Presidenti i BSPSH, z. Gëzim Kalaja mori pjesë në aktivitetin e PERC në Tbilis të Gjeorgjisë. Në diskutimin e tij ai vlerësoi kontributin e zyrës së PERC-ut (Sarajevë) dhe mbështetjen që duhet të ketë PERC edhe nga ETUC, sepse aktivitetet e saj janë shumë të rëndësishme për rajonin tonë. Fjala e z. Kalaja u mbështet nga Presidenti i ETUC z. Luca Visentini dhe nga Zv/. Sekretari i Përgjithshëm i ITUC z. Jaap Wienen, i cili vlerësoi maksimalisht punën dhe aktivitetet e zhvilluara nga BSPSH. Presidenti Kalaja në ditën e dytë në Gjeorgji u takua me Presidentin e sapozgjedhur të Konfederatës Europiane të Sindikatave z. Luca Visentini. Ai i kërkoi z. Kalaja të bënte kërkesën që BSPSH të anëtarësohet në ETUC.