BSPSH

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

BSPSH DHE BSPK SË BASHKU ME NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Më datë 13.01.2014 në selinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit të BSPSH…

More...

BSPSH i akordon  Kryeministrit Berisha Medaljen e Lartë “Nderi i Sindikalizmit Shqiptar”

More...
100 vjet Shtet Shqiptar

100 vjet Shtet Shqiptar

Shqipëri - Festohet 100 vjetori i pavarësisë

More...
Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Dekorimi i 4 sindikalistëve të BSPSH ...

Më datë 15 Maj 2012 , Presidenti i Republikës , z. Bamir Topi dekoroi me Medaljen “Pishtari i Demokracisë “…

More...
Një filozofi që qëndron aktuale...

Një filozofi që qëndron aktuale...

Popullit, zot të fateve të tij, popullit, të aftë të mendojë, i ka hije të luftojë jo me armë, por…

More...
Dekorimi i BSPSH-së

Dekorimi i BSPSH-së

Presidenti Topi dekoron Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” për kontribut te çmuar…

More...
20 vjet BSPSH

20 vjet BSPSH

Image taken from the movie "The Kingdom"

Me date 16 Shkurt u festua 20 - vjetori i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura te Shqipërisë

More...
Protestë e Minatorëve

Protestë e Minatorëve

Image taken from the movie "Transformers"

Protestë me Minatorët e Minjerës së Selenicës në Vlore

More...
Takim i përzëmërt miqsh

Takim i përzëmërt miqsh

Z.Les Valesa Presidenti i pare dhe themeluesi i Solidarnosit, si dhe President i shtetit Polak në një takim të përzëmërt…

More...
Frontpage Slideshow | Copyright © 2006-2010 JoomlaWorks, a business unit of Nuevvo Webware Ltd.

Presidenti i SPMSH pranë minatorëve të industrisë së bakrit për zgjidhjen e problemeve

E-mail Print PDF

SINDIKATA E PAVARUR E MINATORËVE TË SHQIPËRISË –SPMSH
Presidenti i SPMSH pranë minatorëve të industrisë së bakrit për zgjidhjen e problemeve
SPMSH-01
Prej dy ditësh President i SPMSH-së z. Gëzim Kalaja,  i shoqëruar nga stafi i tij z. Sami Kariqi dhe z. Jonuz Xhetani zv.Presidentë të SMPSH dhe avokatja e BSPSH-së  znj. Arjola Alika ,  zhvilluan takime të rëndësishme me minatorët e Minierës së Bakrit të Lakut të Roshit ,  Fabrikës së Pasurimit në Fushë Arrëz dhe Minierës së Bakrit Munellë.
 Në takimet e zhvilluara me punonjësit e industrisë minerare të Fushë Arrëzit morën pjesë dhe z. Gjon Zeka , Kryetar i BSP-së  të Rrethit Pukë , Vlash Toplana , Vasil Ndoji , Gjovalin Vilapërkatësisht drejtuesit e Sindikatës së Rrethit Pukë dhe të Industrisë Minerare .
Në takim me minatorët u diskutuan probleme të rëndësishme dhe u informuan për situatën e krijuar pas vendimit të  kompanisë për reduktimin e numrit të punëtorëve si rezultat i varfërimit të shtresës së mineralit.
SPMSH ka zhvilluar dy takime me përfaqësues të kompanisë BERALB Sh.a për zgjidhjen e problemeve të lindura dhe do të vazhdojë t’i japë rëndësi dialogut me kompaninë për realizimin e kërkesave të minatorëve dhe të punonjësve të Fabrikës së Pasurimit Fushë Arrëz.
SPMSH-02
Nga minatorët u kërkua me këmbëngulje zgjidhja e situatës së lindur , ulja e moshës së pensionit të pleqërisë në 55 vjeç për punonjësit e nëntokës , kërkesë e cila është miratuar dhe nga partitë politike gjatë fushatës elektorale.
 Ata shprehën besimin e tyre të plotë te SPMSH-ja , sindikatë e cila i përfaqëson dhe që në qershor 2013 ka lidhur kontratën kolektive 4 vjeçare me Kompaninë BERALB Sh.a .
Minatorët e Munellës i deklaruan drejtuesve të Sindikatës së Minatorëve të Shqipërisë solidaritetin e tyre në lidhje me punonjësit e Lakut të Roshit dhe të Fabrikës së Pasurimit Fushë Arrëz.
 Presidenti i SPMSH i sguroi ata se do të kishin mbështetjen maksimale nga Sindikata e Minatorëve të Shqipërisë , BSP Pukë dhe BSPSH-së  në lidhje me kërkesat e tyre të drejta.
Duam të bëjmë më dije , se brenda datës 11 nëntor do të jetë takimi i tretë me përfaqësues të Kompanisë BERALB Sh.a , në lidhje me kërkesat e formuluara pas tre takimeve të suksesshme të zhvilluara me punonjësit e 3 ndërmarrjeve minerare të bakrit Fushë Arrëz .
SPMSH-03

Pas një dialogu social të suksesshëm

Marrveshja01-25113

Pas 40 ditë bisedimesh intensive midis Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Shqipërisë (SPMSH) , Sindikatës së Rajonit minerar të Fushë Arrëzit dhe Kompanisë Beralba Sh.a,  më datë 25-11-2013  u nënshkrua Akt –Marrëveshja e cila parandaloi pushimin nga puna të punëtorëve të Fabrikës së Pasurimit Fushë Arrëz dhe të minatorëve të Minierës Munellë.  Punonjësit e Minierës së Lakut Roshit  për shkak të varfërimit të shtresës minerare do të përfitojnë për një vit 25 mijë lek të reja duke e konsideruar këtë pagesë si pagesë solidariteti  me të drejtën e rikthimit në punë me fillimin e shfrytëzimit të minierave të tjera.
Gjatë kohës së negocimeve punëtorët  kanë manifestuar një solidaritet të fuqishëm me drejtuesit e sindikatës duke i mbështetur ata në këtë ndërmarrje të madhe që synonte  zgjidhje të situatave të tyre ekonomike dhe të gjitha rezultatet e arritura janë miratuar nga punonjësit e të tre ndërmarrjeve .
Marrveshja02-25113 
Ky sukses i arritur nga sindikata e Minatorëve të Shqipërisë pjesë e BSPSH -së vlen si shembull për të gjithë lëvizjen sindikaliste shqiptare dhe është tregues i zhvillimit të suksesshëm të dialogut social dhe  i partneritetit të një standardi të lartë.

Klikoni pdfketu per te shkarkuar Akt-Marreveshjen.

 

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin 2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një ndër konfederatat më të mëdha sindikale në vendin tonë që prej themelimit ka dhënë dhe jep kontributin e saj në zhvillimin e proçeseve demokratike, në garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut duke i konsideruar reformat të domosdoshme për përparimin ekonomik të vendit, për të realizuar dhe për të përshpejtuar objektivat e integrimit të Shqipërisë në BE. Parimi themelor i veprimtarisë së B.S.P.SH-së ka qënë...

AlbanianEnglish (United Kingdom)

Të rejat e BSPSH

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet …

Mblidhet Asambleja Kombëtare, miratohet platforma politike, social-ekonomike e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për 4-vjeçarin  2017-2021 në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare

Platforma i është dërguar partive politike B.S.P.SH-ja si një nd...

Hapet fushata e zgjedhjeve në SPMSH

Hapet fushata e zgjedhjeve në  SPMSH

Mblidhet Konferenca  e 7-të e Sindikatës së Pavarur të Min...

Partneret

afl-cio-partner Faqja elektronike në internet e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë mundesohet falë mbështetjes financiare të Qëndrës së Solidaritetit të Sindikatave Amerikane AFL-CIO.


ituc logo2BSPSH eshte anetare e ITUC

Gazeta Sindikalisti

Connect with us

  • fbBSPSH
  • fbRrjeti Rinor
  • tw
  • rss
  • in

Contact us

  • Add:Rruga e Kavajes, Ish - Ndermarrja Gjeologjike
    Tirane,
    Albania
  • Tel: +355 4 2 472154
  • Tel: +355 4 2 227579
  • Email:info@bspsh.org.al
You are here Home Rreth BSPSH AKTIVITETE Presidenti i SPMSH pranë minatorëve të industrisë së bakrit për zgjidhjen e problemeve