Vlerësim dhe mbështetje për protestat
Dy takime, brenda pak ditësh në Shkodër. Presidenti i BSPSH z. Gëzim Kalaja ka udhëtuar në drejtim të qytetit verior për të qenë i pranishëm në aktivin e BSP Shkodër. Gjatë fjalës së tij në aktiv ai u shpreh se rritja e çmimit të energjisë elektrike që po bën qeveria shqiptare është e padrejtë. Ai tha se BSPSH nuk do të pranojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Gjatë një prononcimi për median z. Kalaja theksoi se ky ishte një vendim i padrejtë dhe se do të penalizohen 97, 6 përqind e shqiptarëve. Po sipas tij, nëse do të lejohet ngritje e çmimit të energjisë më 1 janar të vitit 2015 pas një viti po kjo qeveri do të tentojë për ngritjen sërish të çmimit të energjisë gjë e cila është e palejueshme për BSPSH-në. Sipas kreut të BSPSH në shkurtin e vitit 2011 me qeverinë shqiptare ne nënshkruam marrëveshjen e cila bëri të mundur mbajtjen konstant të çmimit të energjisë. Ne i kërkojmë qeverisë “Rama” respektimin e kësaj marrëveshjeje që është nënshkruar ose uljen në bisedimeve me BSPSH-në për të bërë të mundur daljen nga kriza dhe kolapsi energjitik. “Ne jemi për dialog dhe tryezën e bisedimeve. Qeveria po na imponon protestën- tha, z. Kalaja. Ndërsa më 11.11.2014 Presidenti i BSPSH bashkëbisedoi me përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupet e interesit në Shkodër për çmimin e energjisë elektrike dhe taksat. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Kalaja theksoi se BSPSH e kundërshton rritjen e çmimit të energjisë. “Ne i kemi kërkuar forcave të opozitës të mbështesin protestën e BSPSH dhe do të protestojmë bashkërisht, ju kemi bërë thirrje dhe forcave progresive të majta të jenë në këtë protestë dhe se çdo shqiptar duhet të ndërgjegjësohet për protestën e 22 nëntorit”- theksoi z. Kalaja. Grupet e interesit shprehën gatishmërinë t’i bashkohen protestave. Ata i drejtuan shumë pyetje Presidentit të BSPSH-së z. Kalaja, ku dhe morën përgjigje prej tij.