BSPSH

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Më datë 13.01.2014 në selinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit të BSPSH…

More...

BSPSH i akordon  Kryeministrit Berisha Medaljen e Lartë “Nderi i Sindikalizmit Shqiptar”

More...
100 vjet Shtet Shqiptar

100 vjet Shtet Shqiptar

Shqipëri - Festohet 100 vjetori i pavarësisë

More...
Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Më datë 15 Maj 2012 , Presidenti i Republikës , z. Bamir Topi dekoroi me Medaljen “Pishtari i Demokracisë “…

More...
Një filozofi që qëndron aktuale...

Një filozofi që qëndron aktuale...

Popullit, zot të fateve të tij, popullit, të aftë të mendojë, i ka hije të luftojë jo me armë, por…

More...
Dekorimi i BSPSH-së

Dekorimi i BSPSH-së

Presidenti Topi dekoron Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” për kontribut te çmuar…

More...
20 vjet BSPSH

20 vjet BSPSH

Image taken from the movie "The Kingdom"

Me date 16 Shkurt u festua 20 - vjetori i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura te Shqipërisë

More...
Protestë e Minatorëve

Protestë e Minatorëve

Image taken from the movie "Transformers"

Protestë me Minatorët e Minjerës së Selenicës në Vlore

More...
Takim i përzëmërt miqsh

Takim i përzëmërt miqsh

Z.Les Valesa Presidenti i pare dhe themeluesi i Solidarnosit, si dhe President i shtetit Polak në një takim të përzëmërt…

More...
Frontpage Slideshow | Copyright © 2006-2010 JoomlaWorks, a business unit of Nuevvo Webware Ltd.

Punimet e Forumit të 4-të të Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor, mbajtur në Zagreb, më datë 26-27 nëntor 2012

E-mail Print PDF

Nga data 26-27 nëntor 2012, Presidenti i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, z. Gëzim Kalaja mori pjesë në Forumin e 4- të Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Zagreb. Nga folës të vendeve të ndryshme u ngulmua kryesisht në këto probleme:

  1. Si të përmirësojmë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave?
  2. Si të përfshijmë organizatat e shoqërisë civile në procesin e anëtarësimit në BE?
  3. Zhvillimi rural dhe punësimi në Ballkanin Perëndimor
  4. Mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen

Presidenti i BSPSH-së, zoti Gëzim Kalaja i drejtoi  Z. Štefan Füle dhe Eduard Kukan, të pranishëm në këtë takim, këto pyetje:

1.Në raportet e Bashkimit Europian për Shqipërinë gjithmonë ndeshemi me termin shoqëri civile dhe rolin e saj dhe,  nuk përmenden fare sindikatat ose shumë pak. Kur duhet kuptuar se midis sindikatave dhe shoqërisë civile ka një ndryshim të madh në strategjitë dhe veprimtarinë e tyre. Sindikata ka anëtarësi në shkallë kombëtare dhe përfaqëson botën e punës e të pensionit, ndërsa shoqëria civile ka vetëm një forum drejtues. Sindikata është faktor në jetën social-ekonomike të vendit, sepse përfaqëson shtresën që prodhon, si dhe jep kontribut në legjislacionin e punës. Nuk i kemi të qarta arsyet e një mosvëmendjeje të tillë?  Mendoj se Komisioni Evropian, gjithashtu edhe BE duhet ta kenë parasysh këtë vërejtje dhe të jenë të vëmendshme për rolin e madh të sindikatave, duke i lënë atyre vendin që i takon në raportet e paraqitura për Shqipërinë.

2.Në vendin tim populli kërkon futjen e Shqipërisë në BE dhe merr mbi vete të pranojë të gjitha kushtet e vëna nga Komisioni dhe BE, pavarësisht kostos sociale. Shkaktare dhe pengesë tek ne për anëtarësimin tonë në BE është politika me konfliktualitetin e saj, ashtu sikundër edhe ju e dini. A mendoni se politika shqiptare do ta kapërcejë këtë pengesë, sikurse e kërkon populli shqiptar?
Staffan Nilsson, president i EESC, që uroi edhe mirëseardhjen, paraqiti një një periudhë të turbullt krize që po kalon BE por, që do të kalohet. Dua që ta shikoni gotën gjysmë plotë dhe jo gjysmë bosh. Pjesëmarrja e z. Füle është një shenjë e mirë për të gjithë shoqërinë civile. Duhet të kemi organizata të forta dhe të loboni me qeveritë tuaja , theksoi ai. Duhet të ketë sindikata të forta që të kritikojnë me zë të lartë politikat e gabuara të qeverisë. Liria e shprehjes dhe liria e medias, si dhe punësimi rural është shumë i rëndësishëm për BE.

Ministrja e jashtme e Kroacisë theksoi vlerësimin që vendi i saj i bënte sindikatave: Në komisionin e Kroacisë për futjen në BE, përveç  përfaqësuesve të qeverisë, kemi patur përfaqësues nga sindikatat, shoqëria civile dhe akademikë, sepse të gjithë duhet të përfshihemi.

Më pas Štefan Füle në fjalën e tij iu përgjigj edhe Presidentit të BSPSH-së z.Kalaja: Unë e marr shumë seriozisht vërejtjen tuaj që sindikatat të kenë vendin e tyre në raportet tona dhe ne, këtë do ta bëjmë duke i dhënë vendin e tyre, si sindikatave dhe shoqërisë civile. Për Shqipërinë qeveria duhet të bëjë përpjekjet e saj që opozita të mos lejohet të bëjë kërkesa artificiale dhe këtë qeveria duhet ta ketë gjithnjë parasysh. Qeveria dhe opozita duhet të kontribuojnë bashkërisht, ky është rekomandimi i BE-së. Unë ju bëj me dije se të gjitha problemet që u diskutuan do t’i bëhen prezente qeverive dhe mediave në vendet tuaja.

Jam i kënaqur që kontribuoj për vendet e Ballkanit Perëndimor. Të vihet sundimi i ligjit nga ato vende që duhet të bëhen anëtare të BE. Drejtësia në gjyqësor, krimi i organizuar , korrupsioni  dhe lufta kundër tij, zbatimi i ligjit, vendosja e rendit dhe mbyllja e konflikteve ballkanike duhet  të jenë prioritete. Lista e çështjeve për t’u anëtarësuar është shumë më e gjerë. Ne duhet të stabilizojmë proceset ekonomike, zgjerimi është i rëndësishëm për reformat ekonomike. Shqipëria ka bërë përparime të rëndësishme sidomos në marrëveshjet ndërpartiake. Ne nuk do të hapim bisedimet por statusi duhet të jepet. Shqipëria duhet të vazhdojë reformat dhe kushtet e vëna nga BE. Roli kyç i shoqërisë civile dhe sidomos i sindikatave, është krijimi i një ure mes qeverisë dhe komunitetit.
 
Duke iu përgjigjur zotit Kalaja dhe duke pranuar shqetësimin e tij, ai vazhdoi: Dialogu aktiv midis sindikatave dhe qeverisë sjell zgjidhje të problemeve. Qeveritë duhet të krijojnë një mjedis të kënaqshëm. Qeveritë dhe sindikatat duhet  të marrin përgjegjësitë. Qeveritë e vendeve që duan të hyjnë në BE duhet të punojnë bashkërisht me shoqërinë civile dhe sindikatat  në përputhje me  Nenin 49.Ne, në këto bisedime duhet të përfshijmë shoqërinë civile dhe sindikatat, sepse vetëm në këtë mënyrë do të ndërgjegjësohet komuniteti i një vendi në lidhje me kushtet e BE. Shpresojmë që Shqipëria do të zgjidhë problemet e brëndshme. Ju, sindikatat i ndjeni shumë problemet e shkaktuara nga kriza dhe kjo duhet të zgjidhet nga elita politike dhe ju, si pjesë e shoqërisë civile. Që një reformë të ketë sukses duhet të mbështet nga opinion publik, gjithashtu dhe hyrja në BE.

FULE--KALAJA-051212

Eduard Kukan, gjithashtu, në përgjigje dhe në takim me zotin Kalaja, theksoi faktin se pa përpjekjet e të gjithëve dhe jo vetëm qeverive, por edhe sindikatave e shoqërisë civile, nuk mundet të shkohet në BE. Ky është një proces gjithpërfshirës dhe, si i tillë, duhet kuptuar roli juaj, pasi anëtarësimi në BE nuk është fundi por një fillim i ri. Shqipëria ka bërë një hap përpara, ka përparuar në disa fusha. Komisioni i ka rekomanduar asaj miratimin e tre ligjeve. Shqiptarët meritojnë shumë dhe politikanët duhet ta kuptojnë këtë. Dy politikanët kryesorë duhet të kenë parasysh dëshirën e popullit që i ka votuar.

Eduard-Kukan-051212

Më pas u diskutua për mediat, ku për Shqipërinë u cilësua fakti që  në Shqipëri ka 20 gazeta, të cilat i shërbejnë pronarëve dhe qeverisë dhe jo publikut, Gjithashtu, u theksua se do të mbështeteshin  gazetarët dhe gazetarët e sindikatave pavarësisht bindjeve politike, si dhe domosdoshmëria e një partneriteti midis sindikatave dhe shoqërisë civile përballë qeverisë.

Përfaqësuesja e  ILO-s theksoi rëndësinë e dialogut social trepalësh dhe dypalësh duke e cilësuar si strategji të ILO-s. Organizatat sindikale janë organizatat më të mëdha në BE, përbëjnë një anëtarësi prej 200 milion. Roli i tyre në procesin e integrimit në BE, ka tri çeshtje kryesore : 1.Forcimi i pranisë së tyre në Këshillin Kombëtar të Punës  2.Përfshirja e sindikatave në procesin ligjvënës. 3.Zbatimi i direktivave të BE-së ku sindikatat  mund të funksionojnë si rregullator.

E paraqitëm këtë material të shkurtuar, për t’u bërë apel,qeveritarëve dhe politikanëve të majtë dhe të djathatë , se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, si një partner në të gjitha çeshtjet sociale, mendon të kontribuojë pozitivisht në përpjekjet e Shqipërisë dhe në realizimin e ëndrrës së madhe të shqiptarëve për të qenë pjesë e natyrshme e Bashkimit Europian.
Duke shpresuar se sado pak  rritjen e vëmendjes ndaj sindikatave, kur vetë të deleguarit e BE-së e treguan këtë disponibilitet, presim një partneritet dhe bashkëpunim të frytshëm për të mirën e shqiptarëve.

100 5300-051212

 

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin 2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një ndër konfederatat më të mëdha sindikale në vendin tonë që prej themelimit ka dhënë dhe jep kontributin e saj në zhvillimin e proçeseve demokratike, në garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut duke i konsideruar reformat të domosdoshme për përparimin ekonomik të vendit, për të realizuar dhe për të përshpejtuar objektivat e integrimit të Shqipërisë në BE. Parimi themelor i veprimtarisë së B.S.P.SH-së ka qënë...

AlbanianEnglish (United Kingdom)

Të rejat e BSPSH

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet …

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një nd...

Hapet fushata e zgjedhjeve në SPMSH

Hapet fushata e zgjedhjeve në  SPMSH

Mblidhet Konferenca  e 7-të e Sindikatës së Pavarur të Min...

Ratifiko Konventen e ILO C190

 

Partneret

afl-cio-partner Faqja elektronike në internet e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë mundesohet falë mbështetjes financiare të Qëndrës së Solidaritetit të Sindikatave Amerikane AFL-CIO.


ituc logo2BSPSH eshte anetare e ITUC

Gazeta Sindikalisti

Connect with us

  • fbBSPSH
  • fbRrjeti Rinor
  • tw
  • rss
  • in

Contact us

  • Add:Rruga e Kavajes, Ish - Ndermarrja Gjeologjike
    Tirane,
    Albania
  • Tel: +355 4 2 472154
  • Tel: +355 4 2 227579
  • Email:info@bspsh.org.al
You are here Home Rreth BSPSH AKTIVITETE Punimet e Forumit të 4-të të Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor, mbajtur në Zagreb, më datë 26-27 nëntor 2012