BSPSH

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Më datë 13.01.2014 në selinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit të BSPSH…

More...

BSPSH i akordon  Kryeministrit Berisha Medaljen e Lartë “Nderi i Sindikalizmit Shqiptar”

More...
100 vjet Shtet Shqiptar

100 vjet Shtet Shqiptar

Shqipëri - Festohet 100 vjetori i pavarësisë

More...
Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Më datë 15 Maj 2012 , Presidenti i Republikës , z. Bamir Topi dekoroi me Medaljen “Pishtari i Demokracisë “…

More...
Një filozofi që qëndron aktuale...

Një filozofi që qëndron aktuale...

Popullit, zot të fateve të tij, popullit, të aftë të mendojë, i ka hije të luftojë jo me armë, por…

More...
Dekorimi i BSPSH-së

Dekorimi i BSPSH-së

Presidenti Topi dekoron Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” për kontribut te çmuar…

More...
20 vjet BSPSH

20 vjet BSPSH

Image taken from the movie "The Kingdom"

Me date 16 Shkurt u festua 20 - vjetori i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura te Shqipërisë

More...
Protestë e Minatorëve

Protestë e Minatorëve

Image taken from the movie "Transformers"

Protestë me Minatorët e Minjerës së Selenicës në Vlore

More...
Takim i përzëmërt miqsh

Takim i përzëmërt miqsh

Z.Les Valesa Presidenti i pare dhe themeluesi i Solidarnosit, si dhe President i shtetit Polak në një takim të përzëmërt…

More...
Frontpage Slideshow | Copyright © 2006-2010 JoomlaWorks, a business unit of Nuevvo Webware Ltd.

PRESIDENTI I BASHKIMIT TË SINDIKATAVE TË PAVARURA TË SHQIPËRISË

E-mail Print PDF

GËZIM HALIM KALAJA

Ka lindur në qytetin e Krujës më 26 dhjetor të vitit 1947. Pas mbarimit të shkollës së mesme ka ndjeku dhe ka përfunduar shkollën e Forcave Ushtarako- Ajrore dhe ka punuar në këto forca.

Eshtë një nga ideatorët dhe nismëtarët e krijimit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

Aktiviteti i tij demokratik në luftë të papajtueshme me diktaturën ka filluar që në periudhën e diktaturës, ku për mendimin e tij të hapur dhe të lirë në vitin 1975 është dënuar me punë të detyruar në Minierat e  Qymyrgurit Mushqeta dhe Priskë, ku ka punuar deri në vitin 1991, pikërisht në këtë front të vështirë punë, që u bë vatra e lëvizjes sindikaliste shqiptare dhe djepi i revoltave për liri dhe demokraci.
Në fillim vihet në krye të lëvizjes së minatorëve të Minierës Priskë, më pas të të gjithë minierave të Tiranës dhe mbarë vendit duke u konfirmuar edhe si lider i  të gjithë lëvizjes punëtore shqiptare.

Duke qenë një ndër organizatorët dhe pjesëmarrësit e revoltave dhe grevës së urisë së minatorëve që përmbysën komunizmin në Shqipëri, ai shumë shpejt u bë një lider i besueshëm, karizmatik dhe shpresëdhënës për të ardhmen e punëtorëve që tashmë do të organizoheshin në sindikatat e vërteta shqiptare, duke braktisur një herë e përgjithmonë sindikatat pushtetare si Bashkimet Profesionale, rripa transmesioni të Partisë diktatoriale komuniste në pushtet.
Ai qe ndër të parët që theu tabunë e nënshtrimit, jo me rebelizma, por me veprime strategjike e të mirëorganizuara, duke forcuar besimin e punëtorëve se vetëm me një organizatë sindikale demokratike mund të realizoheshin këkesat e tyre, se vetëm të bashkuar në protesta të udhëhequra dhe të organizuar nga liderë të besueshëm do të arrinin të zgjidhnin problemet madhore të punëtorëve shqiptarë.
Gëzim Kalaja që në vitin 1990 ishte një nga drejtuesit kryesorë të Sindikatës së Minatorëve të Shqipërisë. Në  shtator të vitit 1991 zgjidhet kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Tiranës, që ishte qendra më e rëndësishme dhe me numrin më të madh të punëtorëve në Shqipëri.
Më 28 tetor 1991 zgjidhet President i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë dhe deri në ditët e sotme ai është Presidenti i kësaj sindikate i zgjedhur nga pesë kongrese të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe duke u konsoliduar si lider, ai konfirmoi zotësitë e tij drejtuese. Eshtë vlerësuar nga Presidenti i Republikës duke u dekoruar dy herë me medaljen e lartë „Pishtar i Demokracisë„ Ai ka qenë i zgjedhur në organet drejtuese të BSPSH-së, si dhe në Këshillin e Kombëtar të Punës e në Borde të ndryshme si përfaqësuesi SPMSH-së dhe BSPSH-së. Sot gëzon detyrën e nënkryetarit të Këshillit Kombëtar të Punës.

Në vitin 2001 duke qenë një nga krijuesit e BSPSH-së ai mori përsipër detyrën e vështirë të rikonstituimit dhe të  konsolidimit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, duke dhënë kështu një ndihmesë të madhe për forcimin e lëvizjes punëtore në Shqipëri. Ai ishte nismëtari i ribashkimit të sindikatave të larguar nga politika të paqëndrueshme të liderëve të mëparshëm dhe arriti të rikthejë në BSPSH disa sindikata të rëndësishme që ishin larguar prej saj, duke realizuar kështu një strukturë të fortë, gjithpërfshirëse dhe të konsoliduar. Në këtë periudhë u zgjodh në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të BSPSH-së dhe në kongresin e tretë të BSPSH-së, mbajtur në dhjetor të vitit 2001, me vota unanime, zgjidhet President i BSPSH-së, detyrë të cilën e mban deri më sot, pasi  është i rizgjedhur nga kongreset e katërt dhe të pestë të BSPSH-së.
Gëzim Kalaja ka meritën e pakontestueshme për konsolisdimin e BSPSH-së dhe transformimin e saj në një sindikatë të tipit perëndimor. Ai dhe stafi që drejton kanë krijuar marrëdhënie me sindikatat motra kudo në botë. Nëpërmjet përpjekjeve të tij BSPSH u pranua anëtare e ICFTU me të drejta të plota. Gjithashtu ajo ka marrëdhënie të shkëlqyera me ALFICION Sindikatat Amerikane, Solidarnostin e Polonisë sindikatën e parë të Europës Lindore, si dhe me sindikatat italiane, greke etj.
Gëzim Kalaja është nderuar në librin e nderit të Sindikatës së Pavarur të Kosovës për kontributin e tij në forcimin e lëvizjes sindikaliste kosovare, si dhe iniciator për lidhjet e sindikatave të profesioneve të BSPSH-së dhe BSPK-së.
BSPSH, sot është anëtare e internacionales botërore ITUC dhe vëzhguese në Internacionalen europiane ETUC. Po kështu edhe federatat e saj janë anëtare të internacionaleve të tyre.

 

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin 2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një ndër konfederatat më të mëdha sindikale në vendin tonë që prej themelimit ka dhënë dhe jep kontributin e saj në zhvillimin e proçeseve demokratike, në garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut duke i konsideruar reformat të domosdoshme për përparimin ekonomik të vendit, për të realizuar dhe për të përshpejtuar objektivat e integrimit të Shqipërisë në BE. Parimi themelor i veprimtarisë së B.S.P.SH-së ka qënë...

AlbanianEnglish (United Kingdom)

Të rejat e BSPSH

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet …

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një nd...

Hapet fushata e zgjedhjeve në SPMSH

Hapet fushata e zgjedhjeve në  SPMSH

Mblidhet Konferenca  e 7-të e Sindikatës së Pavarur të Min...

Partneret

afl-cio-partner Faqja elektronike në internet e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë mundesohet falë mbështetjes financiare të Qëndrës së Solidaritetit të Sindikatave Amerikane AFL-CIO.


ituc logo2BSPSH eshte anetare e ITUC

Gazeta Sindikalisti

Connect with us

  • fbBSPSH
  • fbRrjeti Rinor
  • tw
  • rss
  • in

Contact us

  • Add:Rruga e Kavajes, Ish - Ndermarrja Gjeologjike
    Tirane,
    Albania
  • Tel: +355 4 2 472154
  • Tel: +355 4 2 227579
  • Email:info@bspsh.org.al
You are here Home Rreth BSPSH STRUKTURAT DREJTUESE PRESIDENTI PRESIDENTI I BASHKIMIT TË SINDIKATAVE TË PAVARURA TË SHQIPËRISË