’ dhe me ndërhyrjen e tre ministrive të nënshkruajë marrëveshjen që punëtorët të paguhen duke qëndruar në shtëpi deri në qershor 2017. Vlash Topjana  është  këtu, ai është një nga kryetarët e nderuar që ka SPMSH dhe që unë e respektoj dhe e falenderoj para kësaj konference. Besoj se është një nga arritjet më të mëdha ashtu siç do të arrijmë dhe kërkesën që po bëjmë sot. Ne do ta arrijmë me dialog, në tavolinën  e bisedimeve, ka ikur koha e rrugës. Shumë sindikata janë munduar të marrin titullin “sindikata e minatorëve”. Por, që të jesh sindikata e minatorëve duhet të kesh historinë prapa dhe që të kesh historinë, duhet të kesh realizimet. Kërkush nuk mund të vejë dorë dhe të bëhet pjesë e këtyre  realizimeve që unë deklarova. Përveçse  SPMSH. Ka patur momente që sindikata të cilat e mbajnë veten për faktor këtu në Shqipëri që kanë qenë kundër kërkesave tona dhe në mënyrë të hapur. Unë dua t’ju them këtyre sindikatave nëpërmjet kësaj konference kombëtare se ne për hir të minatorëve shqiptarë dhe punonjësve të Shqipërisë jemi të gatshëm t’i sfidojmë ata. Unë propozoj mbledhjen e një Kongresi të të gjithë sindikatave shqiptare dhe ata në këtë kongres të marrin  më shumë delegatë se SPMSH dhe BSPSH. Dhe unë në emrin tuaj  do ta pranoj. Do të shkoj në këtë kongres më me pak delegatë se ato. Nëse ata do të fitojnë votat e sindikalistëve shqiptarë publikisht do t’i jap dorën dhe unë do të tërhiqem nga sindikata. Por, ata nuk e pranojnë këtë, nuk kanë sesi ta pranojnë. Jam i gatshëm që ata të vijnë me 1500 delegatë, ne do shkojmë me 500 delegatë. Jemi të gatshëm kurdoherë, në çdo moment që ata ta kërkojnë. Ky është interesi kombëtar për të gjithë minatorët dhe punonjësit e Shqipërisë. Kështu bashkohet sindikata. Realizimet tona nuk mund t’i përvetësojë askush, as mund t’i personalizojë. Nuk mundet dot. Ne jemi të bindur dhe të vendosur dhe kemi drejtësinë dhe këtë drejtësi na e ka dhënë puna që kemi bërë në nëntokë këtë drejtësi  na e njeh zoti, familjet tona, fëmijët tanë. Ne kemi dëshmorët tanë. Shteti duhet të krijojë fond të veçantë për familjet e të aksidentuarve me vdekje në miniera. Duhet t’ju japë prioritetet që u ka dhënë dhe të tjerëve dhe ne këtë do ta ndjekim. Do të mundohemi ta zgjidhim problemin tonë nëpërmjet tavolinës së bisedimeve, sepse atë që e arrin me dialog e arrin me shumë vështirësi nëpërmjet protestave. Por, të mos harrojmë se SPMSH e ka bërë shumë mirë protestën dhe grevën, aq mirë sa nuk mbetet më rrugë prapa për t’u tërhequr, por mbetet vetëm një rrugë, për të realizuar kërkesën e SPMSH. Nuk do të marrim në konsideratë asnjë motivim politik, të asnjë qeverie. Nëse këtë realizim e bën Edi Rama do ta përshëndesim publikisht, nëse e bën kjo qeveri, ky parlament. Nëse e bën qeveria tjetër që do të vijë nga zgjedhjet e 2017-ës  qoftë e  PD apo PS përsëri do ta përshëndesim. Kjo është fjala dhe kërkesa e SPMSH. Në lidhje me çeshtjet e sigurimit teknik është realizuar një nga ligjet më perfekte që ka patur Shqipëria. Ligji për sigurimin teknik dhe shëndetin në punë. Kemi bërë të mundur që në çdo ndërmarrje të ngrihen këshillat e sigurimit teknik ku për herë të parë merr pjesë përfaqësuesi i sindikatës, ku ai i deklaron dhe e informon punëdhënësin mbi të metat që janë në ndërmarrje apo në minierat ku punohet. Kjo është një arritje shumë e madhe. Prandaj i këshilloj të gjithë minatorët të zbatojnë rregullat e sigurimit teknik e para për jetët e tyre, për familjet e tyre dhe pastaj dhe për punën. Të shtrëngohen  fort pas sindikatës sepse sindikata është i vetmi avokat që do t’u mbrojë juve nga padrejtësitë që mund t’u bëhen nga punëdhënësi, qoftë dhe nga qeveria. Në shtator 2017 do të mblidhet  Kongresi i 7  i SPMSH.  Duke filluar nga dita e sotme deri në kongres ne do të fillojmë të bëjmë në mënyrë të vazhdueshme presionin për realizimin e rritjes së pagesës së pensionit të minatorëve. Në kongres nëse nuk është realizuar rritja e pensionit do të vendoset në rezolucion në mënyrë që në vitin e parë pas kongresit të 7-të  të SPMSH t’i hapet rruga realizimit të kërkesës së SPMSH në lidhje me kërkesën që ka bërë. Sipas Kryesisë së Përgjithshme të SPMSH Kongresi i 7  do të mbahet në qytetin e Pogradecit me 9-10 shtator 2017. Në këtë kongres do të marrin pjesë 200 delegatë përfaqësues nga të gjithë qendrat minerare të Shqipërisë”.
Presidenti i SPMSH dhe BSPSH Gëzim Kalaja i kërkoi delegatëve  të  shprehen me votë  në lidhje me fillimin e konferencave zgjedhore në të gjithë qendrat e industrive minerare, për datën dhe vendin e zhvillimit të Kongresit të 7 të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë. Pas përfundimit të punimeve të konferencës, delegatët  udhëtuan për në drejtim të Durrësit  ku u akomoduan tek “Tropikal Resort”.  Ata kaluan orë të këndshme së bashku, ndërsa të nesërmen udhëtuan për në drejtim të familjeve të tyre.

22 Tetor 08 S 22 Tetor 01 S 22 Tetor 06 S
22 Tetor 02 S  22 Tetor 11 S  22 Tetor 03 S 
22 Tetor 04 S  22 Tetor 12 S
 
22 Tetor 13 S  
22 Tetor 09 S  22-Tetor-16-S 22 Tetor 10 S 
22 Tetor 14 S  22 Tetor 15 S  22 Tetor 17 S 
 

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin 2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një ndër konfederatat më të mëdha sindikale në vendin tonë që prej themelimit ka dhënë dhe jep kontributin e saj në zhvillimin e proçeseve demokratike, në garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut duke i konsideruar reformat të domosdoshme për përparimin ekonomik të vendit, për të realizuar dhe për të përshpejtuar objektivat e integrimit të Shqipërisë në BE. Parimi themelor i veprimtarisë së B.S.P.SH-së ka qënë...

AlbanianEnglish (United Kingdom)

Të rejat e BSPSH

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet …

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një nd...

Hapet fushata e zgjedhjeve në SPMSH

Hapet fushata e zgjedhjeve në  SPMSH

Mblidhet Konferenca  e 7-të e Sindikatës së Pavarur të Min...

Ratifiko Konventen e ILO C190

 

Partneret

afl-cio-partner Faqja elektronike në internet e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë mundesohet falë mbështetjes financiare të Qëndrës së Solidaritetit të Sindikatave Amerikane AFL-CIO.


ituc logo2BSPSH eshte anetare e ITUC

Gazeta Sindikalisti

Connect with us

  • fbBSPSH
  • fbRrjeti Rinor
  • tw
  • rss
  • in

Contact us

  • Add:Rruga e Kavajes, Ish - Ndermarrja Gjeologjike
    Tirane,
    Albania
  • Tel: +355 4 2 472154
  • Tel: +355 4 2 227579
  • Email:info@bspsh.org.al
You are here Home Rreth BSPSH AKTIVITETE Zhvilloi punimet Konferenca Kombëtare e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë