BSPSH

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Më datë 13.01.2014 në selinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit të BSPSH…

More...

BSPSH i akordon  Kryeministrit Berisha Medaljen e Lartë “Nderi i Sindikalizmit Shqiptar”

More...
100 vjet Shtet Shqiptar

100 vjet Shtet Shqiptar

Shqipëri - Festohet 100 vjetori i pavarësisë

More...
Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Më datë 15 Maj 2012 , Presidenti i Republikës , z. Bamir Topi dekoroi me Medaljen “Pishtari i Demokracisë “…

More...
Një filozofi që qëndron aktuale...

Një filozofi që qëndron aktuale...

Popullit, zot të fateve të tij, popullit, të aftë të mendojë, i ka hije të luftojë jo me armë, por…

More...
Dekorimi i BSPSH-së

Dekorimi i BSPSH-së

Presidenti Topi dekoron Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” për kontribut te çmuar…

More...
20 vjet BSPSH

20 vjet BSPSH

Image taken from the movie "The Kingdom"

Me date 16 Shkurt u festua 20 - vjetori i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura te Shqipërisë

More...
Protestë e Minatorëve

Protestë e Minatorëve

Image taken from the movie "Transformers"

Protestë me Minatorët e Minjerës së Selenicës në Vlore

More...
Takim i përzëmërt miqsh

Takim i përzëmërt miqsh

Z.Les Valesa Presidenti i pare dhe themeluesi i Solidarnosit, si dhe President i shtetit Polak në një takim të përzëmërt…

More...
Frontpage Slideshow | Copyright © 2006-2010 JoomlaWorks, a business unit of Nuevvo Webware Ltd.

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin 2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

E-mail Print PDF
There are no translations available.

Platforma i është dërguar partive politike


B.S.P.SH-ja si një ndër konfederatat më të mëdha sindikale në vendin tonë që prej themelimit ka dhënë dhe jep kontributin e saj në zhvillimin e proçeseve demokratike, në garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut duke i konsideruar reformat të domosdoshme për përparimin ekonomik të vendit, për të realizuar dhe për të përshpejtuar objektivat e integrimit të Shqipërisë në BE.
Parimi themelor i veprimtarisë së B.S.P.SH-së ka qënë dhe vazhdon të mbetet realizimi i misionin të saj në mbrojtje të përhershme të të drejtave dhe interesave social-ekonomike të anëtarësisë së saj, të punonjësve shqiptar në përgjithësi dhe shtresave të varfëra në veçanti.
Për të realizuar me sukses këtë mision B.S.P.SH-ja në çdo legjislaturë zgjedhore ka ndërtuar platformën e saj politike sindikale, ekonomike e sociale me objektiva konkrete për të realizuar atë në kuadrin e funksionimit të partneritetit social e të nënshkrimit të marrëveshjeve nisur nga një vullnet i përbashkët për të kontribuuar në stabilitetin dhe zhvillimin social-ekonomik të vendit si dhe duke ndjerë përgjegjësinë për zhvillimin e një strategjie të përbashkët, për një paqe të qëndrueshme, stabilitet për përmirësim të nivelit të punonjësve edhe për periudhën 4-vjeçare 2017-2021 të qeverisë së ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet.
B.S.P.SH-ja mbështetur në vendimet e Asamblesë Kombëtare u paraqet forcave politike të vendit programin e saj politik-social-ekonomik si më poshtë:

I. Në fushën e politikave të bashkëpunimit për institucionalizimin e mëtejshëm të sistemit të dialogut dhe partneritetit social

a.Përmirësim të mëtejshëm në drejtim të hartimit, miratimit e zbatimit të akteve ligjore të legjislacionit të punës sidomos në atë të zbatimit të dispozitave të Kodit të Punës, të ligjit të sigurimeve shoqërore, ligjit të nxitjes së punësimit, ligjit të sigurisë dhe të shëndetit në punë duke respektuar instrumentat komunitare të Bashkimit Europian, aktet e Këshillit të Europës si dhe konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës.
b.Institucionalizim të mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit social nëpërmjet përmirësimit dhe vënies në efiçencë të strukturave rajonale e lokale të tyre si institucione të rëndësishme të dialogut social.
c.Rritje të efikasitetit të dialogut social trepalësh nëpërmjet përmirësimit dhe funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Kombëtar të Punës e bordeve sipas modeleve dhe standarteve europiane, mundësimit dhe shtimit të kompetencave vendimmarrëse të këtyre institucioneve për problemet më të rëndësishme social-ekonomike në përputhje me legjislacionin në fuqi. Të gjitha nismat ligjore dhe nënligjore që ndërmerren nga qeveria në fushën e punësimit dhe mbrojtjes sociale të shqyrtohen paraprakisht në strukturat e mësipërme për t’ju dhënë mundësi dhe të drejtën për mendime, opinione dhe sugjerime përkatëse.
d.Shtrirje të partneritetit social në nivel rajonal i cili të dialogoi për problemet më të rëndësishme që kanë punonjësit dhe punëdhënësit në përputhje me përcaktimet e dispozitave të Kodit të Punës, si dhe hartim, miratim dhe zbatim të politikave ekonomike sociale në nivel rajonal.

II Në fushën social-ekonomike

1.Për rritjen e standardit dhe nivelit të jetesës së punonjësve në muajin korrik të çdo viti të bëhet rritja e pagave dhe e pensioneve me përparësi të rritjes së pagave të ulta, kjo në përputhje me zbatimin e direktivës “punë e denjë, pagë e denjë”.
2.Të bëhet rritja e pagës minimale konform kërkesës së platformës social- ekonomike të B.S.P.SH-së, paraqitur qeverisë në vitin 2014 ku paga minimale në fund të vitit 2016 të arrijë në masën 29 700 lekë, kuotë e cila kap afërsisht nivelin e sotëm të treguesit të minimumit jetik prej 32 000 lekësh, shumë kjo e llogaritur nga ekspertët pranë B.S.P.SH-së për një të punësuar.
3.Deri në fund të mandatit të saj 2017-2021 qeveria të bëjë rritjen e pagës minimale mesatarisht 5-7% në vit në mënyrë të atillë që paga minimale të arrijë e të bëhet e barabartë me pagën e minimumit jetik për një të punësuar.
a.Për të gjitha rritjet e pagave të kihet parasysh indeksimi i pagave të punonjësve në përgjithësi sipas shifrave të inflacionit të nxjerrë nga INSTAT dhe në veçanti indeksimi i pensioneve, ndihmës ekonomike dhe pagesës së papunësisë sipas indeksit të çmimeve të produkteve të domosdoshme të shportës.
b.Të llogaritet e të shpallet nga qeveria treguesit zyrtarë të minimumit jetik sipas përvojës më të mirë të vendeve të rajonit  e më gjerë si tregues bazë të vlerësimit për mirëqënien e punonjësve.
4.Në momentet e diskutimit të projekteve buxhetore qeveria nëpërmjet përfaqësuesve të vet në Këshillin Kombëtar të Punës të konsultohet me partnerët për fondet sociale të qeverisë të caktuara në buxhet në përgjithësi, dhe per fonde të akorduara Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në veçanti me prioritet për njohjen e masave për rritjen e treguesve të pagave dhe pensioneve.
5.Gjatë 4 viteve të ardhshme qeveria të mbajë stabël çmimin e energjisë dhe të sigurojë furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike konsumatorin familjar, biznesin e vogël dhe të mesëm sipas një akt-marreveshjeje mirëkuptimi që do të nënshkruhet nga B.S.P.SH-ja dhe qeveria e dalë nga zgjedhjet e reja parlamentare.
6.Të ruhet dhe të mbahet stabël çmimi i ujit të pijshëm dhe sigurimi i furnizimit me ujë të pijshëm pa ndërprerje për të gjithë konsumatorët familjarë.
a.Për rritjen e fuqisë blerëse të çdo familjeje shqiptare propozojmë uljen deri në masën 15% të TVSH-së, të artikujve të përditshëm e të domosdoshëm të shportës aktuale, dhe në veçanti energjia elektrike dhe uji i pijshëm të kenë të ulur tarifën e TVSH-së deri në 10%.
7.Në drejtim të përmirësimit të forcave reale të punës propozojmë rritjen e kontributit të fondit të papunësisë nga 09% në 3%,  ku 2% të jetë kontribut i sipërmarrjes nga fondi i fitimit të ndërmarrjes dhe 1% kontribut i punëmarrësve si taksë pune solidariteti nga të ardhurat personale të tyre për të krijuar mundësinë e hapjes së vendeve të reja të punës, duke kontribuuar kështu konkretisht në zvogëlimin e mëtejshëm të hendekut të varfërisë. Për këtë sugjerojmë që në hartimin e menaxhimin e këtij fondi të papunësisë të marrin pjesë përfaqësues të sindikatave dhe të punëdhënësve.
8.Qeveria në programin e saj për tregun e punës në prioritet të ketë punësimin dhe zhvillimin e fuqisë punëtore në përputhje me vizionin dhe direktivat e BE-së për këtë:
a.Të zbatojë politikat shtetërore të punësimit konform kërkesave të komunitetit të biznesit dhe të fuqisë punëtore në vend.
b.Të realizojë ofrimin e një formimi dhe kualifikimi profesional cilësor për të rinjtë dhe të rriturit në përputhje dhe harmoni të plotë të kërkesave të tregut të punës me të drejtat dhe liritë e zgjedhjes së profesionit dhe vendit të punës nga individi.    
9.Në drejtim të zbatimit të reformës të sigurimeve shoqërore e shëndetësore:
a.Prioritet të ketë rritja e numrit të kontributeve ndaj përfituesve.
b.Të futet në skemën e sigurimeve shoqërore të detyrueshme kollona e dytë, ajo e skemës profesionale të pensioneve të menaxhuar nga punëdhënësit dhe sipërmarrësit privat sipas përvojës së vendeve të BE-së.
c.Të gjithë punonjësve që për shkak të reformave strukturore dalin jashtë tregut të punës dhe nuk u garantohet rimarrja në punë, t’u njihet e drejta e fitimit të pensionit të reduktuar sipas nenit 31/1 paragrafi i parë gërma a.b dhe me ndryshim të paragrafit të dytë i përcaktuar si me poshtë:
-Pension i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar deri në mbushjen e moshës së pensionit sipas tabelës Neni 92. Me arritjen e kësaj moshe personi fiton të drejtën e pensionit të plotë.
-Pensioni i reduktuar  llogaritet duke zbritur nga pensioni i plotë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit përpara mbushjes së moshës sipas tabelës në nenin 92, me koefiçentin mujor të reduktimit. Koefiçenti i reduktimit për personat që plotësojnë kushtet e parashikuara në paragrafët e këtij neni të jetë 1% në muaj.
d.Të korrigjohet dhe të ndryshohet domosdoshmërisht padrejtësia sociale dhe moszbatimi i parimit të sistemit kontributiv që buron nga neni 32 i ligjit të ri të sigurimeve shoqërore mbi përllogaritjen e shumës së pensionit për ata që nuk kanë plotësuar vitet e plota të kontributeve mbasi me nenin aktual paragrafi 2 dhe 3 penalizon dy herë llogaritjen e shumës së pensionit. Për këtë propozojmë të ndryshojë paragrafi i dytë i nenit 32 dhe të bëhet si më poshtë:
-Shuma bazë e pensionit që u jepet të gjithë personave të siguruar duhet të sigurojë të paktën një standart jetese minimale i barabartë me pensionin social i parashikuar në nenin 5/1.
e.Për të familjarizuar dhe rritur numrin e kontribuesve në skemën e sigurimeve shoqërore propozojmë që për punëkërkuesit e rregjistruar nën moshen 35 vjeç, të cilëve nuk u është ofruar vend pune mbi 1 vit nga data e aplikimit, t’u krijohet mundësia që nëpërmjet një mekanizmi lehtësues, të bëhen pjesë e sigurimeve shoqërore duke derdhur 50% të kontributit minimal të detyrueshëm vjetor.
f.Në zbatim të parimeve të drejtësisë sociale ripërsërisim kërkesën e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve për hartimin, miratimin e projektligjit i cili të mundësojë trajtimin e veçantë financiar real shtesë të minatorëve të nëntokës që kanë dalë në pension referuar modaliteteve të caktuara për profesionet si: pilot, ushtarak i nëndetseve dhe polumbar i forcave detare.
g.Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në bashkëpunim me Institutin e Sigurimeve Shoqërore të forcojë kapacitetet kontrolluese të sektorëve të prirjes së dokumentacioneve për pensione të reja, të sektorit të ankesave si dhe sektorët e përllogaritjes për transparencë më të lartë në caktimin e masës së pensioneve sipas ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi sepse realiteti tregon për një zvarritje burokratike të këtyre sektorëve.

10.Në kuadrin e reformës në sektorin shëndetësor qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë në zbatim të ligjit 10383 datë 24/02/2011 për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor:
a.Të përcaktojë paketën individuale shëndetësore në shërbimin spitalor për të gjithë shtetasit në përgjithësi, ku të njihet e drejta e kësaj pakete edhe në shërbimin spitalor privat me të drejtën e pagesës shtesë nga individi dhe në veçanti për pensionistët tarifa e shërbimit spitalor privat të mbulohet 75% nga paketa individuale publike dhe 25% e mbulimit të kësaj pakete nga vetë pensionistët.
b.Në zbatim të ligjit të sigurimeve shëndetësore neni 35 Fondi i Kujdesit Shëndetësor duhet të informojë publikun e gjerë në mënyrë periodike nëpërmjet shtypit, televizionit publik website-ve, revistave, broshurave dhe mjeteve të tjera të komunikimit publik për:

  1. Paketat e përfitimit shëndetësor.
  2. Për pagesat e drejtpërdrejta.
  3. Për tarifat shëndetësore.

11.Në drejtim të zbatimit të ligjit të sigurisë dhe shëndetit në punë dhe direktivave të BE-së në këtë drejtim të shtohen e të forcohen kapacitetet kontrolluese të inspektoriatit shtetëror të punës, të përmirësohen metodat e bashkëpunimit efektiv të organeve të specializuara të inspektioriatit me këshillat e sigurisë dhe të shëndetit në punë në nivel ndërmarrje e kompanie për të realizuar e zbatuar më mirë kërkesat e kushtet e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës e në këtë kuadër të arrihet zvogëlimi sa më shumë i risqeve të rrezikut dhe aksidenteve në punë.
Për realizimin e kërkesave të mësipërme, ripërsërisim edhe njëherë kërkesën e herë pas herëshme të B.S.P.SH-së për nxjerrjen e vendimit të Këshillit të Ministrave për zbatimin e nenit 12 të ligjit të inspektoriatit shtetëror të punës viti 2006 ku shprehet për përcaktimin dhe mënyrën e bashkëpunimit të Inspektoriatit me organizatën e punëdhënësve dhe punëmarrësve ku për rastin konkret B.S.P.SH ka propozuar që pranë Inspektorit të Përgjithshëm të krijohet Këshilli Konsultativ me përfaqësues të punëdhënësve dhe punëmarrësve.
Kjo platformë sociale-ekonomike do të shërbejë si bazë e rëndësishme për nënshkrimin e një aktmarreveshjeje të re të mirëkuptimit social midis B.S.P.SH-së dhe qeverisë së ardhshme.

B.S.P.SH-ja deklaron se qeverisë së ardhshme të dalë nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 do t’i kërkojë bashkëpunim, dialog dhe partneritet social e në këtë kuadër ajo garanton paqe sociale mbas nënshkrimit të aktmarrëveshjes të mirëkuptimit social me qeverinë.

                                                                       Asambleja Kombëtare e B.S.P.SH

Asambleja Kombëtare miratoi dhe projekt- ndryshimet për disa nene të Statutit të BSPSH-së të propozuara nga Këshilli Kombëtar i mbledhur në 22 korrik 2016.

Asambleja kombetare 200617 07 S Asambleja kombetare 200617 01 S Asambleja kombetare 200617 02 S
Asambleja kombetare 200617 03 S Asambleja kombetare 200617 04 S Asambleja kombetare 200617 05 S
Asambleja kombetare 200617 06 S Asambleja kombetare 200617 08 S Asambleja kombetare 200617 09 S
Asambleja kombetare 200617 10 S Asambleja kombetare 200617 11 S  
 

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin 2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një ndër konfederatat më të mëdha sindikale në vendin tonë që prej themelimit ka dhënë dhe jep kontributin e saj në zhvillimin e proçeseve demokratike, në garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut duke i konsideruar reformat të domosdoshme për përparimin ekonomik të vendit, për të realizuar dhe për të përshpejtuar objektivat e integrimit të Shqipërisë në BE. Parimi themelor i veprimtarisë së B.S.P.SH-së ka qënë...

AlbanianEnglish (United Kingdom)

Të rejat e BSPSH

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet …

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një nd...

Hapet fushata e zgjedhjeve në SPMSH

Hapet fushata e zgjedhjeve në  SPMSH

Mblidhet Konferenca  e 7-të e Sindikatës së Pavarur të Min...

Ratifiko Konventen e ILO C190

 

Partneret

afl-cio-partner Faqja elektronike në internet e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë mundesohet falë mbështetjes financiare të Qëndrës së Solidaritetit të Sindikatave Amerikane AFL-CIO.


ituc logo2BSPSH eshte anetare e ITUC

Gazeta Sindikalisti

Connect with us

  • fbBSPSH
  • fbRrjeti Rinor
  • tw
  • rss
  • in

Contact us

  • Add:Rruga e Kavajes, Ish - Ndermarrja Gjeologjike
    Tirane,
    Albania
  • Tel: +355 4 2 472154
  • Tel: +355 4 2 227579
  • Email:info@bspsh.org.al
You are here Home Rreth BSPSH AKTIVITETE Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin 2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare