BSPSH

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Më datë 13.01.2014 në selinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit të BSPSH…

More...

BSPSH i akordon  Kryeministrit Berisha Medaljen e Lartë “Nderi i Sindikalizmit Shqiptar”

More...
100 vjet Shtet Shqiptar

100 vjet Shtet Shqiptar

Shqipëri - Festohet 100 vjetori i pavarësisë

More...
Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Më datë 15 Maj 2012 , Presidenti i Republikës , z. Bamir Topi dekoroi me Medaljen “Pishtari i Demokracisë “…

More...
Një filozofi që qëndron aktuale...

Një filozofi që qëndron aktuale...

Popullit, zot të fateve të tij, popullit, të aftë të mendojë, i ka hije të luftojë jo me armë, por…

More...
Dekorimi i BSPSH-së

Dekorimi i BSPSH-së

Presidenti Topi dekoron Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” për kontribut te çmuar…

More...
20 vjet BSPSH

20 vjet BSPSH

Image taken from the movie "The Kingdom"

Me date 16 Shkurt u festua 20 - vjetori i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura te Shqipërisë

More...
Protestë e Minatorëve

Protestë e Minatorëve

Image taken from the movie "Transformers"

Protestë me Minatorët e Minjerës së Selenicës në Vlore

More...
Takim i përzëmërt miqsh

Takim i përzëmërt miqsh

Z.Les Valesa Presidenti i pare dhe themeluesi i Solidarnosit, si dhe President i shtetit Polak në një takim të përzëmërt…

More...
Frontpage Slideshow | Copyright © 2006-2010 JoomlaWorks, a business unit of Nuevvo Webware Ltd.

Trepçe/ Nderim i veçantë për SPMSH dhe liderin e saj Gëzim Kalaja

E-mail Print PDF
There are no translations available.

Trepçe Nderim i veçante per SPMSH 110517 L

Me rastin e 28 vjetorit të grevës së minatorëve të Trepçës, e cila shënon epopenë e lavdishme të minatorëve, jo vetëm të “Trepçës”, por të tërë Kosovës, sot (20 shkurt) në Stantërg u mbajt manifestimi qëndror “Java e Minatorëve”, ku u kërkua që 20 shkurti të zyrtarizohet si “Dita e minatorëve të Kosovës”. Në këtë manifestim, përveç minatorëve dhe mysafirëve të shumtë ishin edhe deputetë të Parlamentit të Kosovës, zëvendës ministra, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, përfaqësues të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë etj. Ahmet Tmava, drejtor i përgjithshëm i gjigantit Trepça, u shpreh së është  krenar për trashëgimin që lanë gjenerata të tëra të minatorëve. Sipas tij, greva e vitit 1989 ishte goditja më e madhe ndaj okupatorit që më vonë kulmoi me çlirimin definitiv të vendit.

Tmava: Fati i minatorëve ishte fati i vetë popullit
“Sot kur e shënojmë këtë përvjetor të grevës së madhe të minatorëve, Epopesë së lavdishme, ndjehemi  shumë krenarë për trashëgimin që na lanë gjeneratë pas gjenerate. Fati i minatorëve ishte fati i vetë popullit gjatë tërë historisë, të gatshëm për sakrificë në çdo kohë për interes kombëtar. Kjo u dëshmua më së miri gjatë vitit 1989, atëherë kur ndodhi goditja më e madhe e okupatorit që kulmoi më vonë edhe me UÇK-në dhe me çlirimin definitiv të vendit. Kjo lavdi na bën me përkulje të respektojmë të gjithë ata që kontribuuan për këtë ditë. Lavdia e së kaluarës do të jetë frymëzim për të ndërtuar vendin”, ka thënë Tmava. Drejtori i minierës me flotacion, Qazim Jashari, pasi foli për gjendjen aktuale të kësaj miniere, tha se greva e atëhershme ishte veç tjerash edhe vazhdimësi e përpjekjeve të gjeneratave të tëra të popullit shqiptar për bërjen e shtetit të Kosovës.

Jashari: Greva ishte inspirim për të gjithë brezat që do të vinë
“Greva e minatorëve e vitit 1989 ishte vazhdimësi e përpjekjeve brez pas brezi të popullit shqiptar për bërjen e shtetit të Kosovës dhe inspirim për të gjithë brezat që do të vinë për realizimin përfundimtar të këtyre përpjekjeve”, theksoi Jashari. Shyqyri Sadiku, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës, duke folur për shkeljen e të drejtave të minatorëve sot, ka përmendur edhe gjashtë kërkesa, në mesin e të cilave kërkoi që Bordi mbikëqyrës i Trepçës, të përbëhej prej ekspertëve dhe jo prej njerëzve të ndikuar politikisht.

Sadiku: Po shkelen të drejtat e minatorëve
“Pas 18 vitesh nga lufta të drejtat tona shkelen në forma të ndryshme. Ndër kërkesat e minatorëve janë, ligji i pensioneve dhe invalidëve, të numërohet stazhi i punës nga vitet 90-ta e tutje, të respektohet ligji i punës dhe të zbatohet kontrata kolektive, të ndalohet korrupsioni dhe nepotizmi, të zyrtarizohet 20 shkurti festë shtetërore. “Dita e minatorëve të Kosovës”. Në grevën e vitit 1989 kemi ngritur zërin kundër diferencimeve që bëheshin në atë kohë, dhe ne nuk kemi besuar se të ngjashme do të na ndodhin edhe sot. Ne kërkojmë të formohet bordi mbikëqyrës për Trepçën, ku në bord do të përfshihen ekspertë dhe njerëz të mirë të Trepçës, dhe jo individë të ndikuar politikisht”, tha ai. Ndërkaq, Gëzim Kalaja, Presidenti  i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë, potencoi se minatorët e Kosovës dhe të Shqipërisë janë elita vitale, të cilët kontribuuan për shembjen e diktaturës në Shqipëri dhe për largimin e pushtuesit serb nga trojet e Kosovës.

Kalaja: Minatorët, elita vitale që kontribuan për lirinë
“Historia e minatorëve të Stantërgut është fillimi i rezistencës kombëtare të Kosovës për liri, demokraci e pavarësi, e cila është e gdhendur në shkëmbet e memories të popullit të Kosovës dhe kombit shqiptar. Minatorët e Kosovës dhe të Shqipërisë janë elita vitale, janë punëtorë të pamposhtur të të dy vendeve, të këtij kombi Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët kontribuuan për lirinë dhe demokracinë, për shembjen e diktaturës në Shqipëri dhe për largimin e pushtuesit nga trojet e Kosovës”, tha ai. Në anën tjetër, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka apeluar tek qeveritarët që të mos ndikojnë politikisht për përbërjen e menaxhmentit të Trepçës, sepse këtij menaxhmenti tani i duhen kuadro dhe ekspertë që çojnë proceset përpara në zhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi.

Bahtiri: Trepça ka nevojë për kuadro të mira
“Ata burra që u koordinuan jashtëzakonisht mirë, minatorët e Trepçës, që ishin të pathyer, sot Qeveria e Kosovës të jetë e pathyer tani, pa pretendime politike, por të jetë në zhvillimin ekonomik të Trepçës. Mos të merren secili me menaxhmentin e Trepçës tani duke u shtyrë njëri me tjetrin, sepse nuk i duhet, neve na duhen kuadro të mira të cilat çojnë proceset përpara dhe kjo duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse Trepça ka nevojë për këtë”, ka thënë Bahtiri. Ndryshe, para 28 viteve, rreth 1300 minatorë të Trepçës kishin hyrë në grevë të urisë për të mbrojtur Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit, duke shënuar kështu zhbërjen e Jugosllavisë së atëhershme.
Marrë nga “Bota Sot”
 www.botasot.info

Trepçe/ Nderim i veçantë për SPMSH dhe liderin e saj Gëzim Kalaja
“Eveniment shumë i rëndësishëm, takim madhështor  që nuk përsëritet më”.  Kështu e ka cilësuar ceremoninë e organizuar me rastin e 28 vjetorit të grevës së minatorëve të Trepçës, Presidenti i SPMSH dhe BSPSH Gëzim Kalaja. Vlen të theksohet se delegacioni i SPMSH u prit me entusiazëm dhe me nderime në Trepçe. 

 

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin 2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një ndër konfederatat më të mëdha sindikale në vendin tonë që prej themelimit ka dhënë dhe jep kontributin e saj në zhvillimin e proçeseve demokratike, në garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut duke i konsideruar reformat të domosdoshme për përparimin ekonomik të vendit, për të realizuar dhe për të përshpejtuar objektivat e integrimit të Shqipërisë në BE. Parimi themelor i veprimtarisë së B.S.P.SH-së ka qënë...

AlbanianEnglish (United Kingdom)

Të rejat e BSPSH

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet …

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një nd...

Hapet fushata e zgjedhjeve në SPMSH

Hapet fushata e zgjedhjeve në  SPMSH

Mblidhet Konferenca  e 7-të e Sindikatës së Pavarur të Min...

Ratifiko Konventen e ILO C190

 

Partneret

afl-cio-partner Faqja elektronike në internet e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë mundesohet falë mbështetjes financiare të Qëndrës së Solidaritetit të Sindikatave Amerikane AFL-CIO.


ituc logo2BSPSH eshte anetare e ITUC

Gazeta Sindikalisti

Connect with us

  • fbBSPSH
  • fbRrjeti Rinor
  • tw
  • rss
  • in

Contact us

  • Add:Rruga e Kavajes, Ish - Ndermarrja Gjeologjike
    Tirane,
    Albania
  • Tel: +355 4 2 472154
  • Tel: +355 4 2 227579
  • Email:info@bspsh.org.al
You are here Home Rreth BSPSH AKTIVITETE Trepçe/ Nderim i veçantë për SPMSH dhe liderin e saj Gëzim Kalaja