
Presidenti i BSPSH, z. Gëzim Kalaja mori pjesë në aktivitetin e PERC në Tbilis të Gjeorgjisë. Në diskutimin e tij ai vlerësoi kontributin e zyrës së PERC-ut (Sarajevë) dhe mbështetjen që duhet të ketë PERC edhe nga ETUC, sepse aktivitetet e saj janë shumë të rëndësishme për  rajonin tonë. Fjala e z. Kalaja u mbështet nga Presidenti i ETUC  z. Luca Visentini  dhe nga Zv/. Sekretari i Përgjithshëm i ITUC  z. Jaap Wienen, i cili vlerësoi maksimalisht punën dhe aktivitetet e zhvilluara nga BSPSH. Presidenti Kalaja në ditën e dytë  në Gjeorgji u takua me Presidentin e sapozgjedhur të Konfederatës Europiane të Sindikatave z. Luca Visentini. Ai i kërkoi z. Kalaja të bënte kërkesën që  BSPSH të anëtarësohet në ETUC.
|   |   |   | 
|   |   |   | 

 
	 
									 
									 
									 
									 
									 
									 
									 
									 
									 
								 
								 
								 
								 
								 
								 
								 
								 
								












